GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Audio për “21 Janarin”, Hoxha pyetet në polici

18:31 - 23/01/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Arrestimi i bosit italian të mafies, Hoxha: U vetëdorëzua
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gazetari Artan Hoxha ka hyrë në ambientet e Drejtorisë së Policisë Tiranë për të dorëzuar një material audio, ku pretendohet se kreu i Gardës, Ndrea Prendi urdhëron vartësit tij të qëllojnë mbi protestuesit, nëse thyejnë perimetrin e sigurisë, në protestën e 21 Janarit.

Para se të merrej në pytetje në Drejtorinë e Policisë Tiranë, gazetari Artan Hoxha ka dhënë një prononcim për mediat, ku është shprehur se i mbetet hetuesve për të vlerësuar nëse ky material audio do të konsiderohet një indicie që të çon drejt 1 prove, apo mund të kualifikohet si provë që do të çojë në zbardhjen e “21Janarit”.

Deklarata

Artan Hoxha: Duke ndjekur moton e Maks Haxhiajt që ka thënë në kohë dimri, ata që vijnë këtu do të vishen trashë, kështu që unë jam veshur me triko leshi, me pallto leshi, kështu që kam ndërmend që të qëndroj gjatë.

Çfarë ka qenë për t’u bërë publike deri tani e kam bërë, pjesa tjetër është çështje e hetimit dhe janë ata që e vlerësojnë nëse është një indicie që të çon drejt 1 prove, nëse mund të kualifikohet si provë, nëse mund të jetë si element i cili mund të ndihmojë grupin e hetimit për të shkuar tek provat që do të çojnë në zbardhjen e 21 Janarit.

Ajo që është fakt sot është se edhe 12 vite mbrapa, ne kemi 2 të vrarë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Hekuran Dedën dhe Aleks Nikën, të cilët janë ekzekutuar para kamerave, para syve të gjithë botës dhe janë pa autor dhe ajo që duhet të jepet përgjigje nga ish-kryeministri i kohës, i cili vazhdon me variantin e vjetër që “Garda ka zbatuar ligjin për përdorimin e armëve”.

Më tej, shtoi:

Ajo që unë kam nxjerrë së fundmi dëshmon që Garda jo vetëm nuk ka zbatuar ligjin, por ka ekzekutuar qytetarë të pafajshëm të këtij vendi me urdhër dhe ka ekzekutuar qytetarë që jo vetëm që nuk kanë qenë në territorin e Kryeministrisë, por kanë qenë përtej trotuarit, kanë qenë në krahun tjetër tek Kullat. Aleks Nika është ekzektuar tek Kullat, nuk ka qenë tek Kryeministria dhe as brenda në bulevard.

Përsa kohë këto vrasje janë pa autor dhe familja, 2 vajzat e Aleks Nikës janë rritur pa baba, nuk kanë një përgjigje, kryeministri i kohës Sali Berisha dhe kryeministri i sotëm Edi Rama duhet t’iu japin përgjigje atyre. Ajo që duhej të kishte marrë përgjigje me kohë është: Kush e ka vrarë Aleks Nikën?

Etiketa: 21 janariArtan Hoxha

Lajme të lidhura

E trishtë/ Arti në zi, ndahet nga jeta regjisori Piro Milkani
Aktualitet

E trishtë/ Arti në zi, ndahet nga jeta regjisori Piro Milkani

22:07 - 24/05/25
Dosja ‘Ura’/ Policët shqiptarë morën 2 mijë lekë ryshfet për të mos ndaluar trafikantin e heroinës
Aktualitet

Dosja ‘Ura’/ Policët shqiptarë morën 2 mijë lekë ryshfet për të mos ndaluar trafikantin e heroinës

20:33 - 24/05/25
Helmimi nga salmonela në kopshtin në Gramsh, drejtoresha e Spitalit: Tre fëmijë u paraqiten për mjekim
Aktualitet

Helmimi nga salmonela në kopshtin në Gramsh, drejtoresha e Spitalit: Tre fëmijë u paraqiten për mjekim

18:00 - 24/05/25
Para
Sula: Njerëzit po rrezikojnë jetën për të shpëtuar nga kjo qeveri

Sula: Njerëzit po rrezikojnë jetën për të shpëtuar nga kjo qeveri

Discussion about this post

TË FUNDIT

E trishtë/ Arti në zi, ndahet nga jeta regjisori Piro Milkani
Aktualitet

E trishtë/ Arti në zi, ndahet nga jeta regjisori Piro Milkani

22:07 - 24/05/25

Një lajm i trishtë ka ardhur nga kinematografia shqiptare, ku regjisori Piro Milkani është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare....

Lexo më shumë
Taulant Xhaka tërhiqet nga futbolli, koreografi speciale nga klubi i Basel-it

Taulant Xhaka tërhiqet nga futbolli, koreografi speciale nga klubi i Basel-it

21:00 - 24/05/25
Danimarka rrit moshën e daljes në pension, më e larta në Evropë

Danimarka rrit moshën e daljes në pension, më e larta në Evropë

20:57 - 24/05/25
Dosja ‘Ura’/ Policët shqiptarë morën 2 mijë lekë ryshfet për të mos ndaluar trafikantin e heroinës

Dosja ‘Ura’/ Policët shqiptarë morën 2 mijë lekë ryshfet për të mos ndaluar trafikantin e heroinës

20:33 - 24/05/25
“Alimehmeti meriton të jetë në Parlament”/ Aspiron drejtimin e PD? Ja si përgjigjet Tabaku

“Alimehmeti meriton të jetë në Parlament”/ Aspiron drejtimin e PD? Ja si përgjigjet Tabaku

19:21 - 24/05/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com