GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Atentati në Greqi, dyshime për lidhje me vrasjen e Roan Brahimit

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Atentati në Greqi, dyshime për lidhje me vrasjen e Roan Brahimit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia greke rihap edhe njëherë hetimet për vrasjen e ndodhur në 9 Maj 2024, në Virona të Athinës, ku u ekzekutua 32-vjeçari shqiptar Roan Brahimi, alias Sidorel Prendi, i njohur edhe me pseudonimin “Sidi”.

Ai kishte mbërritur nga Dubai në Athinë dhe u qëllua me armë brenda automjetit të tij. Policia greke thotë se ka dyshime që atentati i së dielës (15 Dhjetor) në Thrakomakedones të Athinës, mund të ketë lidhje me këtë sagë hakmarrjeje të nisur nga Shqipëria.

Brahimi njihej edhe si armiku i Ervis Martinajt, ‘mbretit të kumarit’ i zhdukur pa gjurmë që prej 8 Gushtit 2022 në aksin Durrës-Shijak dhe fati i të cilit nuk dihet ende.

Objektiv i atentatit, sipas mediave greke, me shumë mundësi ka qenë 46-vjecari Edi Lulo, alias Etmond Hysa, i cili jeton në Dubai dhe në 9 Dhjetor kishte ardhur në Greqi pas një fluturimi nga Duseldorfi i Gjermanisë.

Policia ka identifikuar edhe një prej dy personave të tjerë që ndodhej në kafe me viktimën Irakli Davella dhe të plagosurin Edi Lulo, pak para atentatit. Bëhet fjalë për personin që ndodhej pranë viktimave në momentin e të shtënave.

Ai është një shqiptar që njihet në Greqi me pseudonimin “Pigmakos”, që në shqip përkthehet “Boksieri”. Rezulton me precedentë penalë për gjobvënie dhe vjedhje, ndërkohë që dyshohet se ka mbetur i plagosur lehtë në ngjarje. Policia greke është vënë në kërkim të tij, për të marrë dëshminë, pasi rezulton të jetë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Pavarësisht se objekt i atentatit duket të ketë qenë Edi Lulo alias Etmond Hysa, një ish i dënuar në Greqi për grabitje të armatosura në bashkëpunim të shumave të mëdha të parave, policia vazhdon të kalojë në sitë edhe lidhjet apo problematikën rreth figurës së 47-vjecarit nga fshati Mesopotam i Bashkisë Finiq, Irakli Davella, i cili mbeti i vrarë në atentat.

Në lidhje me përfshirjen e tij në një grup kriminal shqiptaro-grek në vitin 2009, të përfshirë kryesisht në gjobvënie, ai është dënuar me 14 vite burg, të pezulluara më pas me kusht. 3 prej pjesëtarëve të grupit të atëhershëm, rezultojnë të vrarë në 7 vitet e fundit, ndërsa disa të tjerë të arrestuar apo në kërkim në lidhje me ngjarje të mëpasshme.

Emri i tij rezulton i përfshirë dhe në një skemë mashtrimi me çeqe në vitin 2011 në Korfuz, ku personazh kryesor ishte një ish i dënuar për trafik droge nga Saranda, aktualisht biznesmen, ndërkohë që në hetim dolën edhe emra politikanësh lokalë në Korfuz si dhe oficerë policie.

Davella në fakt prej vitesh nuk i ka shqetësuar organet ligjzbatuese greke, por ka ruajtur gjithsesi marrëdhënie me elementë kriminalë, përfshirë dhe një kontakt me një tjetër mafioz grek të ekzekutuar në vitin 2022, apo me personazhe të përfshirë në kontrabandën e karburanteve dhe tregtisë së makinave.

Policia greke i ka zbuluar Davellës edhe lidhjen miqësore me një politikane greke, ndërkohë që ai rezulton se ka qenë anëtar i këshillave drejtuese të dhomave të tregtisë, si dhe ka një kompanie e cila merret me mbështetje teknike të aktiviteteve, përfshirë dhe ato elektorale të kandidatëve për deputetë.

Hetimet e policisë greke do të fokusohen rreth figurës së 46-vjecarit Edi Lulo alias Etmond Hysa, për të cilin nga pala shqiptare kanë mbërritur informacione se ka dyshime të jetë pjesë e grupeve shumë të fuqishme në Shqipëri të përfshira në trafik droge apo ngjarje shumë të rënda kriminale.

Për policinë greke, nuk përjashtohet mundësia që objektiv të kenë qenë edhe të dy të plagosurit, pasi ata ishin disi në distancë kur është hapur zjarr dhe autorët duket se kanë qëlluar ndaj të dyve. Policia ende nuk ka rënë në gjurmët e automjetit tip “Polo” nga ku u hap zjarr, i cili ishte vjedhur disa orë më parë në Patisia të Athinës.

Etiketa: Edi LuloGreqiRoan Brahimi

Lajme të lidhura

Kush do të zgjidhet Prokuror i Përgjithshëm? KLP zbardh emrat e pesë kandidatëve zyrtarë për postin
Aktualitet

Kush do të zgjidhet Prokuror i Përgjithshëm? KLP zbardh emrat e pesë kandidatëve zyrtarë për postin

17:53 - 04/08/26
Tragjedia në Bulqizë/ Familja e minatorit Ilir Kolaveri, pa mbështetje: Firma ‘Eternal Security’ na ka shpërfillur
Aktualitet

Tragjedia në Bulqizë/ Familja e minatorit Ilir Kolaveri, pa mbështetje: Firma ‘Eternal Security’ na ka shpërfillur

17:45 - 04/08/26
Përkeqësohet situata/ Flakët i afrohen banesave në Mallakastër, evakuohet një familje dhe ndërhyhet nga ajri
Aktualitet

Përkeqësohet situata/ Flakët i afrohen banesave në Mallakastër, evakuohet një familje dhe ndërhyhet nga ajri

17:37 - 04/08/26
Para
Aksident në aksin Berat-Dimal, makina përplaset me shtyllën e tensionit të lartë

Aksident në Lezhë, plagoset një person

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përplasja mes Pacollit dhe Ademit në Aeroportin e Vlorës, qeveria drejt anulimit të koncesionit
Breaking Views

Përplasja mes Pacollit dhe Ademit në Aeroportin e Vlorës, qeveria drejt anulimit të koncesionit

21:03 - 04/08/26

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nisur procedurat për zgjidhjen e kontratës koncesionare të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës. Ministria konfirmon...

Lexo më shumë
Inxhinieri nga Italia braktis pushimet për protestën: Berisha dhe Rama, dy tradhtarët më të mëdhenj të kombit

Inxhinieri nga Italia braktis pushimet për protestën: Berisha dhe Rama, dy tradhtarët më të mëdhenj të kombit

20:51 - 04/08/26
Reuters: 4iG, kompania mëmë e ONE Albania, rrezikon të dalë nga tregu

Reuters: 4iG, kompania mëmë e ONE Albania, rrezikon të dalë nga tregu

20:07 - 04/08/26
Kosova heton edhe në një tjetër vend për varrezë masive, presion ndaj Serbisë për të zhdukurit!

Kosova heton edhe në një tjetër vend për varrezë masive, presion ndaj Serbisë për të zhdukurit!

19:30 - 04/08/26
Kush do të zgjidhet Prokuror i Përgjithshëm? KLP zbardh emrat e pesë kandidatëve zyrtarë për postin

Kush do të zgjidhet Prokuror i Përgjithshëm? KLP zbardh emrat e pesë kandidatëve zyrtarë për postin

17:53 - 04/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com