GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Atentati në Rinas ndodhi 50 metra larg komisariatit, Rama: Kemi bërë progres të madh në siguri

në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Atentati në Rinas ndodhi 50 metra larg komisariatit, Rama: Kemi bërë progres të madh në siguri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas atentatit të rëndë të dy ditëve më parë në zonën e Rinasit, ku u vra Gilmando Dani  i njohur si krahu i djathtë i Emiliano Shullazit  dhe u plagos rëndë agjenti i AMP-së, Muçi Shalianji, kryeministri Edi Rama në një intervistë ekskluzive për emisionin “Real Story” në ABC News foli për porogres të madh në siguri,

Ndërkohë që atentati ndodhi në mes të ditës, vetëm rreth 50 metra larg komisariatit, në një zonë që konsiderohet një nga më të monitoruarat dhe më të sigurta të vendit, Rama vazhdoi me progadën e tij duke theksuar se tashmë është gati projekti i kamerave inteligjente, që sipas tij do të identifikonin autorët “në kohë reale”.

Sokol Balla: Një pyetje të fundit që lidhet me situatën e fundit të krimeve pas asaj ngjarje të rëndë që ndodhi dy ditë më parë, që për fat të keq përforcon idenë se në uniformat blu duhet një reformë e thellë. Ju bëtë një lëvizje revolucionare duke vënë zonjën Koçiu si ministre të punëve të brendshme. Mendoni se duhet bërë diçka më shumë me policinë?

Edi Rama: Jo, unë mendoj që ne kemi bërë progres të madh dhe në atë drejtim, por ajo që na mungon qartësisht në këtë moment është rritja e kapaciteteve për monitorimin dhe për identifikimin e keqbërësve dhe ne praktikisht kemi vënë në vijë këtë proces që është zvarritur disa kohë për arsye burokratike nga ana e Policisë së Shtetit dhe nga ana e Ministrisë së Brendshme që është procesi i transformimit digjital të monitorimit me kamera inteligjente të rrugëve dhe të qyteteve të vendit. Që do të thotë, e thënë në terma konkretë, nëse ne do të kishim këtë sistem në këmbë, vrasësi apo vrasësit sepse nuk e di sesa kanë qenë në Rinas do të ishin identifikuar në kohë reale sepse sistemi nuk i jep mundësinë keqbërësve të ikin në drejtim të paditur ose e bën një mijë herë më të vështirë. Kështu që projekti është gati, financimi është vënë në dispozicion, kompania është një nga më të mirat në botë, sistemi është i sprovuar në Emiratet e Bashkuara me një sukses të jashtëzakonshëm dhe shpresoj që në javët ne vijim të fillojë më në fund puna dhe koha e realizimit dhe të fillimit të vendosjes në punë të sistemit është 12 muaj dhe pastaj do të jemi në një tjetër nivel komplet përsa i përket kapaciteteve për të identifikuar dhe për të reaguar ndaj keqbërësve të çdo lloji.

 

 

Lajme të lidhura

“Grusht shteti” në Poloni? Pezullohet kreu i Gjykatës Kushtetuese, policia futet në ambientet e saj
Botë

“Grusht shteti” në Poloni? Pezullohet kreu i Gjykatës Kushtetuese, policia futet në ambientet e saj

23:28 - 30/10/26
Investigimi i Mother Jones: Mediu kërkon mbrojtje politike në SHBA për Gërdecin?
Breaking Views

Investigimi i Mother Jones: Mediu kërkon mbrojtje politike në SHBA për Gërdecin?

22:30 - 30/10/26
Premtim i çuditshëm i Berishës: S’bëhem kryeministër, nëse fitoj zgjedhjet! Referendum për të më votëbesuar
Breaking Views

Premtim i çuditshëm i Berishës: S’bëhem kryeministër, nëse fitoj zgjedhjet! Referendum për të më votëbesuar

22:00 - 30/10/26
Para
Balluku e pandehur nga SPAK, Rama: Shiu ka punën e vet, ne tonën!

Balluku e pandehur nga SPAK, Rama: Shiu ka punën e vet, ne tonën!

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Grusht shteti” në Poloni? Pezullohet kreu i Gjykatës Kushtetuese, policia futet në ambientet e saj
Botë

“Grusht shteti” në Poloni? Pezullohet kreu i Gjykatës Kushtetuese, policia futet në ambientet e saj

23:28 - 30/10/26

Një krizë e rëndë politike dhe institucionale ka përfshirë Poloninë, pas përplasjes për kontrollin e Gjykatës Kushtetuese, ku presidenti i...

Lexo më shumë
Investigimi i Mother Jones: Mediu kërkon mbrojtje politike në SHBA për Gërdecin?

Investigimi i Mother Jones: Mediu kërkon mbrojtje politike në SHBA për Gërdecin?

22:30 - 30/10/26
Premtim i çuditshëm i Berishës: S’bëhem kryeministër, nëse fitoj zgjedhjet! Referendum për të më votëbesuar

Premtim i çuditshëm i Berishës: S’bëhem kryeministër, nëse fitoj zgjedhjet! Referendum për të më votëbesuar

22:00 - 30/10/26
50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

21:38 - 30/10/26
Si përfitoi Ermal Beqiri tender për mirëmbajtjen e sistemit të KESH edhe pas arrestimit? Përgjegjëse për kontratën, ish-bashkëpunëtorja e afërt e Ballukut

Si përfitoi Ermal Beqiri tender për mirëmbajtjen e sistemit të KESH edhe pas arrestimit? Përgjegjëse për kontratën, ish-bashkëpunëtorja e afërt e Ballukut

21:26 - 30/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com