GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Atentati në Durrës/ Akil Nerjaku lëvizte me makinën e nipit të Lefter Kokës

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Atentati në Durrës/ Akil Nerjaku lëvizte me makinën e nipit të Lefter Kokës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Detaje të reja janë publikuar nga atentati ndaj Akil Nerjakut në Durrës pasditen e djeshme me njoftimin e policisë që pretendon se në fakt shënjestra ka qenë makina pa asnjë njeri brenda e një shqiptari të Maqedonisë, të quajtur B.Alushi.

Policisë iu desh disa orë të dilte me një njoftim zyrtar duke mos përmendur askund Nerjakun dhe aq më pak shoferin e makinës me të cilën po lëvizte 40-vjeçari, ndërkohë që deri sa dolën blutë e Durrësit me një reagim, në media qarkulluan të gjitha detajet mbi atentatin.

Mësohet se në drejtim të Nerjakut u qëllua në zonën e Plazhit në Durrës teksa ai ishte duke lëvizur me një makinë tip “Mercedes Benz-GL”. 40-vjeçari ishte pasagjer në makinën ngjyrë të zezë, ndërsa në timon ishte djali i vëllait të ministrit Lefter Koka, 26-vjeçari Haki Koka. Nuk ka të dhëna që makina tip “Mercedes Benz-GL” të jetë e blinduar.

Mësohet se autorët lëviznin me një automjet tip furgon ngjyrë të bardhë, të cilët dyshohet se e kanë ndjekur  objektivin e tyre. Sapo ai ka zbritur nga makina, kanë qëlluar një herë me snajper, por plumbi nuk e ka kapur dhe ka qëlluar një makinë të parkuar me targa të huaja. Sapo kanë bërë atentatin, autorët me furgonin e bardhë janë larguar në drejtim të Plepave ku edhe kanë humbur gjurmët.

Furgoni i dyshuar nga verifikimet paraprake rezulton të jetë me targa të vjedhura nga një automjet tjetër disa muaj më parë. Policia mësohet se ka nisur këqyrjen e kamerave të sigurisë në zonën ku ndodhi atentati ditën e djeshme. Zona në fjalë është e mbushur me kamera sigurie dhe pritet të dalin detaje të tjera rreth ngjarjes.

Etiketa: atentatG ClassKryesore1Nerjaku

Lajme të lidhura

Dënimi i ish-krerëve  të UÇK-së, reagon Salianji: Asnjë gjykim nuk mund të fshijë historinë e Kosovës për liri
Aktualitet

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, reagon Salianji: Asnjë gjykim nuk mund të fshijë historinë e Kosovës për liri

13:19 - 16/09/26
Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet, rritet nafta
Aktualitet

Çmimi i naftës mbi 220 lekë për litër prej dy javësh, riaktivizohet Bordi i Transparencës

12:48 - 16/09/26
Tensione jashtë Gjykatës Speciale në Hagë, shqiptarët përplasen me policinë
Aktualitet

Tensione jashtë Gjykatës Speciale në Hagë, shqiptarët përplasen me policinë

12:36 - 16/09/26
Para
Rama tha që s’ka rrjedhje të dhënave, hakerat iranianë e nxjerrin “blof”: Del në shitje dosja e TIMS

Akuzat për sulmet kibernetike, Rama: Trillime të neveritshme

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dënimi i ish-krerëve  të UÇK-së, reagon Salianji: Asnjë gjykim nuk mund të fshijë historinë e Kosovës për liri
Aktualitet

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, reagon Salianji: Asnjë gjykim nuk mund të fshijë historinë e Kosovës për liri

13:19 - 16/09/26

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji ka reaguar pas vendimit të Dhomave të Specilizuara të Hagës për katër ish-krerët e Ushtrisë...

Lexo më shumë
Avokati i Thaçit: Godita kokën me grushte kur gjykatësi tha ‘Në emër të popullit të Kosovës”!

Avokati i Thaçit: Godita kokën me grushte kur gjykatësi tha ‘Në emër të popullit të Kosovës”!

13:11 - 16/09/26
Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet, rritet nafta

Çmimi i naftës mbi 220 lekë për litër prej dy javësh, riaktivizohet Bordi i Transparencës

12:48 - 16/09/26
Tensione jashtë Gjykatës Speciale në Hagë, shqiptarët përplasen me policinë

Tensione jashtë Gjykatës Speciale në Hagë, shqiptarët përplasen me policinë

12:36 - 16/09/26
Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, reagon Bardhi: Ditë e rëndë për kombin shqiptar

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, reagon Bardhi: Ditë e rëndë për kombin shqiptar

12:30 - 16/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com