GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Atentati ndaj Inez Hajrullës, 150 vite burg për 5 të akuzuarit

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Atentati ndaj Inez Hajrullës, 150 vite burg për 5 të akuzuarit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Vlorës ka dënuar me 150 vite burg në total 5 të akuzuarit për atentatin i mbetur në tentativë ndaj Inez Hajrullës. Gjykata ka përfunduar gjykimin ndaj të 5 të akuzuarve duke i shpallur ata fajtorë për atentatin ndaj Inez Hajrulla, në 10 Maj 2019.

Trupa gjykues e përbërë nga Pëllumb Zaimj, Entela Gjoni dhe Adelajda Gjyzi dënoi me: 35 vite burgim Daut Elmazin për akuzën e “Vrasjes në rrethana cilësuese” e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë.

35 vite burgim për Gentjan Dautaj ( Zoto) për akuzën e “Vrasjes në rrethana cilësuese”, kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë dhe mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit.

30 vite burgim për Igli Memaj ( Suloti) për akuzën e ” Vrasjes në rrethana cilësuese” e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë.

Për të njëjtën akuzë më 25 vite heqje lirie janë dënuar edhe Serxhio Ademi ( Cima) dhe Albano Goxhaj.

Dinamika e ngjarjes:

Ngjarja u regjistrua më 10 maj të tre viteve më parë në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë, ku Hajrulla u qëllua me armë zjarri nga një automjet në lëvizje, teksa ishte ulur në një lokal.

Hajrulla i shpëtoi atentatit, por u plagos rastësisht Dajko Cenodemaj që po pinte kafe në Lungomare me disa miq. Autorët pasi u larguan dogjën automjetin në Babicë të Vogël.

Sipas policisë dhe prokurorisë së Vlorës, në këtë ngjarje kanë marrë pjesë nëntë persona:  Fatmir Hyseni, “Doqia”, Daut Elmazi, nipi i Armando Sulejmanit “Çipurit”, Igli Memaj, Gentian Dauti, Serxho Ademi, Albano Goxhaj, Dejvison Serjani, Ardjan Ahmeti dhe Xheladin Merko.

Sipas prokurorisë së Vlorës Inez Hajrulla në datën 10 maj 2019 ka qenë nën shoqërinë e Ervis Matodashaj, në ambientet e një lokali në Vlorë. Pikërisht në këtë vend disa persona kanë qëlluar me armë me qëllim për të vrarë Inez Hajrulla. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes ka rezultuar se në shesh  janë gjetur dy gëzhoja dhe një fishek i pa goditur. Si pasojë e këtyre të shtënave është plagosur rastësisht Dajko Canodemaj, i cili ka qenë duke pirë kafe.

Në ikje e sipër, autorët e këtij krimi që ndodheshin brenda një automjeti tip “Land Rover” me ngjyrë jeshile dhe që në kokë mbanin maska, janë përplasur me dy automjete të rastit në afërsi të bashkisë Vlorë, dhe më pas kanë ikur në drejtim të fshatit Babicë. Policia u është vënë në ndjekje këtij automjeti dhe në afërsi të fshatrave Babicë e Vogël, dhe Çeprat, ky automjet është gjendur i djegur. Brenda në automjet ndodheshin dy automatikë të djegur plotësisht dhe një dorezë plastike e djegur pjesërisht. Për të zbardhur dinamikën e këtij krimi të rëndë policia dhe prokuroria e Vlorës kanë sekuestruar disa pamje filmike, nga të cilat evidentohet se mjeti “Land Rover”, afrohet dhe lëviz në shëtitoren e njohur “Lungomare” dhe në momentin që i afrohet lokalit , ndalon dhe nga dera e pasme e mjetit zbret një person.

Pikërisht në këtë moment, gjashtë persona që ishin ulur në tavolina ngrihen dhe ikin me vrap.

Për këtë ngjarje vijon të jetë në kërkim Fatmir Hyseni, i kërkuar edhe si autor i ekzekutimit të Santiago Malkos, ngjarjes së ndodhur në bllok disa vite më parë

 Vijon…

Etiketa: BurgdenimgjyqKryesore1Vrasje

Lajme të lidhura

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro, të dy palët nuk tregojnë vullnet politik për zgjidhje
Aktualitet

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro, të dy palët nuk tregojnë vullnet politik për zgjidhje

08:37 - 14/07/26
Zjarri po përcëllon Llamanin, pas kodrës së djegur planifikohet resort me hotel dhe 50 vila
Aktualitet

Zjarri po përcëllon Llamanin, pas kodrës së djegur planifikohet resort me hotel dhe 50 vila

08:09 - 14/07/26
Mbyllet para Kryeministrisë protesta e 44-t, paralajmërimi për Ramën
Aktualitet

Mbyllet para Kryeministrisë protesta e 44-t, paralajmërimi për Ramën

22:28 - 13/07/26
Para
Tabaku për BBC: Nëse ke lindur i varfër në Shqipëri, mbetesh ashtu

Tabaku për BBC: Nëse ke lindur i varfër në Shqipëri, mbetesh ashtu

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vala ekstreme e të nxehtit ‘paralizon’ Europën, ndalohen ngjarjet publike
Botë

Europa përvëlohet nga i nxehti ekstrem, temperaturat pritet të shkojnë deri në 45°C

09:08 - 14/07/26

Një valë e re e të nxehtit ekstrem ka përfshirë Italinë dhe pjesën më të madhe të Evropës, me temperaturat...

Lexo më shumë
Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro, të dy palët nuk tregojnë vullnet politik për zgjidhje

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro, të dy palët nuk tregojnë vullnet politik për zgjidhje

08:37 - 14/07/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 14 Korrik, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:12 - 14/07/26
Zjarri po përcëllon Llamanin, pas kodrës së djegur planifikohet resort me hotel dhe 50 vila

Zjarri po përcëllon Llamanin, pas kodrës së djegur planifikohet resort me hotel dhe 50 vila

08:09 - 14/07/26
Hapet zjarr në Ngushticën e Hormuzit, Irani godet dy anije cisternë që transportonin naftë

Hapet zjarr në Ngushticën e Hormuzit, Irani godet dy anije cisternë që transportonin naftë

07:48 - 14/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com