GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Aurel Hoxha në kërkim për vrasje, AAPSK nxjerr për qera lokalin “MONOPOL” për 3.8 mln lekë në muaj

13:35 - 23/10/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Aurel Hoxha në kërkim për vrasje, AAPSK nxjerr për qera lokalin “MONOPOL” për 3.8 mln lekë në muaj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara ka nxjerrë për qira lokalin luksoz “MONOPOL” në zonën e “Myslym Shyrit”, në pronësi të shtetasit të shpallur në kërkim, Aurelinjo Kalaveri alias Aurel Hoxha.

Siç njofton agjencia, bëhet fjalë për një lokal me sipërfaqe 388.75 m², ndodhur në katin e parë te rruga “Myslym Shyri”, një nga zonat më të preferuara të Tiranës, i cili është në administrim shtetëror dhe del për qira për 380,000 Lekë/muaj.

Dy javë më parë, SPAK njoftoi se 5 miliardë lekë pasuri të Aurelinjo Kalaveri alias Aurel Hoxha, janë sekuestruar. Bëhet fjalë për caktimin e masës “sekuestro preventive” mbi 3 subjekte tregtare, 7 apartamente, 6 njësi tregtare, 32 autovetura, mes të cilave një Lamborghini Urus dhe një Rolls Royce Cullinan dhe 52 llogari bankare, në pronësi të drejtpërdrejtë apo të tërthortë të Aurel Hoxhës dhe të tjerëve.

Aurel Hoxha ka porositur vrasjen e Klevis Lleshit kundrejt pagesës prej 50 mijë eurosh në shenjë hakmarrje për vëllain Agim Hoxha në Angli.

Për vrasjen e Klevis Lleshit, Aurel Hoxha, i cili merrej me trafik droge dhe ishte pronar i lokalit luksoz Monopol në Tiranë, dyshohet se ka paguar Sabah Nuzi, i identifikuar nga hetimet si personi që ka realizuar vrasjen me pagesë.

Klevis Lleshi është kushëriri, djali i xhaxhai i Arben Lleshit, i cili në vitin 2012 vrau dhe dogji Angli Agim Hoxha. Arben Lleshi u dënua me burgim të përjetshëm për krimin e rëndë.

Arben Lleshi u vra në vitin 2023 në burg nga i dënuari me burg përjetë, Sokol Mjacaj. Vrasja dyshohet se ishte me pagesë

Etiketa: AAPSKAurel Hoxhamonopol

Lajme të lidhura

Skrapar/ Dyshohet se është mbytur në lumin Osum, polumbarët në kërkim të trupit të 43-vjeçarit Ilir Kurti
Aktualitet

Skrapar/ Dyshohet se është mbytur në lumin Osum, polumbarët në kërkim të trupit të 43-vjeçarit Ilir Kurti

18:55 - 20/02/26
Dyshohet se i ngacmoi gruan, zbardhet motivi i sulmit me thikë ndaj Egli Pashollarit
Aktualitet

Dyshohet se i ngacmoi gruan, zbardhet motivi i sulmit me thikë ndaj Egli Pashollarit

18:23 - 20/02/26
Masakra e Kuçovës ’97/ Gjykata lë në fuqi regjimin e posaçëm për Fran Marashin
Aktualitet

Masakra e Kuçovës ’97/ Gjykata lë në fuqi regjimin e posaçëm për Fran Marashin

16:30 - 20/02/26
Para
“Qeveria teknike nuk krijohet nëse nuk ngrihemi si popull”, Berisha paralajmëron protesta

“Qeveria teknike nuk krijohet nëse nuk ngrihemi si popull”, Berisha paralajmëron protesta

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…
Breaking Views

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…

22:40 - 20/02/26

Partia Demokratike ka mbajtur protestën e katërt kombëtare përpara Kryeministrisë dhe Kuvendit. Për këtë protestë, ka reaguar edhe Kryeministri Edi...

Lexo më shumë
“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

22:21 - 20/02/26
Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

22:10 - 20/02/26
Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

21:59 - 20/02/26
Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

21:51 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com