GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Atentati në Kamëz, arrestohet 17-vjeçari që drejtonte makinën nga u qëllua me armë

08:14 - 24/02/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Detaje nga atentati në Tiranë/ Bujar Nasufi u vra teksa ndodhej në mjet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një 17-vjeçar është arrestuar lidhur me të shtënat që ndodhen në Kamëz fundjavën e kaluar. Adoleshenti dyshohet se drejtonte automjetin nga i cili u qëllua me armë zjarri në drejtim të automjetit tjetër. Ngjarja u shënua mbrëmjen e së shtunës, rreth orës 22:30, në rrugën “New York” pranë Rrethit të Bathores në Kamëz.

Sipas njoftimit të policisë, 17-vjeçari i nxitur nga shtetasit e tjerë të përfshirë në këtë rast për të pranuar autorsinë e rastit, ka dhënë deklaratë të rreme gjatë veprimeve hetimore.

“Si rezultat i veprimeve intensive hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur më datë 22.02.2025, në Kamëz, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kamëz kanë identifikuar, kapur dhe vënë në pranga një shtetas 17 vjeç, banues në Kamëz, për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës“, “Deklarata e rreme para oficerit të policisë gjyqësore” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, i nxitur nga shtetasit e tjerë të përfshirë në këtë rast, për të pranuar autorinë e rastit, ka dhënë deklaratë të rreme gjatë veprimeve hetimore. Punohet për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim për këtë rast dhe për dokumentimin e plotë të ngjarjes. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, shtuan të njëjtat burime.

Në kërkim nga policia lidhur me ngjarjen janë po ashtu, dy 24-vjeçarët Dejvi Mullai dhe Fabion Kurti, të cilët akuzohen se qëlluan me armë zjarri ndaj Enedjon Kaçit, si edhe vetë shënjestra.

Sipas hetimeve paraprake: Dy autorët e dyshuar, Dejvi Mullai dhe Fabion Kurti, qëlluan me breshëri plumbash nga një makinë tip “BMW X5” në drejtim të mjetit “Land Rover” me të cilin po lëvizte Enedjon Kaçi. Megjithatë, asnjë nga plumbat nuk e preku shënjestrën. Pas atentatit, autorët u larguan me shpejtësi në drejtim të qendrës së Kamzës dhe më pas braktisën automjetin në rrugën “Valeta”, duke u arratisur me një tjetër makinë tip “Golf” të bardhë. Nga ana tjetër, Enedjon Kaçi u largua në drejtim të Kodër Institutit, ku braktisi makinën e tij pranë një karburanti. Hetimet kanë konfirmuar se në krahun e majtë të mjetit të tij kishte dëmtime nga plumbat.

Etiketa: atentatKamëzKryesore1

Lajme të lidhura

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë
Aktualitet

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

17:25 - 01/02/26
“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve
Aktualitet

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

15:55 - 01/02/26
‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të një qendre trajnimi kafshësh
Aktualitet

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të një qendre trajnimi kafshësh

15:25 - 01/02/26
Para
Sot, tre vite nga nisja e sulmeve ruse në Ukrainë

Sot, tre vite nga nisja e sulmeve ruse në Ukrainë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK
Breaking Views

Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK

18:33 - 01/02/26

Pas rreth tetë orësh pune intensive, është hapur për qarkullim segmenti i bllokuar i rrugës kombëtare Librazhd–Prrenjas, i cili u...

Lexo më shumë
Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë

Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë

17:56 - 01/02/26
Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

17:25 - 01/02/26
VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të

VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të

17:06 - 01/02/26
Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?

Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?

16:37 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com