GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Atentati në Shkodër, kush është 20-vjeçari që u gjet i vrarë në oborrin e shtëpisë (Emri)

në Aktualitet
Kohë leximi: 1 min
A A
Atentati në Shkodër, kush është 20-vjeçari që u gjet i vrarë në oborrin e shtëpisë (Emri)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia e Shkodrës ka dalë me një komunikatë për mediat në lidhje me vrasjen me armë zjarri të regjistruar rreth orës 14:50, në fshatin “Guci e Re”.

Autoritetet bëjnë me dije se viktima është shtetasi Paulin Preka, rreth 20 vjeç. Burime bëjnë me dije ai është gjetur nga familjarët i vrarë në oborrin e banesës së tij.

Ai ishte goditur me një plumb të vetëm në gjoks.

Mësohet se Pavlin Preka jetonte i vetëm në shtëpinë e tij. Ai nuk ka patur një pune fikse, por ka ndihmuar babanë e tij në Dukagjin me bagëtitë.

Raportohet se ka qenë xhaxhai i tij, i cili pasi nuk iu është përgjigjur në telefon, ka shkuar dhe e ka gjetur të vdekur.

Policia e Shkodrës ka shkuar në vendin e ngjarjes, teksa bën me dije se autorit/ët janë ende të paidentifikuar.

Autoritetet policore thonë se është ngritur një grup i posaçëm  hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Xhaxhai i viktimës tha se nuk dinte që nipi të kishte probleme me njeri dhe kërkoi ndihmën e Policisë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Paulini është djali i vëllait tim, nipi. Lajmin e kam marrë vesh para 20 minutash. Fillimisht na thanë se është therur me thikë. Nuk ka shumë që e mora vesh. Nuk e di se nipi kishte probleme me kënd. Nuk e kemi idenë pse e kanë vrarë. Ka jetuar mes Dukagjinit dhe Gucisë. Në Dukagjin merren si familje me bagëti. Gjendja ekonomike është diçka, sa për të ngrënë një kafshatë bukë”, tha ai.

Etiketa: i vrareoborrShkodër

Lajme të lidhura

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburantit, ja sa do shitet nafta
Aktualitet

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburantit, ja sa do shitet nafta

12:50 - 11/11/26
Media kanadeze i kushton artikull protestave në Shqipëri: Qeveria e trajton vendin si pronë për ta shitur
Aktualitet

Media kanadeze i kushton artikull protestave në Shqipëri: Qeveria e trajton vendin si pronë për ta shitur

12:33 - 11/11/26
Nga plagosja në Vlorë te trafiku i drogës/ Kush është Luka Beqiraj, shqiptari i ekzekutuar në Spanjë?
Aktualitet

Nga plagosja në Vlorë te trafiku i drogës/ Kush është Luka Beqiraj, shqiptari i ekzekutuar në Spanjë?

12:10 - 11/11/26
Para
Abissnet Superiore/ Java e fundit e fazës së tretë luhet të shtunën dhe të dielën

Abissnet Superiore/ Java e fundit e fazës së tretë luhet të shtunën dhe të dielën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburantit, ja sa do shitet nafta
Aktualitet

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburantit, ja sa do shitet nafta

12:50 - 11/11/26

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimin e naftës dhe benzinës në Shqipëri. Vendimi i ri, i marrë sot, sjell...

Lexo më shumë
Magji afrikane apo studim anormal? Jenisheri shfrenon fantazinë, i shkruan Maran: E bëjmë bashkë Shqipërinë të çudisi botën

Magji afrikane apo studim anormal? Jenisheri shfrenon fantazinë, i shkruan Maran: E bëjmë bashkë Shqipërinë të çudisi botën

12:39 - 11/11/26
Media kanadeze i kushton artikull protestave në Shqipëri: Qeveria e trajton vendin si pronë për ta shitur

Media kanadeze i kushton artikull protestave në Shqipëri: Qeveria e trajton vendin si pronë për ta shitur

12:33 - 11/11/26
Nga plagosja në Vlorë te trafiku i drogës/ Kush është Luka Beqiraj, shqiptari i ekzekutuar në Spanjë?

Nga plagosja në Vlorë te trafiku i drogës/ Kush është Luka Beqiraj, shqiptari i ekzekutuar në Spanjë?

12:10 - 11/11/26
Kontrolle në Rinas, arrestohen dy persona në kërkim

Kontrolle në Rinas, arrestohen dy persona në kërkim

12:00 - 11/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com