GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Atentati ndaj ish-kreut të PS në Vaun e Dejës, Huba: Nuk kam konflikte

12:18 - 04/09/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Atentati ndaj ish-kreut të PS në Vaun e Dejës, Huba: Nuk kam konflikte
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga atenatati në Shkodër, ku i plagosur ka mbetur ish-kreu i PS në Vaun e Dejës, Nikolin Huba.

Burime për Gijotina.com shprehen se deri tani nuk ka asnjë pistë për ngjarjen e rëndë, ndërsa vete Huba ka thënë para policisë se nuk ka konflikte me askënd. Po ashtu, mësohet se 54 vjeçari do të dërgohet në Tiranë për mjekim më të specializuar. 

“Sapo kam dalë nga kafja dy persona me motor me skafandë në kokë janë afruar dhe më kanë qëlluar. Nuk më kanë thënë asnjë fjalë. Unë nuk e di se kush janë, sepse nuk kam asnjë konflikt me askënd. Vetëm qëlluan dhe ikën, nuk kam asnjë ide përse më qëlluan”, ka thënë Huba.

Huba është qëlluar me pistoletë me silenciator ndërsa atentatorët kanë qenë me maska për të mos u njohur. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Shkollës Pyjore, ku Huba ka mbetur i plagosur në këmbë në rrethana ende të paqarta.

Ai është ish-kryetar i Partisë Socialiste në Vaun e Dejës, ndërsa aktualisht është anëtar i Këshillit Bashkiak dhe punonjës në Hidrocentralin e Komanit.

Ngjarja në Shkodër, i plagosur ish-kreu i Partisë Socialiste në Vaun e Dejës, FOTO

Nikolin Huba është 54-vjeçari i cili ka mbetur i plagosur mëngjesin e sotëm me armë zjarrin në Shkodër. Burime për Gijotina.com, bëjnë me dije se Huba është ish-kryetar i Partisë Socialiste në Vaun e Dejës, ndërsa aktualisht është anëtar i Këshillit Bashkiak dhe punonjës në Hidrocentralin e Komanit.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në afërsi të Shkollës Pyjore rreth ku Hubaj ka mbetur i plagosur në këmbë në rrethana ende të paqarta. 54-vjeçari është dërguar në spitalin e Shkodrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Autori ka qenë me motor është dhe larguar në drejtim të unazës së qytetit. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e tij, ndërsa nuk dihen ende arsyet e plagosjes.

Të shtëna me armë në Shkodër, plagoset 54-vjeçari

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në qytetin e Shkodrës, ku një 54 vjeçar është plagosur ne këmbë.

Mësohet se, ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në afërsi të Shkollës Pyjore rreth 10:15, ku në rrethana ende të paqarta është plagosur  me armë zjarri në këmbë, personi me iniciale N. H., 54 vjeç, banues Vau Dejës.

Sipas njoftimit të policisë, 54-vjeçari është dërguar në spitalin e Shkodrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, ndërsa nuk dihen ende arsyet e plagosjes.

Etiketa: atentatNikolin Huba

Lajme të lidhura

Konflikt në Durrës/ Burri plagos me thikë në këmbë të riun, shpallet në kërkim
Aktualitet

Konflikt në Durrës/ Burri plagos me thikë në këmbë të riun, shpallet në kërkim

15:29 - 15/03/26
“Më kthe 15 mijë euro ose…”/ Babai ndërroi jetë, dhunohet i biri
Aktualitet

“Më kthe 15 mijë euro ose…”/ Babai ndërroi jetë, dhunohet i biri

15:20 - 15/03/26
Përplasje e fortë, automjeti godet shtyllën elektrike dhe një këmbësor
Aktualitet

Përplasje e fortë, automjeti godet shtyllën elektrike dhe një këmbësor

14:42 - 15/03/26
Para
Shpërndanin kokainë në lavazh, arrestohen dy vlonjatët

Shpërndanin kokainë në lavazh, arrestohen dy vlonjatët

TË FUNDIT

Konflikt në Durrës/ Burri plagos me thikë në këmbë të riun, shpallet në kërkim
Aktualitet

Konflikt në Durrës/ Burri plagos me thikë në këmbë të riun, shpallet në kërkim

15:29 - 15/03/26

Një sherr mes të rinjve në Durrës ka përfunduar me plagosjen e një 26-vjeçari. Sipas uniformave blu, ngjarja ka ndodhur rreth...

Lexo më shumë
“Më kthe 15 mijë euro ose…”/ Babai ndërroi jetë, dhunohet i biri

“Më kthe 15 mijë euro ose…”/ Babai ndërroi jetë, dhunohet i biri

15:20 - 15/03/26
PD do të heqë nga statuti nenin e dorëheqjes së kryetarit? Frikë nga lëvizja e Salianjit…

PD do të heqë nga statuti nenin e dorëheqjes së kryetarit? Frikë nga lëvizja e Salianjit…

15:00 - 15/03/26
Përplasje e fortë, automjeti godet shtyllën elektrike dhe një këmbësor

Përplasje e fortë, automjeti godet shtyllën elektrike dhe një këmbësor

14:42 - 15/03/26
Zgjedhjet në PD/ Kandidati Arsen Vasili nuk lejohet të kandidojë për kryetar dege: Më skualifikuan pa asnjë arsye

Zgjedhjet në PD/ Kandidati Arsen Vasili nuk lejohet të kandidojë për kryetar dege: Më skualifikuan pa asnjë arsye

14:18 - 15/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com