GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Atentati në Shkodër, autori qëlloi 73-vjeçarin dhe iku në këmbë

08:50 - 16/06/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Atentati në Shkodër, autori qëlloi 73-vjeçarin dhe iku në këmbë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Lulash Qepuri, 73 vjeç u ekzekutua mbrëmjen e së mërkurës me armë zjarri në lokalin e tij në Shkodër. Viktima u qëllua me disa plumba pistolete nga persona të maskuar, ndërsa ngjarja ndodhi në fshatin Stom-Golem. Policia u njoftua nga djali i viktimës lidhur me krimin. Fillimisht, i moshuari mbeti i plagosur rëndë dhe u nis me urgjencë në drejtim të Spitalit Rajonal të Shkodrës, por ai ndërroi jetë gjatë rrugës si pasojë e plagëve të marra.

Burime nga Policia e Shkodrës bënë me dije se autori ka ardhur në këmbë në drejtim të lokalit, duke e qëlluar viktimën disa herë me armë zjarri pistoletë dhe më pas është larguar po në këmbë nga vendi i ngjarjes, duke humbur gjurmët.

Nga raportimet mësohet se nuk ka pasur asnjë komunikim apo shkëmbim fjalësh mes autorit, viktimës apo personave të tjerë që ndodheshin në lokal.

Ndërkohë, pranë lokalit ku ndodhi krimi, forcat e rendit kanë gjetur një armë automatike, me të cilën dyshohet që viktima të jetë kundërpërgjigjur duke qëlluar në drejtim të autorëve që i morën jetën. Të paktën, 16 plumba ka qëlluar Qepuri në drejtim të automjetit, me të cilin u krye vrasja e tij. Viktima ishte invalid dhe qarkullonte i armatosur. Ende nuk dihen motivet e krimit të rëndë që tronditi Shkodrën mbrëmjen që lamë pas.

Lulash Qepuri, banues në fshatin “Hot i Ri”, Komuna Rrethina, të rrethit Shkodër, u arrestua më 14 tetor të vitit 2011 për armëmbajtje pa leje, si dhe për lëndë narkotike. Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet policore në lokalin dhe në banesën e tij ngjitur me lokalin, janë gjetur dhe sekuestruar armë zjarri, municione luftarake si dhe fara të bimës narkotike kanabis sativa.

Kështu, Policia sekuestroi në atë kohë 1 armë zjarri automatike mod. 56, 1 armë zjarri tip revolver shtatësh, 262 copë fishekë të modeleve të ndryshme, fitila zjarrpërcjellës, 111 copë kapsolla detonatorë, si dhe një qese prej 55 gramësh me fara të bimëve narkotike kanabis sativa.

 

Etiketa: AtentatiautorikembeqelloiShkodër

Lajme të lidhura

Sulm i ri, gabime të vjetra! Pse Shqipëria mbetet e pambrojtur nga hakerat iranianë?
Aktualitet

Sulm i ri, gabime të vjetra! Pse Shqipëria mbetet e pambrojtur nga hakerat iranianë?

08:43 - 13/03/26
‘Prit t’i çoj fjalën atij k*rvës që kërcënon…’, dalin përgjimet mes Ballukut dhe Berberit
Aktualitet

300 apartamentet e Belindës/ Del sms nga dosja, Balluku-Berberit: Më bëj pasqyrën sa apartamente ke shitur!

08:07 - 13/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën
Aktualitet

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
Para
Konjufca konfirmon vizitën në Hagë, a do ta pranojnë takimin Thaçi dhe Veseli?

Konjufca para vizitës në Hagë te ish-krerët e UÇK: Jemi të shqetësuar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta me dhjetëra të vdekur në Iran, paralajmëron Trump: SHBA është e gatshme të ndihmojë
Botë

Trump: Hajdutët iranianë kanë vrarë për vite me radhë, tani kam nderin t’i vras

09:11 - 13/03/26

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se SHBA po vepron me forcë të plotë kundër Iranit, duke theksuar...

Lexo më shumë
Sulm i ri, gabime të vjetra! Pse Shqipëria mbetet e pambrojtur nga hakerat iranianë?

Sulm i ri, gabime të vjetra! Pse Shqipëria mbetet e pambrojtur nga hakerat iranianë?

08:43 - 13/03/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 13 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:25 - 13/03/26
‘Prit t’i çoj fjalën atij k*rvës që kërcënon…’, dalin përgjimet mes Ballukut dhe Berberit

300 apartamentet e Belindës/ Del sms nga dosja, Balluku-Berberit: Më bëj pasqyrën sa apartamente ke shitur!

08:07 - 13/03/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 13 Mars 2026

07:49 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com