GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Atentati në Fushë-Krujë, ngjarja mund të ketë lidhje me një vrasje një vit më parë

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Atentati në Fushë-Krujë, ngjarja mund të ketë lidhje me një vrasje një vit më parë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pamjet e të vetmes kamere sigurie në vendin e krimit, armët dhe makina e lënë pas nga autorët janë të vetmet prova që policia ka për vrasjen në Larushkë orët e para të së martës

Makina dhe armët janë çuar në laborator për ekzaminim, ndërsa policia dhe prokuroria e kryeqytetit po ngrenë disa pista hetimore për zbardhjen e ngjarjes. 29 vjeçari, i cili mbeti viktimë në ngjarje Rammazan Sino përjashtohet të ishte shënjestër e sulmit. Babai i një fëmije disa muajsh kishte mbi 10 vite i punësuar si shofer në prokurori dhe shumë rralle shkonte në shtëpinë e motrës në Larushkë. Motivi i vizitës ditën e ngjarjes ishte kthimi në shtëpi të 2 nipërve të cilët mbetën të plagosur në këtë ngjarje.

Çelësi që mund të zbulojë atentatin në Larushkë dhe mund të japë të dhëna që mund të çojnë deri në identifikimin e autorëve është shënjestra e atentatit Gentjan Bejtja, i cili vetëm pak kohë më parë është kthyer nga jashtë vendit por ai nuk ka dhënë ende një dëshmi për autoritetet.

Me pretendimin se ndihet i kërcënuar nga miqtë e dikurshëm me të shkuar kriminale Gentjan Bejtja së bashku me bashkëshorten dhe 4 fëmijët tentoi të marrë azil në 2 vende europiane por iu refuzua dhe vetëm pak ditë më parë ishte rikthyer në Larushkë, ku duket se vrasësit e prisnin për ta eliminuar me çdo kusht duke mos kursyer as fëmijët. Veprimi i parë hetimor ishte shoqërimi i miqve të tij të dikurshëm, Durim e Valter Bami si dhe Mariglen Haka. Të tre ata u lanë të lirë pasi treguan alibitë e tyre.

Po verifikohet dhe aktiviteti i Gentjan Bejtes jashtë vendit, por më shpresëdhënëse është një piste e tretë që hedh dyshimet mbi vet objektivin. Policia dhe prokuroria dyshojnë se ngjarja është hakmarrje për një krim të ndodhur rreth një vit më parë në zonën e Fushë Krujës që është ende pa autor, por që ka dyshime se bejtja ka qenë i implikuar./TCH/

Etiketa: atentatiiFushe KrujeKryesore1

Lajme të lidhura

Përplasen katër automjete në aksin Tepelenë–Gjirokastër, njëra përfundon në kanal
Aktualitet

Përplasen katër automjete në aksin Tepelenë–Gjirokastër, njëra përfundon në kanal

17:14 - 15/11/26
Tiranë/ Një 39-vjeçar gjendet pa shenja jete në makinë
Aktualitet

Tiranë/ Një 39-vjeçar gjendet pa shenja jete në makinë

16:15 - 15/11/26
Gjendet pa shenja jete një 85-vjeçare pranë fshatit Kuç, dyshohet se u mbyt në lumë
Aktualitet

Gjendet pa shenja jete një 85-vjeçare pranë fshatit Kuç, dyshohet se u mbyt në lumë

15:50 - 15/11/26
Para
Legjenda e muzikës dhe e futbollit këndojnë së bashku (VIDEO)

Legjenda e muzikës dhe e futbollit këndojnë së bashku (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përplasen katër automjete në aksin Tepelenë–Gjirokastër, njëra përfundon në kanal
Aktualitet

Përplasen katër automjete në aksin Tepelenë–Gjirokastër, njëra përfundon në kanal

17:14 - 15/11/26

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin nacional Tepelenë–Gjirokastër, ku janë përfshirë katër automjete. Sipas informacioneve paraprake, katër makinat janë...

Lexo më shumë
Publikohen formacionet zyrtare të Bjellorusi-Shqipëri, Maran zgjedh zëvendësuesin e Muçit

Publikohen formacionet zyrtare të Bjellorusi-Shqipëri, Maran zgjedh zëvendësuesin e Muçit

16:57 - 15/11/26
Sondazhi në UEFA, si e shohin tifozët ndeshjen  vendimtare mes Bjellorusisë dhe Shqipërisë

Sondazhi në UEFA, si e shohin tifozët ndeshjen  vendimtare mes Bjellorusisë dhe Shqipërisë

16:38 - 15/11/26
Tiranë/ Një 39-vjeçar gjendet pa shenja jete në makinë

Tiranë/ Një 39-vjeçar gjendet pa shenja jete në makinë

16:15 - 15/11/26
Gjendet pa shenja jete një 85-vjeçare pranë fshatit Kuç, dyshohet se u mbyt në lumë

Gjendet pa shenja jete një 85-vjeçare pranë fshatit Kuç, dyshohet se u mbyt në lumë

15:50 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com