GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja/ Sillen në pranga nga Dubai Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçe

në Aktualitet, Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja/ Sillen në pranga nga Dubai Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçe
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka bërë me dije se Plarent Dervishaj dhe Julian Meçaj janë arrestuar në Dubai.

“Në një bashkëpunim të shkëlqyer me SPAK dhe Prokuroritë e Juridiksionit të Përgjithshëm, unë mund të bëj me dije se në kuadrin e informacione e operacioneve të fshehta policore, policia e shtetit ka bërë të mundur sot arrestimin e dy eksponentëve të krimit të organizuar, Plarent Dervishaj dhe Julian Meçaj”, tha Rrumbullaku.

“Ata ndodhen në ndodhen në bllokun e sigurisë në Policinë e Tiranës”, shtoi ai.

“Policia e Shtetit është partneri më i besueshëm për të gjithë partnerët me të cilët operojmë”, pohoi kreu i Policisë së Shtetit.

Më 26 maj 2024, SPAK dërgoi për gjykim çështjen ndaj Plaurent Dervishaj, i njohur si pjesë e të ashtuquajturës “Banda e Durrësit”,  Julian Meçaj, Bledar Polovinën, Amar Shkëmbin (alias Dritan), Ramazan Rrajën, Endrit Sinanin, Julian Meçaj, Genti Nderjakut,  Bashkim Haxhijas dhe Julian Pjetrit, të akuzuar për një sërë atentatesh dhe vrasjen e të ndjerit Andi Maloku.

Prokuroria bëri me dije se anëtarët e këtij grupi akuzohen për të paktën tre atentate ndaj Arjan Ndojës dhe Aleksandër Lahos (Pëllumb Muharremit) dhe të afërmve të tyre, përfshi atë të nëntorit 2019, ku mbeti i vrarë shoferi i Ndojës, Andi Maloku. Po ashtu anëtarët e grupit akuzohen për organizimin e atentatit ndaj e Mitri Priftit.

“Ky procedim penal ka të bëjë me ngjarjen e ndodhur më datë 01.11.2019, ku rreth orës 16:00, në autostradën Durrës-Tiranë, në afërsi të mbikalimit të Shkozetit, ku persona të armatosur të cilët po udhëtonin me një automjet Benz, ngjyrë gri, që kishte të vendosura targat AA 342 LM, kanë qëlluar më armë zjarri në drejtim të automjetit me targa AA 333 ZD, me të cilin udhëtonin shtetasit Andi Maloku, Arian Ndoja dhe Aleksandër Laho”, thuhej në njoftimin e prokurorisë.

SPAK bëri me dije se dy anëtarë të dyshuar të këtij grupi dhe pjesëmarrës në këtë atentat janë tashmë dyke u gjykuar. Redian Rraja u dënua me burg për jetë në korrik të vitit që shkoi si një prej autorëve të atentatit. Ariol Halilaj, bashkëpunëtori tjetër u dënua me 35 vjet burg në shkallën e parë.

Prokuroria tha se nga hetimet e rastit dhe pas analizës së komunikimeve të kriptuara u administruan prova të cilat kanë evidentuar rolet e secilit prej të pandehurve, si organizatorë, financues, ekzekutorë dhe ndihmës në këto ngjarje.

“Të pandehurit ka rezultuar se kanë ngritur infrastrukturën e nevojshme me qëllim ekzekutimin e personave të targetuar për t’u vrarë, duke siguruar armët e zjarrit, automjetet dhe targat (e vjedhura) që do të përdornin për të ndjekur viktimat, të cilët nëpërmjet bashkëpunëtorëve të tyre, kanë mundur që të sigurojnë informacione për lëvizjet e tyre edhe nga bazat e të dhënave shtetërore”, thuhet në njoftim.

SPAK rendit një sërë akuzash për personat e përfshirë në këtë grup, përfshi vrasje, vjedhje, krijim i rrethanave për vrasje dhe atentate me eksploziv.

gijotina.com/

 

Etiketa: Arjan NdojaAtentatiKryesore1

Lajme të lidhura

“Jam i vetmi që depozitova platformë për kryetar”, Salianji: Berisha përjashtoi edhe zonjën Mereme që e futi vetë!
Breaking Views

“Jam i vetmi që depozitova platformë për kryetar”, Salianji: Berisha përjashtoi edhe zonjën Mereme që e futi vetë!

23:05 - 12/05/26
U përfol se ishte nisur nga Vlora, ministri grek i Mbrojtjes për dronin në Lefkada: Mjet lundrues ukrainas! Situatë serioze
Aktualitet

U përfol se ishte nisur nga Vlora, ministri grek i Mbrojtjes për dronin në Lefkada: Mjet lundrues ukrainas! Situatë serioze

22:48 - 12/05/26
Vazhdon trekëndëshi Bashki- One Albania- Gogle e Veliajt?! Monitorim trafiku, gati kontrata e re 400 MLN lekë!
Breaking Views

Vazhdon trekëndëshi Bashki- One Albania- Gogle e Veliajt?! Monitorim trafiku, gati kontrata e re 400 MLN lekë!

22:00 - 12/05/26
Para
Dhunimi i Klea Prengës/ Rrumbullaku: Shumë shpejt, motrat Antonela dhe Mariela Berisha…

Dhunimi i Klea Prengës/ Rrumbullaku: Shumë shpejt, motrat Antonela dhe Mariela Berisha...

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Jam i vetmi që depozitova platformë për kryetar”, Salianji: Berisha përjashtoi edhe zonjën Mereme që e futi vetë!
Breaking Views

“Jam i vetmi që depozitova platformë për kryetar”, Salianji: Berisha përjashtoi edhe zonjën Mereme që e futi vetë!

23:05 - 12/05/26

Ish-deputeti Ervin Salianji, i ftuar në emisionin Studio24, ka folur për situatën brenda Partisë Demokratike, pasi nuk u lejua të...

Lexo më shumë
U përfol se ishte nisur nga Vlora, ministri grek i Mbrojtjes për dronin në Lefkada: Mjet lundrues ukrainas! Situatë serioze

U përfol se ishte nisur nga Vlora, ministri grek i Mbrojtjes për dronin në Lefkada: Mjet lundrues ukrainas! Situatë serioze

22:48 - 12/05/26
Vazhdon trekëndëshi Bashki- One Albania- Gogle e Veliajt?! Monitorim trafiku, gati kontrata e re 400 MLN lekë!

Vazhdon trekëndëshi Bashki- One Albania- Gogle e Veliajt?! Monitorim trafiku, gati kontrata e re 400 MLN lekë!

22:00 - 12/05/26
‘Ky është përdhunim…’- Bogdani ‘përplaset’ me Stojanin në KLP: Do më varni në litar? Unë mbase jam çmendur

‘Ky është përdhunim…’- Bogdani ‘përplaset’ me Stojanin në KLP: Do më varni në litar? Unë mbase jam çmendur

21:25 - 12/05/26
“Me shkarkoni, të bie dhe unë rehat”/ Ristani ‘shpërthen’ gjatë debatit në Këshillin Bashkiak

“Me shkarkoni, të bie dhe unë rehat”/ Ristani ‘shpërthen’ gjatë debatit në Këshillin Bashkiak

20:42 - 12/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com