GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Auditimi i Urgjencës/ Raporti: Të limitohen punësimet me kontratë afatshkurtër

12:06 - 02/10/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Auditimi i Urgjencës/ Raporti: Të limitohen punësimet me kontratë afatshkurtër
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore (QKUM) i është rekomanduar që të rishikojë pozicionet e punës me kontratë afatshkurtër duke u investuar më shumë në ato të qëndrueshme në mënyrë që edhe shërbimi të jetë më cilësor.

Një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit nënvizon se numri i mjekëve dhe stafit tjetër në këtë qendër ka qenë në ndryshim nga viti në vit sipas nevojës por 57 për qind e këtij stafi është me kontratë afatshkurtër.

“Punonjësit e përhershëm i përkasin strukturës së QKUM pra 86 punonjës (punonjësit e përkohshëm janë kërkuar për shtesë 49 punonjës (personel mjekësor për shkak të pandemisë mjekë, infermierë, dhe shoferë), Parashikimi i shpenzimeve për paga, ka ndryshim të fondit të pagave në PBA e viteve 2021-2023 dhe 2022-2024, është më i lartë për arsye të kërkesës për shtim personeli me kontratë të përkohshme si dhe zbatimit të vendimit nr. 207, datë 10.03.2020 “Për dhënie shpërblimi për personelin, mjekë, infermierë dhe Punonjës të tjerë”.

Megjithëse kërkesa buxhetore për vitin 2021 është për 86 punonjës, MSHMS ka miratuar 88 punonjës” thuhet në auditim.

Sipas këtij të fundit Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore për përballimin e fluksit të urgjencave mjekësore si edhe dinamikës në rritje (për shkak të tërmetit, pandemisë) në vitet 2020-2021-2022, ka parashikuar rritje të burimeve njerëzore, numrit të punonjësve të QKUM-së i janë shtuar 10 mjekë, 20 infermierë dhe 15 shoferë.

“Pra, konstatohen ndryshime të shpeshta të stafit mjekësor të cilat sjellin mangësi në kryerjen e detyrës dhe investimi që kryhet nga QKUM për përgatitjen profesionale të kësaj kategorie punonjësish, nuk është i qëndrueshëm dhe ndikon në shërbimin cilësor ndaj qytetarëve” nënvizon raporti.

Në këto kushte KLSH ka rekomanduar që QKUM, të adresojë pranë Ministrisë kërkesën për rishikim të menjëhershëm të strukturës organizative të institucionit, shoqëruar me relacionin përkatës argumentues mbi domosdoshmërinë e limitimit të pozicioneve të punës me kontratë afatshkurtër (aktualisht 57% e stafit) në një institucion me rëndësi jetike për qytetarët dhe pa natyrë pune me karakter sezonal, me qëllim që investimi i kryer për përgatitjen profesionale të kësaj kategorie punonjësish, të jetë i qëndrueshëm dhe afatgjatë për shërbim profesional dhe cilësor ndaj qytetarëve./Monitor

 

Etiketa: raportiUrgjencë

Lajme të lidhura

‘Barku i Ramës dhe Ballukut nuk nginjet’, Këlliçi: Aeroporti i Vlorës po kyçet në çifligun e diktatorit…
Aktualitet

SPAK kërkon ta arrestojë, Rama nuk e “lëshon” Ballukun: Nuk i futemi asaj valleje sa herë ka një akuzë

12:49 - 26/02/26
Komisioni i Jashtëm i PE “shuplakë” Ramës: Mos cënoni hetimet e SPAK për Ballukun, po rrezikoni integrimin!
Aktualitet

Komisioni i Jashtëm i PE “shuplakë” Ramës: Mos cënoni hetimet e SPAK për Ballukun, po rrezikoni integrimin!

12:21 - 26/02/26
U arrestua për miliona euro abuzime, Rama i qan hallin Karçanajt: Jeton në shtëpi me qira, as makinë nuk ka
Aktualitet

U arrestua për miliona euro abuzime, Rama i qan hallin Karçanajt: Jeton në shtëpi me qira, as makinë nuk ka

12:11 - 26/02/26
Para
Simone Biles rikthehet me kërcimin spektakolar dhe shkruan historinë

Simone Biles rikthehet me kërcimin spektakolar dhe shkruan historinë

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Barku i Ramës dhe Ballukut nuk nginjet’, Këlliçi: Aeroporti i Vlorës po kyçet në çifligun e diktatorit…
Aktualitet

SPAK kërkon ta arrestojë, Rama nuk e “lëshon” Ballukun: Nuk i futemi asaj valleje sa herë ka një akuzë

12:49 - 26/02/26

Kryeministri Edi Rama ka folur në mbledhjen e Grupit të PS për Belinda Ballukun, ku ka ripërsëritur se zëvendës kryeministrja...

Lexo më shumë
Komisioni i Jashtëm i PE “shuplakë” Ramës: Mos cënoni hetimet e SPAK për Ballukun, po rrezikoni integrimin!

Komisioni i Jashtëm i PE “shuplakë” Ramës: Mos cënoni hetimet e SPAK për Ballukun, po rrezikoni integrimin!

12:21 - 26/02/26
U arrestua për miliona euro abuzime, Rama i qan hallin Karçanajt: Jeton në shtëpi me qira, as makinë nuk ka

U arrestua për miliona euro abuzime, Rama i qan hallin Karçanajt: Jeton në shtëpi me qira, as makinë nuk ka

12:11 - 26/02/26
Hija e Bashkim Ulajt pengon hekurudhën/ Si i mori Olset Haxhiu 237 MLN lekë nga drejtori kosovar i Portit

Hija e Bashkim Ulajt pengon hekurudhën/ Si i mori Olset Haxhiu 237 MLN lekë nga drejtori kosovar i Portit

12:01 - 26/02/26
Pezullimi i Ballukut, Rama sulmon SPAK: Janë turrur në garë për të prerë sa më shumë fletë-arreste

Pezullimi i Ballukut, Rama sulmon SPAK: Janë turrur në garë për të prerë sa më shumë fletë-arreste

11:49 - 26/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com