GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Atentati në Pogradec/ Arrestohen 5 persona, dy autorët ende në kërkim (Detaje)

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Atentati në Pogradec/ Arrestohen 5 persona, dy autorët ende në kërkim (Detaje)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një ngjarje e rëndë tronditi Pogradecin ditën e djeshme, ku  Johan Muçllari ka rënë pre e një atentati.

Ndërkaq policia ka vendosur në pranga 5 shtetas, pasi përkrahën autorët e krimit, kryen veprime për të penguar zbulimin e së vërtetës dhe nuk kallëzuan krimin në organet e Policisë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bën arrestimin në flagrancë të shtetasve: B., 32 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec; K. K., 26 vjeç; H. Gj., 22 vjeç; L. Sh., 27 vjeç; R. Sh., 28 vjeç, banues në Pogradec.

Nga provat e grumbulluara rezulton se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë ndihmuar autorët e dyshuar të ngjarjes, që të largohen nga vendngjarja. Në cilësinë e provës materiale u gjet dhe sekuestrua automjeti tip “Volksëagen Golf”, në përdorim të shtetasit F. B., i cili është përdorur në ngjarje, si edhe automjetet tip “Benz” dhe “BMË X5”, me të cilët janë ndihmuar shtetasit F. B. dhe G. M., për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Ndërkohë, vijon puna për kapjen e 2 autorëve të dyshuar të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.

Kujtojmë që Muçollari është djali i Jetmir Muçollarit, pronarit të hotel Volorekës në Pogradec. Ngjara dyshohet se lidhet me një konflikt të hershëm, ku në 8 gusht 2020 u qëllua drejt hotelit dhe shtëpisë së tyre.  Pra pas dy viteve autorët  janë rikthyer që të çojnë deri në fund planin e 2020-së, vrasjen e Jetmir Muçollarit dhe djemve të tij. Në gusht të 2020 është bërë një atentat drejt Johan Muçollarit në hotel Voloreka, ku dy persona kanë qëlluar me kallashnikov në drejtim të hotelit “Voloreka” në Tushemisht. Hoteli “Voloreka” është në pronësi të Emanuela Muçllarit, bashkëshortes së Jetmir Muçllarit.

Në 8 gusht 100 plumba janë zbrazur në drejtim të makinave të parkuara, duke dëmtuar 6 makina luksoze. Ndërkohë me 24 plumba kanë qëlluar vetëm makinën e pronarit, Jetmir Muçllari. Sipas informacioneve, atentatorët qëlluan edhe në drejtim të dhomës së djalit të pronarit, Johan Muçllari. Sulmi ka ndodhur për më shumë se 1 minutë, ku autori, i maskuar, pasi ka qëlluar në drejtim të hotelit, me qetësi i është drejtuar makinave të parkuara. I pashqetësuar, autori ka ecur i qetë përmes parkimit dhe më pas ka hapur zjarr me kallashnikov duke i dëmtuar makinat me radhë. Më pas është larguar duke dalë me vrap nga hoteli në pronësi të Jetmir Muçllarit.

 

 

Etiketa: Johan MuçllariKryesore1PogradecPolicia

Lajme të lidhura

Aksion policor në Vlorë, FNSH dhe Krimet e Rënda kontrolle në Çole dhe Ujin e Ftohtë
Aktualitet

Aksion policor në Vlorë, FNSH dhe Krimet e Rënda kontrolle në Çole dhe Ujin e Ftohtë

23:00 - 12/11/26
Kush ishte Luka Beqiraj? Mediat spanjolle zbulojnë lidhjet e dyshuara me mafian italo-shqiptare
Aktualitet

Kush ishte Luka Beqiraj? Mediat spanjolle zbulojnë lidhjet e dyshuara me mafian italo-shqiptare

22:46 - 12/11/26
Moti i keq bllokon lundrimet në Durrës, anulohet nisja e tragetit drejt Barit në orarin e parashikuar
Aktualitet

Moti i keq bllokon lundrimet në Durrës, anulohet nisja e tragetit drejt Barit në orarin e parashikuar

20:30 - 12/11/26
Para
Zgjidhet anëtarja e re e Gjykatës së Lartë, reagon Yuri Kim: Mirëpresim bashkëpunimin për zbatimin e Reformës në Drejtësi

Zonja Kim një ditë do të largohet!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestë në “Air Albania”, mesazhi i fortë kundër Edi Ramës: “Jep dorëheqjen”
Breaking Views

Protestë në “Air Albania”, mesazhi i fortë kundër Edi Ramës: “Jep dorëheqjen”

23:15 - 12/11/26

Përveç emocioneve, në stadiumin “Air Albania”, pati edhe thirrje të ndryshme gjatë ndeshjes mes Shqipërisë dhe Finlandës. Një pjesë e...

Lexo më shumë
Aksion policor në Vlorë, FNSH dhe Krimet e Rënda kontrolle në Çole dhe Ujin e Ftohtë

Aksion policor në Vlorë, FNSH dhe Krimet e Rënda kontrolle në Çole dhe Ujin e Ftohtë

23:00 - 12/11/26
Kush ishte Luka Beqiraj? Mediat spanjolle zbulojnë lidhjet e dyshuara me mafian italo-shqiptare

Kush ishte Luka Beqiraj? Mediat spanjolle zbulojnë lidhjet e dyshuara me mafian italo-shqiptare

22:46 - 12/11/26
Fitore e madhe e Shqipërisë ndaj Finlandës, magjia e Muçit dhe Manajt blindon kreun

Fitore e madhe e Shqipërisë ndaj Finlandës, magjia e Muçit dhe Manajt blindon kreun

22:41 - 12/11/26
Defekt masiv në Microsoft, probleme me Outlook, Teams dhe Microsoft 365

Defekt masiv në Microsoft, probleme me Outlook, Teams dhe Microsoft 365

22:15 - 12/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com