GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Atentati ndaj Sadikajt/ Autorët e mbajtën nën vëzhgim, çfarë u gjet në makinë(DETAJET)

09:16 - 12/06/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Atentati në Sauk-Teg, autorët e ndoqën 27-vjeçarin në karburantin pranë rrethrrotullimit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Detaje të reja janë publikuar rreth ngjarjes së rëndë që tronditi ditën e djeshme Tiranën, ku i riu Aleksandër Sadikaj humbi jetën pasi i bënë atentat me tritol në makinë në rrugën Sauk-TEG. Mësohet se rreth 400 gram tritol, e mbështjelle me natriban dhe e futur në një kuti të zezë, ishte vendosur në makinën tip “Volsvagen” të 27-vjeçarit, shpërthimi i të cilit mori jetën të riut.

Ndryshe nga herë të tjera kur tritoli është përdorur për mesazhe ndaj personave të caktuar, këtë herë autorët kishin si synim eleminimin e objektivit. Hetuesit kanë dalë në këtë përfundim, pasi sasia e tritolit ishte vënë në pjesën e përparme të mjetit nga krahu i shoferit, çka shton dyshimet e hetuesve që autorët e vendosjes së tij donin të ‘hiqnin qafe’ drejtuesin e mjetit.

Ndërkohë burime bëjnë me dije se në makinën që u hodh në erë, ekspertët gjetën edhe një armë zjarri, të llojit pistoletë. Në komisariat për tu marrë në pyetje, në komisariat janë shoqëruar, disa familjarë, të afërm e miq të viktimës. Ata janë pyetur lidhur me identifikimin e personave që i riu mund të ketë pasur konflikte.

Me ndihmën e tyre, dhe me informacionet që ata kanë pasur hetuesit janë munduar të kenë edhe një ide, mbi lëvizjet viktimës ditët e fundit, me qëllim hedhjen dritë mbi momentin e vënies së tritolit, nga autorët. Për zbardhjen e ngjarjes, hetuesit i kanë përqendruar hetimet në dy drejtime, ku njëra pistë është hakmarrja, për shkak të të shkuarës së tij kriminale dhe pista tjetër, trafiku i drogës.

Kjo e fundit, është pista më e mundshme, pasi për të riun blutë kanë pasur të dhëna dhe informacione që i kanë marrë në rrugë operative, se 27-vjeçari ka qenë anëtar i një grupi të fuqishëm kriminal, që merret me kultivim të lëndëve narkotike në jug të Shqipërisë, dhe trafikimin e saj drejt Greqisë.

Ndërkohë mjeti që u hodh në erë nuk ka qenë në pronësi të viktimës, por përdorej shpesh prej tij, për këtë shkak në pyetje është marrë edhe pronari i mjetit, ku po hetohet nëse mund të ketë qenë edhe ai shënjestra.

Hetuesit deri më tani, përveç kamerave të sigurisë të një biznesi që ndodhet pranë zonës ku u shpërthye mjeti, kanë sekuestruar edhe kamera sigurie në vendet ku i riu ka frekuentuar të premten dhe mëngjesin e së shtunës. Aleksandër Sadikaj jetonte mes Tiranës dhe Memaliajt, ai ishte pronar i një resorti në vendin e tij të lindjes, ndërkohë që edhe në kryeqytet administronte një lokal në zonën e Selitës.

 

Etiketa: atentatKryesore1Sadikaj

Lajme të lidhura

Kamioni del nga rruga në Malësi të Madhe, plagoset shoferi dhe pasagjeri
Aktualitet

Kamioni del nga rruga në Malësi të Madhe, plagoset shoferi dhe pasagjeri

18:47 - 26/12/25
“KM më kërkoi të takoj Ram Gecin” zbardhen të tjera biseda të Ballukut, si “Geci sh.p.k” fitoi tenderin e rrugës së ‘Porto Romanos’
Aktualitet

“KM më kërkoi të takoj Ram Gecin” zbardhen të tjera biseda të Ballukut, si “Geci sh.p.k” fitoi tenderin e rrugës së ‘Porto Romanos’

18:30 - 26/12/25
Fundviti sjell fluks automjetesh, rëndohet qarkullimi në Rrugën e Arbrit
Aktualitet

Fundviti sjell fluks automjetesh, rëndohet qarkullimi në Rrugën e Arbrit

18:15 - 26/12/25
Para
Sekuestrohen rreth 2 ton kokainë në Peru, në kërkim dy shqiptarë, “kokat” e trafikut

Sekuestrohen rreth 2 ton kokainë në Peru, në kërkim dy shqiptarë, “kokat” e trafikut

Discussion about this post

TË FUNDIT

Manchester United në zonën Champions, mundin Newcastle në “Boxing Day”
Breaking Views

Manchester United në zonën Champions, mundin Newcastle në “Boxing Day”

23:29 - 26/12/25

Mançester Junajtid ka triumfuar sot në ndeshjen e vetme të programuar për “Boxing Day”, ditën pas Krishtlindjeve, duke mposhtur me...

Lexo më shumë
Lewandowski: Dua të kualifikohemi, Shqipëria rival i komplikuar, nuk do të jetë e lehtë

Lewandowski: Dua të kualifikohemi, Shqipëria rival i komplikuar, nuk do të jetë e lehtë

23:15 - 26/12/25
Petro Koçi: Balluku të jepte dorëheqjen ose të shkarkohej menjëherë

Petro Koçi: Balluku të jepte dorëheqjen ose të shkarkohej menjëherë

22:36 - 26/12/25
“Lojtarët tanë janë gati”/ Sylvinho: Çdo ndeshje vendoset nga detajet, Polonia do të jetë kyçe

“Lojtarët tanë janë gati”/ Sylvinho: Çdo ndeshje vendoset nga detajet, Polonia do të jetë kyçe

22:03 - 26/12/25
“Non-grata ishte rrufe në qiell të hapur”, Berisha rrëfehet në podkastin e Floriana Garos

“Non-grata ishte rrufe në qiell të hapur”, Berisha rrëfehet në podkastin e Floriana Garos

21:38 - 26/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com