GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Atentati në Shkodër/ Gjendet e djegur një makinë në Grudë, zbulohen edhe dy kallashnikovë

20:03 - 30/10/24
në Aktualitet, Breaking Views, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Atentati në Shkodër/ Gjendet e djegur një makinë në Grudë, zbulohen edhe dy kallashnikovë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një makine e djegur eshte fjetur ne fshatin grude te shkodres 10 minuta pas ngjarjes.

Policia e Shkodrës ka gjetur një automjet tip Land Rover model tip i ri të djegur në zonën e Grudës së Re. Brenda saj janë gjetur 2 automatikë, të cilët dyshohet se janë përdorur në ngjarjen ku pati 2 viktima dhe 2 te plagosur.

Ndërkohë, burime nga Spitali Rajonal i Shkodrës konfirmojnë se në morg janë dy persona. Paraprakisht, i vrarë me armë zjarri është shtetasi Hamza Lici ndërsa e vdekur është edhe një grua, Flutura Basha, kalimtare e rastit.

Në gjendje të rëndë për jetën janë Arlind Bushati dhe një person tjetër, Bashkim Basha, burri i gruas së vdekur. Sipas informacioneve paraprake, burri dhe gruaja janë përplasur nga makina e përfshirë në ngjarjen e rëndë.

 

Rreth orës 15:50, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, në Dobraç, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tip Benz, në lëvizje, me të cilin qarkullonin shtetasit H. L. dhe A. B.

Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën shtetasi H. L., dhe është plagosur rëndë shtetasi A. B.

Automjeti që udhëtonin shtetasit H.L dhe A.B, ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka përplasur një motoçikletë që udhëtonte shtetasi B.B dhe bashkëshortja e tij shtetasja F.B, ku si pasojë e përplasjes së automjetit me motomjetin ka ndërruar jetë shtetasja F.B dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital shtetasi B.B

Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të shumta të Policisë dhe Forca Kombëtare e Sigurisë Njësia Shkodër, si dhe janë nisur në ndihmë 2 grupe të Repartit Special “RENEA”.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Po në ndihmë të grupit hetimor është nisur dhe Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale me një grup specialistësh të Drejtorisë për Hetimin e rimeve të Rënda

Ndërkohë, shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijojnë kontrollet në terren dhe në ambiente të ndryshme, si dhe kanë ngritur pika kontrolli, për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

gijotina.com/

Etiketa: AtentatiShkodër

Lajme të lidhura

Shpëtohet i riu që u bllokua në Kanionet e Osumit, u fut vullnetar për gjetjen e një të mbyturi
Aktualitet

Shpëtohet i riu që u bllokua në Kanionet e Osumit, u fut vullnetar për gjetjen e një të mbyturi

08:32 - 22/02/26
Horoskopi, ja çfarë kanë rezervuar yjet për sot
Horoskopi

Horoskopi, ja çfarë kanë rezervuar yjet për sot

07:45 - 22/02/26
Parashikimi i motit për sot, ditë e kthjellët me vranësira të pakta
Breaking Views

Parashikimi i motit për sot, ditë e kthjellët me vranësira të pakta

07:30 - 22/02/26
Para
Ambasadori i BE, mesazh Komisionit “Xhafaj”: Korniza kushtetuese e Reformës në Drejtësi e 2016-s, e panegociueshme. Mos e prekni!

Ambasadori i BE, mesazh Komisionit “Xhafaj”: Korniza kushtetuese e Reformës në Drejtësi e 2016-s, e panegociueshme. Mos e prekni!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shpëtohet i riu që u bllokua në Kanionet e Osumit, u fut vullnetar për gjetjen e një të mbyturi
Aktualitet

Shpëtohet i riu që u bllokua në Kanionet e Osumit, u fut vullnetar për gjetjen e një të mbyturi

08:32 - 22/02/26

Është shpëtuar pas një operacioni të përbashkët mes alpinistëve, vullnetarëve, forcave RENEA dhe Forcave të Armatosura 22-vjeçari Xhuljano Kaloti, i...

Lexo më shumë
Horoskopi, ja çfarë kanë rezervuar yjet për sot

Horoskopi, ja çfarë kanë rezervuar yjet për sot

07:45 - 22/02/26
Parashikimi i motit për sot, ditë e kthjellët me vranësira të pakta

Parashikimi i motit për sot, ditë e kthjellët me vranësira të pakta

07:30 - 22/02/26
Big Brother VIP nis në dhjetor, ja disa nga emrat që do trazojnë shtëpinë këtë sezon

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP”

22:55 - 21/02/26
Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com