GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Auditi i Financave ‘ngel në klasë’ qeverinë për investimet publike

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Auditi i Financave ‘ngel në klasë’ qeverinë për investimet publike
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qeveria mori vlerësim të dobët në menaxhimin e investimeve publike buxhetore konform planit që ka miratuar Kuvendi në buxhetin e vitit 2023.

Drejtoria e Përgjithshme e Kontrollit të Brendshëm Financiar Publik dhe Raportimit Financiar pranë Ministrisë së Financave vlerësoi se treguesi “Realizimi i shpenzimeve kapitale” paraqet devijimin nga plani i realizimit të shpenzimeve kapitale në një vit kundrejt shpenzimeve kapitale totale të planifikuara me ligjin e buxhetit vjetor në Kuvend.

Për vitin 2023, ky tregues është vlerësuar mesatarisht me 2 pikë (50%), duke shfaqur një performancë mesatare të njësive publike me buxhet të madh dhe ka pësuar rënie në krahasim me vitin 2022, i cili është vlerësuar me 2.7 pikë (67%).

Për ato njësi, të cilat paraqesin një performancë të ulët të realizimit të këtij treguesi, evidentohet se shkaqet kryesore janë të lidhura kryesisht me kryerjen e procedurave të prokurimit.

Një tjetër tregues i rëndësishëm për eficiencën e investimeve publike, sipas Drejtorisë së Kontrollit Financiar është “Investimet kapitale shumëvjeçare janë hedhur në sistem sipas planit kontraktual të disbursimit”.

Ky është një tregues tjetër i rëndësishëm, i cili paraqet shumat totale të shpenzimeve për projektet e investimeve në periudhën e vlerësimit (një ose disavjeçare) me shumën totale të planit shumëvjeçar të parashikuar për projektet.

Për periudhën analizuese (2023) ky tregues është vlerësuar mesatarisht me 2.54 pikë (ose 63%) të nivelit referues. Vihet re, se në krahasim me vitin paraardhës 2022, vlerësimi ka pësuar një rënie të lehtë (3.15 pikë ose 79%).

Drejtoria e Kontrollit në Ministrinë e Financave vë në dukje se, një pjesë e njësive të varësisë të marra në analizë shfaqen problematika lidhur me parashikimin e fondeve në fillim të vitit buxhetor, gjë e cila ka sjellë dhe diferencat apo devijimet e planeve buxhetore.

Gjithashtu, rishikimi i buxhetit kryhet duke i kaluar fondet nga projektet me ecuri më të ulët në ato me ecuri më të lartë. Ecuria e ulët mund të jetë rezultat edhe i planifikimit të gabuar, ku nuk janë mbajtur parasysh faktorët që mund të pengojnë ecurinë e projektit gjatë vitit.

Investimet publike zëri më produktiv i arkës së shtetit vuan nga mosrealizimi i lartë i planit dhe përqendrim i alokimeve në dy muajt e fundit të vitit.

Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave tregojnë se gjatë muajit dhjetor 2023 u paguan 430 milionë euro në zërin “investimet publike”. Kjo shumë ishte sa 38% e fondit vjetor të investimeve publike prej 118 miliardë lekësh (1,1 mld eurosh) që u realizua gjatë vitit të kaluar.

Zëri i investimeve mbeti gjithashtu i parealizuar edhe në raport me planin. Nga 135 miliardë lekë të planifikuara për t’u investuar më 2023 u realizuan 118 miliardë lekë, ose 12% më pak se plani./Monitor

Etiketa: investimeqeveri

Lajme të lidhura

OECD: Shqipëria ka rrjetin rrugor dhe hekurudhor më të dobët në Ballkanin Perëndimor
Aktualitet

OECD: Shqipëria ka rrjetin rrugor dhe hekurudhor më të dobët në Ballkanin Perëndimor

08:04 - 01/10/26
Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë
Aktualitet

Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë

08:06 - 30/09/26
Jo vetëm Kushner! Edhe tre resorte të tjera po projektohen në zonën e mbrojtur të Zvërnecit
Aktualitet

Jo vetëm Kushner! Edhe tre resorte të tjera po projektohen në zonën e mbrojtur të Zvërnecit

09:47 - 29/09/26
Para
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Kursi zyrtar i këmbimit valutor, 17 Korrik 2024

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 1 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:17 - 01/10/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.7 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
OECD: Shqipëria ka rrjetin rrugor dhe hekurudhor më të dobët në Ballkanin Perëndimor

OECD: Shqipëria ka rrjetin rrugor dhe hekurudhor më të dobët në Ballkanin Perëndimor

08:04 - 01/10/26
“Shqipëria kërkon revolucion”/ Sot dita e 124-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largimin e qeverisë

“Shqipëria kërkon revolucion”/ Sot dita e 124-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largimin e qeverisë

07:33 - 01/10/26
Parashikimi i motit për këtë të dielë: Kthjellime dhe alternime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 1 Tetor 2026

07:26 - 01/10/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 1 Tetor 2026

07:25 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com