GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Ato videot i qani”/ Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK, batuta me gazetarët

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Ato videot i qani”/ Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK, batuta me gazetarët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja Monika Kryemadhi, është paraqitur mesditën e kësaj të hëne në Prokurorinë e Posaçme, SPAK, në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.

Në hyrje të Prokurorisë Kryemadhi ka shkëmbyer edhe batuta me gazetarët.  “Ato videot i qani”, ka thënë Kryemadhi para se të hynte në SPAK.

Pas paraqitjes së saj në SPAK në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Monika Kryemadhi foli për mediat.

“Kam dhe thonjtë biles e kam me përzgjedhje, mavia ma ka vjedh mua ngjyrën”, tha Kryemadhi.

Më tej ajo u pyet nëse para se të hynte në SPAK po fliste me Metën.

Ajo tha se po fliste me fëmijët e saj dhe se nuk ka komunikim me Metën.

Kryemadhi kërkoi që mos të ngatërrojnë Metën me Veliajn, pasi sipas saj Meta nuk flet çdo ditë me stafin e tij, siç bën Veliaj nga burgu.

“Po flisja me fëmijët e mi para se të shkoja te SPAK. Ju e dini shumë mirë që unë nuk komunikoj me zotin Meta, po zotin Meta mos e ngatërroni me Erion Veliajn që flet çdo ditë me stafin e tij dhe u përgjigjet edhe komentuesve “, tha Kryemadhi.

Kryemadhi gjithashtu ka folur dhe për dosjen e saj në SPAK, teksa shtoi se pret përfundimin e të gjithë procedurës në këtë strukturë për ta çuar më pas çështjen në gjykatën e Strasburgut.

“Po kështu nëpërmjet kësaj deklaratë t’i rikujtoj SPAK inceneratorin e Tiranës sesi bashkia vazhdon të paguajë 29 euro për ton. Për të vazhduar me sipërfaqen mbi 15 hektarë e uzurpuar nga dherat ku inceneratori ka marrë 60 milionë euro. Nuk ka asnjë reagim nga SPAK duke parë disa viktima që janë marrë pjesë e evazionit fiskal. Pensionistë apo të vdekur që dilnin administratorë. 4 vjet më parë unë kam bërë të qartë inceneratorin e Tiranës. Para ca ditësh mësuat për serat në tokën e inceneratorit të ngritura me para të BE, për të marrë para nga taksapaguesit amerikanë për projekte që nuk ekzistonin.

Kam kërkuar të njihem me fashikujt, nuk më janë dhënë. Kjo situatë do durim. Beteja nuk është me forcë. Do të krijohet një procedurë që më pas do të shkojë në Strasburg. Reforma në drejtësi ka probleme, është transformuar rrugës. Janë etapa që ne do t’i ndjekim”,tha Kryemadhi.

Deputetja po hetohet nga SPAK për tre akuza, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim të ardhurash. Gjykata la në fuqi më 23 tetor masën “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj Kryemadhit, për të njëjtat vepra penale, si dhe ndaj të hetuarës Ema Çoku, për pastrim parash. Ndërkohë ndaj Piro Xhixhos, i hetuar për korrupsion pasiv, iu zëvëndësua masa e sigurisë nga “arrest në shtëpi” në “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Të tre të hetuarit nën masën e sigurimit “detyrim paraqitje” urdhërohen të paraqiten një herë në muaj në zyrat e Policisë Gjyqësore të SPAK

Etiketa: MonikaSpak

Lajme të lidhura

Tirana në revoltë, studentët dhe pedagogët do të protestojnë përsëri sot së bashku kundër Ramës
Aktualitet

Tirana në revoltë, studentët dhe pedagogët do të protestojnë përsëri sot së bashku kundër Ramës

07:48 - 21/10/26
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion
Breaking Views

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike
Aktualitet

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Para
Paraqitjet e legjionarëve/ Bajrami shënon si dhe Asani shkëlqen me dopietë, Daku jep asist

Paraqitjet e legjionarëve/ Bajrami shënon si dhe Asani shkëlqen me dopietë, Daku jep asist

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tirana në revoltë, studentët dhe pedagogët do të protestojnë përsëri sot së bashku kundër Ramës
Aktualitet

Tirana në revoltë, studentët dhe pedagogët do të protestojnë përsëri sot së bashku kundër Ramës

07:48 - 21/10/26

Protestat kundër qeverisë pritet të vijojnë edhe gjatë ditës së sotme në Tiranë, pas përshkallëzimit të tensioneve mbrëmjen e djeshme...

Lexo më shumë
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 21 Tetor 2026

07:35 - 21/10/26
Parashikimi i motit, 19 Shtator 2024

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 21 Tetor 2026

07:33 - 21/10/26
Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com