GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Kampionia olimpike e Pekinit, Yipsi Moreno: Dua podiumin me Shqipërinë

në Breaking Views, Sport, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Kampionia olimpike e Pekinit, Yipsi Moreno: Dua podiumin me Shqipërinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kampionia olimpike e Pekinit, Yipsi Moreno, prej më shumë se një viti ka zgjedhur të përfaqësojë Shqipërinë. Kampionia kubane, e natyralizuar kuqezi, ndodhet aktualisht në një fazë përgatitore në Portugali, me synimin për të marrë pjesë në garat kryesore të kalendarit ndërkombëtar të atletikës shqiptare per hedhjen e cekicit. Keto anë Lojërat Ballkanike, të planifikuara për muajin qershor në Volos, si dhe Lojërat Mesdhetare, që do të zhvillohen në Taranto nga 21 gushti deri më 3 shtator.

E njohur si “Furia e Agramontes”, Moreno stërvitet nën drejtimin e bashkëshortit dhe trajnerit të saj, Abdel Murguia, i cili e ka ndihmuar të vendosë pak muaj më parë edhe rekordin kombëtar të Shqipërisë me 68.74 metra.

Në një prononcim për “CubitaNOW”, atletja tregon gjendjen e saj dhe eksperiencën në shqiptare: “Ndihem shumë mirë, madje mund të them se jam në një nga momentet më të mira të jetës sime. Fizikisht jam në formë optimale, sigurisht duke marrë parasysh moshën. Mundohem të përshtas përvojën që kam fituar gjatë jetës sime në Kubë me kushtet sportive në Shqipëri, dhe kështu arrita të marr pjesë në Kampionatin Botëror të Tokios 2025, në moshën 44-vjeçare, falë një ‘wild card’”.

Duke folur për pjesëmarrjen në kampionatin botëror, ajo shtoi: “Është e vërtetë që nuk arrita të kualifikohem në finale, pasi hedhja ime më e mirë në kualifikuese, 65.38 metra, nuk ishte e mjaftueshme. Megjithatë, për mua ishte një privilegj të ndaja arenën me ishshoqe të mia nga bota e atletikës, si polakja Anita Wlodarczyk, më e madhja e të gjitha kohërave në hedhjen e çekiçit, si dhe me breza të rinj që janë rritur duke më parë të garoj dhe të bërtas në mënyrën time karakteristike”.

 

 

Moreno dha edhe detaje mbi përgatitjet e saj: “Kjo është baza ime e dytë stërvitore për këtë vit. Në janar ishim në Nikosia, gjë që më ndihmoi shumë në përgatitjen fizike”.

Aktualisht e vendosur në Tiranë, atletja po e kombinon karrierën sportive me jetën personale, duke u përshtatur me realitetin shqiptar, ndërkohë që ndjek edhe rritjen e djalit të saj, Abdelito, tashmë 16 vjeç, i cili studion dhe zotëron shumë mirë gjuhën shqipe.

Sa i përket objektivave të saj, Yipsi theksoi: “Synimi im kryesor është të përmirësoj renditjen në Lojërat Ballkanike, pasi në pjesëmarrjen time të parë u rendita e katërta pothuajse pa stërvitje. Dua të bëj gjithçka që mundem për të arritur rezultate të mira për këtë vend që më ka pritur dhe më mbështet”.

Moreno, e cila për shumë vite ka garuar për Kubën, ka një karrierë të pasur me medalje, ku spikat ari olimpik në Pekin, argjendi në Athinë, si dhe tre tituj dhe një vend të dytë në Kampionatet Botërore.

gijotina.com/

Etiketa: hedhje cekici

Lajme të lidhura

Mungesa e Ernest Muçit prish planin e Maran, ndryshon formacionin ndaj Bjellorusisë
Sport

Mungesa e Ernest Muçit prish planin e Maran, ndryshon formacionin ndaj Bjellorusisë

14:13 - 15/11/26
Luiza Gega triumfon në Maratonën e Tiranës, fiton garën e femrave
Sport

Luiza Gega triumfon në Maratonën e Tiranës, fiton garën e femrave

13:23 - 15/11/26
Sot sfida me Bjellorusinë në Budapest, kuqezinjtë luajnë për dy rezultate
Sport

Sot sfida me Bjellorusinë në Budapest, kuqezinjtë luajnë për dy rezultate

10:17 - 15/11/26
Para
“Lufta do të përfundojë shumë shpejt”, Trump: Irani ka pranuar të dorëzojë Uraniumin

"Lufta do të përfundojë shumë shpejt", Trump: Irani ka pranuar të dorëzojë Uraniumin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Qëlluan me vezë makinën e Ramës, arrestohen 2 persona, 9 të tjerë nën hetim
Aktualitet

Qëlluan me vezë makinën e Ramës, arrestohen 2 persona, 9 të tjerë nën hetim

15:15 - 15/11/26

Dy persona janë arrestuar dhe 9 të tjerë janë vënë nën hetim për sulmet me vezë e sende të forta...

Lexo më shumë
Mjegulla përfshin Juglindjen, e vendit vështirësi në qarkullim në disa akse nacionale

Mjegulla përfshin Juglindjen, e vendit vështirësi në qarkullim në disa akse nacionale

14:54 - 15/11/26
Mungesa e Ernest Muçit prish planin e Maran, ndryshon formacionin ndaj Bjellorusisë

Mungesa e Ernest Muçit prish planin e Maran, ndryshon formacionin ndaj Bjellorusisë

14:13 - 15/11/26
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë

Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë

13:45 - 15/11/26
Luiza Gega triumfon në Maratonën e Tiranës, fiton garën e femrave

Luiza Gega triumfon në Maratonën e Tiranës, fiton garën e femrave

13:23 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com