GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Atentati ndaj Ndojës/ SPAK, prova të reja për nipin e deputetit të PS

12:59 - 06/05/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Atentati ndaj Ndojës/ SPAK, prova të reja për nipin e deputetit të PS
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

SPAK dorëzon prova të reja në procesin ndaj Redjan Rrajës, i cili dyshohet se ka pasur rolin e ekzekutorit në atentatin ndaj automjetit të ish-prokurorit të Durrësit, ku mbeti i plagosur vetë Arjan Ndoj, miku i tij Aleksandër Laho i njohur si Rrumi, ndërsa humbi jetën shoferi Andi Maloku.

Prokurorët e Posaçëm, në një seancë me dyer të mbyllura, dorëzuan komunikimet që anëtarët e grupit kriminal kishin në aplikacionin “Sky”, ku komunikojnë për planin për të kryer atentatin ndaj Ndojit dhe Rrumit, komunikime të siguruara nga autoritetet franceze.

Në dosjen e ardhur nga Franca hidhet dritë mbi takimet që të dyshuarit Julian Meçaj, Amar Shkëmbi dhe Endrit Sinani, i njohur me pseudonimin “Diqo”, kanë pasur me Redjan Rrajën, i cili kishte marrë përsipër të kryente ekzekutimin. Nga komunikimet në ‘Sky’ rezulton se takimet mes të dyshuarit Amar Shkëmbi dhe Rrajës, që njihej me pseudonimin “Doku”, zhvilloheshin në Nikël të Fushë-Krujës.

Redjan Rraja, nipi i deputetit socialist, Rrahman Rraja, u arrestua fill pas atentatit, pasi gjurmët e tij u gjetën në makinën e krimit, që autorët nuk mundën ta digjnin dot, por e braktisën pranë varrezave të Shkafanës, në Durrës. Në vendin ku u braktis automjeti u gjetën edhe një palë syze, që mbanin pikërisht gjurmët e ADN-së së Rrajës por edhe maskat dhe armët që përdorën në krim.

Me interes për prokurorët ishin dhe bisedat mes anëtarëve të grupit pas arrestimit të Rrajës, kur ata bisedojnë për të shkatërruar provat e ADN-së dhe liruar atë nga burgu. Këto prova të reja u kundërshtuan nga avokatët, të cilët pretendojnë se janë komunikime të zhvilluara mes personave të paidentifikuar.

Tre muaj më parë SPAK organizoi aksionin “Komploti”, ku arrestoi disa prej të dyshuarve si anëtarë të grupit kriminal që kreu atentatin me 1 të vrarë dhe dy të plagosur, ndërsa shpalli në kërkim disa të tjerë, përfshirë dhe Plarent Dervishajn, të cilin e konsideroi si kreun e grupit. Së fundmi u arrestua Ramazan Rraja, nipi tjetër i deputetit Rrahman Rraja, pasi ishte shpallur në kërkim për të njëjtën ngjarje.

Hetimet

Personi i fundit që u vu në pranga për atë ngjarje të rëndë ishte pikërisht Ramazan Rraja, nipi tjetër i deputetit socialist. Ai u kap në lëvizje bashkë me një person tjetër të shumëkërkuar, ndërsa Rraja tentoi edhe ta shmangte arrestimin, siç dyshohet se ka mundur ta bëjë prej shumë kohësh.

Rraja në momentin e arrestimit u tha se mbante me vete edhe një armë tip pistoletë, e cila e ka rënduar akuzën ndaj tij. Ai si edhe pjesa tjetër e grupit që janë nën akuzë kanë mohuar përfshirjen në atë atentat që i mori jetën një të riu dhe rrezikoi jetën e prokurorit, ndërkohë që të gjitha provat dhe gjurmët, sipas Prokurorisë së Posaçme çojnë në emrat e përfshirë në dosjen hetimore.

Ndonëse ende prokuroria nuk ka bërë me dije se cili ka qenë motivi i këtij konflikti që kërkonte eliminimin fizik të një prokurori, ende ata që konsiderohen kokat e atij sulmi me armë nuk janë arrestuar. Ata gjendën në Dubai, të paktën sipas informacioneve të policisë, ndaj dhe është e pamundur sjellja para drejtësisë sonë për faktin që nuk ekziston një marrëveshje ekstradimi me vendin e preferuar të të arratisurve shqiptarë.

Pak kohë më parë u vu në pranga një tjetër personazh i asaj ngjarjeje, i cili rezultonte i denoncuar edhe për një tentativë vrasjeje të një të mituri në Tiranë, por që policia dhe prokuroria nuk e sollën asnjëherë në pranga. Bëhet fjalë për Amar Shkëmbin, i cili u denoncua disa herë nga familja e djalit të dhunuar barbarisht, por që policia asnjëherë nuk e ndaloi e madje as nuk u hetua farë për atë rast./B.W

 

Etiketa: Kryesore1NdojaSpak

Lajme të lidhura

Vdekja e një gruaje nga kafshimi i qenit në Belsh/ Pse nuk reagojnë shoqatat e mbrojtjes së kafshëve?
Aktualitet

Vdekja e një gruaje nga kafshimi i qenit në Belsh/ Pse nuk reagojnë shoqatat e mbrojtjes së kafshëve?

22:21 - 04/02/26
Lëkundje të forta tërmeti në Korçë, reagon Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile
Aktualitet

Lëkundje të forta tërmeti në Korçë, reagon Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile

21:48 - 04/02/26
Plagoset me thikë në një lokal në Korçë, 37-vjeçari niset drejt Tiranës
Aktualitet

Plagoset me thikë në një lokal në Korçë, 37-vjeçari niset drejt Tiranës

19:40 - 04/02/26
Para
FOTOLAJM/ Voto kryetarin e ri të Tiranës, Belind Këlliçi

FOTOLAJM/ Voto kryetarin e ri të Tiranës, Belind Këlliçi

Discussion about this post

TË FUNDIT

“E tmerrshme që pensionisti në Vlorë të marrë Portin 60 mln dollarë”, Arben Malaj: Investitorët strategjikë po cenojnë pronat e qytetarëve
Breaking Views

“E tmerrshme që pensionisti në Vlorë të marrë Portin 60 mln dollarë”, Arben Malaj: Investitorët strategjikë po cenojnë pronat e qytetarëve

23:30 - 04/02/26

Eksperti i ekonomisë, Arben Malaj, i ftuar në “Oponencë”, ka denoncuar kontratat e PPP-ve, që sipas tij janë preferenciale duke...

Lexo më shumë
Arsenik në bukë! Ekspertët: Lënda toksike shkakton kancer dhe sëmundje të tjera

Arsenik në bukë! Ekspertët: Lënda toksike shkakton kancer dhe sëmundje të tjera

22:41 - 04/02/26
Vdekja e një gruaje nga kafshimi i qenit në Belsh/ Pse nuk reagojnë shoqatat e mbrojtjes së kafshëve?

Vdekja e një gruaje nga kafshimi i qenit në Belsh/ Pse nuk reagojnë shoqatat e mbrojtjes së kafshëve?

22:21 - 04/02/26
Lëkundje të forta tërmeti në Korçë, reagon Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile

Lëkundje të forta tërmeti në Korçë, reagon Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile

21:48 - 04/02/26
Pas deklaratave të Berishës, reagon Salianji: Jemi për një PD fituese, jo qaramane sa herë humb zgjedhjet

Pas deklaratave të Berishës, reagon Salianji: Jemi për një PD fituese, jo qaramane sa herë humb zgjedhjet

20:32 - 04/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com