GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Atentati në Larushk, zbardhet dëshmia e djalit që u plagos: Babai ishte në makinë…

17:24 - 05/07/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Atentati në Larushk, zbardhet dëshmia e djalit që u plagos: Babai ishte në makinë…

Mbledhja e provave pas atentatit ne fshatin Larushk

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Megjithëse territori i Krujës i kaloi drejtorisë së Policisë së Tiranës ku supozohet të jenë hetuesit me performancën më të mirë në zbardhjen e ngjarjeve, për vrasjen e fundit, hetimet janë në udhëkryq pasi nuk ka asnjë person të dyshuar.

Por grupi hetimor mendon se atentati lidhet me ekzekutimin e tre të rinjve në mbikalimin e Fushë-Krujës, afro një vit më parë, Brilant Martinajt, Dikler Vatës dhe Besmir Hoxhës. Hetuesit dyshojnë se Gentjan Bejtja mund të jetë i përfshirë si informator në vrasjen e trefishtë.

Nga ana tjetër mekanizmi i ngjarjes ka karakteristika të përbashkëta me krimin e ndodhur ne zonën e Don Boskos ku viktimë mbeti Mimoza Paja.

Mendohet se atentatorët janë të njëjtët persona, kjo nisur nga fakti se i gjithë krimi është filmuar nga kamerat e sigurisë së vetë banesës së 42-vjecarit, por edhe nga mënyra se si kanë qëlluar në një automjet me fëmijë, ashtu siç ndodhi në marsin e këtij viti ku u vra një e grua pafajshme.

Të shtënat me breshëri i morën jetën kunatit të Gentjan Bejtjas ndërsa lanë të plagosur dy djemtë e tij 10 dhe 13 vjeç të cilët fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia nga ana tjetër ka arritur të marrë dëshminë e njërit prej fëmijëve, i cili ka pohuar te hetuesit se babai i tyre ka qenë në automjet me ta, duke konfirmuar kështu se 42-vjeçari ndodhet ne Shqipëri.

Për vendndodhjen e tij policia ka marrë informacione në rrugë operative se fshihet në Laç, megjithatë nuk janë bërë kontrolle.

Gentjan Bejtja është person me precedentë të theksuar kriminal. Para disa viteve policia i gjeti në shtëpi një arsenal armësh. Ai u mor në pyetje dhe si i dyshuar për vjedhjen e automjetit që u përdor në vrasjen e komisarit të policisë, Dritan Lamaj, ndërsa u ka shpëtuar edhe dy atentateve.

42-vjeçari, pas tentativave për ta vrarë, kërkoi azil në Norvegji e Suedi, kërkesa të cilat iu refuzuan. /A2Cnn/

Etiketa: atentati larushkdeshmiaFemijaKryesore1

Lajme të lidhura

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur
Aktualitet

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin
Aktualitet

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet
Aktualitet

Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

20:03 - 02/04/26
Para
Balliu: Qeveria Rama, përfaqësuese e interesave të Serbisë në rajon

Balliu: Qeveria Rama, përfaqësuese e interesave të Serbisë në rajon

Discussion about this post

TË FUNDIT

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Lexo më shumë
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com