GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Aurela Gaçe rrëfen fjalët e fundit të Jorgo Papingjit: Kam ngelur…

11:39 - 23/03/24
në Show Biz
Kohë leximi: 2 min
A A
Aurela Gaçe rrëfen fjalët e fundit të Jorgo Papingjit: Kam ngelur…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Poeti dhe mjeshtri i madh Jorgo Papingji ndërroi jetë në moshën 81-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të jashtëzakonshme, mbi katër mijë tekste këngësh dhe bashkëpunime të panumërta me një plejadë artistësh, që i kthyen në melodi poezitë e tij të mirëfillta.

Në emisionin “Jetë shqiptare” në RTSH, këngëtarja Aurela Gaçe ndau fjalë ngushëllimi për Papingjin, si edhe histori personale me të. Në vitin 2011, Gaçe rrëmbeu çmimin e parë në Festivalin e Këngës në

“‘E sa kam dëshirë të pres, kur ke se kë të presësh, ke një ëndërr ke një shpresë.’ Vetëm me këtë varg, që Jorgo Papingji ka shkruar me muzikë të Adrian Hilës, i ka thënë të gjitha. Unë kam pasur fatin që Jorgoja më ka besuar qysh në fillimet e mia të këndoj vargje me peshë dhe t’i jem shumë mirënjohëse.

Ku po shkon kjo botë, nuk e di asnjeri/nuk e di as unë, nuk e di as ti.’ Këto nuk janë thjesht tekste, janë himne që Jorgo i ka shkruar siç është ndier në atë moment me shpirtin e trazuar të poetit dhe sot e kësaj e dite mbeten hite. Jorgoja ka shkruar rreth katër mijë këngë, imagjinojeni! Vetëm për mua mund të ketë shkruar 20. Po për të tjerë sa ka lënë?

Të flasësh për Jorgon nuk është aq e thjeshtë, sepse duhet të jesh në një moment pak më të qetë. Më trishtoi shumë. Me Jorgon flisja gjithmonë. Shkoja e takoja, mundohesha t’i merrja ndonjë gjë tjetër, se thosha ‘sa të kem mundësi t’ia marr atë pjalmin që vetëm ai di ta shprehë’. Edhe kur nuk kishim gjë për të punuar bashkë e merrja në telefon, kur kisha ndonjë koncert e ftoja dhe vinte, ashtu siç ishte i pamundur, sepse ka qenë vërtet sëmurë këto kohë. Vetëm për t’i shprehur mirënjohjen, vetëm për t’i shprehur dashurinë, sepse është shumë e rëndësishme t’ia shprehësh dikujt dashurinë sa është këtu fizikisht. Për këtë ndihem mirë që të paktën nuk e kam lënë në harresë.

E merrja shpesh në telefon edhe për të biseduar kot. Më ankohej, thoshte ‘kam ngelur vetëm tani’, megjithëse ai kishte shumë shokë e miq. Veprat e tij flasin vetë dhe nuk është nevoja të them se si ishte Jorgoja. Unë jam me fat ashtu si çdo artist që ka arritur të këndojë vargjet e tij, të interpretojë, çdo kompozitor që ka mundur të ketë Jorgon në krah. Fat i madh që muzika jonë ka pasur një penë si e Jorgos, sepse këngët kanë tingëlluar edhe më bukur nga pena e tij gjeniale. Ndihem pak në faj që nuk ndodhem aty për t’i dhënë lamtumirën e fundit, siç ai meriton me prezencën tonë, por unë e di që ai e ka marrë dashurinë nga unë sa ishte fizikisht këtu,” u shpreh Aurela Gaçe.

 

 

 

 

Etiketa: Aurela GaçeJorgo Papingji

Lajme të lidhura

Gjesti flet pas lirimit: Jam penduar për gabimin, por kam edhe diçka për të thënë
Breaking Views

Gjesti flet pas lirimit: Jam penduar për gabimin, por kam edhe diçka për të thënë

20:44 - 19/03/26
Martesa e Princ Leka II me Blerta Celibashin, zbardhen detaje nga ceremonia private
Breaking Views

Martesa e Princ Leka II me Blerta Celibashin, zbardhen detaje nga ceremonia private

18:04 - 15/03/26
Shokuese/ ja kush e fitoi Big Brother Vip Kosova
Kosovë & Rajon

Shokuese/ ja kush e fitoi Big Brother Vip Kosova

02:57 - 28/02/26
Para
Kërkesa e Berishës për masën e sigurisë, Gjykata e Posaçme merr vendim

Prej 3 muajsh në arrest shtëpie, Berisha kërkon heqjen e masës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Hetimet ndaj Ballukut, SPAK kontrolle në disa subjekte qe lidhen me tenderat mbi Unazën e Madhe
Aktualitet

Sot seancë në Apelin e GJKKO, shqyrtohet ankimimi i Ballukut kundër masës së pezullimit nga detyra

09:33 - 07/04/26

Apeli i Gjykatës së Posaçme shqyrton sot ankimimin e ish zëvendës kryeministres Belinda Balluku, ndaj masës së sigurisë të pezullimit...

Lexo më shumë
Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez,  ja sfidat e  sotme

Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez, ja sfidat e sotme

09:18 - 07/04/26
Gjendet eksploziv i pashpërthyer pranë një biznesi në Sarandë

Sherr mes të rinjve në Sarandë, një 29-vjeçar goditet me thikë

09:03 - 07/04/26
Trafiku ilegal i armëve, Shqipëria shërben si nyja lidhëse në Ballkan

Trafiku ilegal i armëve, Shqipëria shërben si nyja lidhëse në Ballkan

08:51 - 07/04/26
Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë! Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurë e rrugës, ndërron jetë i riu (Emri)

Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë! Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurë e rrugës, ndërron jetë i riu (Emri)

08:41 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com