GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Atyre që duan të jenë gjithmonë në kalë”, Rexhep Qosja: Të mendojnë çastin kur thuhet “boll”

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Atyre që duan të jenë gjithmonë në kalë”, Rexhep Qosja: Të mendojnë çastin kur thuhet “boll”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Akademiku Rexhep Qosja, në një intervistë televizive ka komentuar shpalljen ‘non grata’ nga SHBA të ish-kryeministrit Berisha dhe përjashtimin e tij nga grupi parlamentar i PD-së.

“Unë kam shkruar shumë për kryeministrin e Shqipërisë Sali Berisha, për kryetarin e PD, Sali Berisha. Kam shkruar shumë për politikën që ka bërë. Tani Sali Berisha përjetoi diçka të papritur që i sjell natyrisht dhimbje çdo politikani dhe sa më lart të ketë qenë, me pozitë, më shumë dhimbje ka ai dhe shteti në të cilin ai ka pasur pozitat shtetërore. Tani Sali Berisha është politikan i rrëzuar dhe etika ime intelektuale, edukata ime nuk më lejon që ta godas dhe sulmoj, njeriun e rrëzuar.”- tha Qosja.

Pjesë nga intervista:

Gazetarja: Në të vërtetë Berisha edhe pse i rrëzuar, po kërkon të ngrihet sërish, duke rrëzuar si fillim Bashën, e mandej prapë nga e para.

Rexhep Qosja: Nuk do doja të ndërhyja, të flisja tani, ta godas Sali Berishën, por do të kisha dashur që Berisha të kishte dhënë dorëheqjen dhe të ishte bërë hallall njëherë e përgjithmonë me politikën.

Gazetarja: Ju një jetë në shërbim të gjuhës dhe kombit dhe idealit të bashkimit keni një porosi për ata që duan të jenë gjithmonë në kalë, gjithmonë në krye?

Rexhep Qosja: Nga krijimtaria shpirtërore romantike, greke, kanë mbetur disa mësime, ato kultura kanë pasur disa ideale. Një prej këtyre idealeve ka qenë e drejta. Ideal tjetër i atyre kulturave ka qenë e vërteta. Një tjetër ka qenë e bukura dhe një tjetër ka qenë masa. Njeriu duhet ta dijë kur është realizuar masa. Nuk duhet të teprohet, duhet krijuar, duhet drejtuar, por jo tepruar. Politikanët duhet të kenë mirëkuptim, të shkojnë më tutje, por fatkeqësisht shumica prej tyre nuk kanë koncept për masën. Ata duhet të kenë mendimin, qëndrimin, idenë e tyre për masën. Po ta kishin, shumë gjëra në Shqipëri, kohë pas kohe dhe në Kosovë nuk do të shiheshin dhe nuk do të dëgjoheshin. Rroftë masa, rrofshin mendjet që kanë mendime dhe ndjenjë për masën. Atë çastin kur duhet thënë “boll” siç do të thoshte populli.

gijotina.com

Etiketa: non grataRexhep QosjaSali Berisha

Lajme të lidhura

Policët i ndalojnë t’u bashkohen protestës së studentëve te Kuvendi, pedagogët heqin barrierat
Aktualitet

Policët i ndalojnë t’u bashkohen protestës së studentëve te Kuvendi, pedagogët heqin barrierat

11:27 - 22/10/26
Kreu i Sindikatës së Pedagogëve: Të shkojmë në ndihmë të studentëve para Parlamentit
Aktualitet

Kreu i Sindikatës së Pedagogëve: Të shkojmë në ndihmë të studentëve para Parlamentit

11:15 - 22/10/26
Këlliçi në Kuvend: PD mbështet protestën e studentëve, Rama të dorëhiqet menjëherë
Aktualitet

Këlliçi në Kuvend: PD mbështet protestën e studentëve, Rama të dorëhiqet menjëherë

10:35 - 22/10/26
Para
Mjeku: Po përballemi me alergji akute tek fëmijët, duhen bërë testet

Mjeku: Po përballemi me alergji akute tek fëmijët, duhen bërë testet

TË FUNDIT

Policët i ndalojnë t’u bashkohen protestës së studentëve te Kuvendi, pedagogët heqin barrierat
Aktualitet

Policët i ndalojnë t’u bashkohen protestës së studentëve te Kuvendi, pedagogët heqin barrierat

11:27 - 22/10/26

Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës së Shqipërisë. “Çfarë do...

Lexo më shumë
Kreu i Sindikatës së Pedagogëve: Të shkojmë në ndihmë të studentëve para Parlamentit

Kreu i Sindikatës së Pedagogëve: Të shkojmë në ndihmë të studentëve para Parlamentit

11:15 - 22/10/26
Kongresmenja amerikane në mbështetje të protestuesve: Qeveria shqiptare të ndalë dhunën

Kongresmenja amerikane në mbështetje të protestuesve: Qeveria shqiptare të ndalë dhunën

10:55 - 22/10/26
Bllokim foltoreje dhe goditje e tavolinave nga deputetët e PD, socialistët votojnë me shpejtësi ligjet

Bllokim foltoreje dhe goditje e tavolinave nga deputetët e PD, socialistët votojnë me shpejtësi ligjet

10:49 - 22/10/26
Këlliçi në Kuvend: PD mbështet protestën e studentëve, Rama të dorëhiqet menjëherë

Këlliçi në Kuvend: PD mbështet protestën e studentëve, Rama të dorëhiqet menjëherë

10:35 - 22/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com