GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Agresorët mësuan se vajza ishte në makinë me viktimën dhe… Ja kush dyshohet se e goditi për vdekje 18-vjeçarin

11:11 - 01/04/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
EMRAT/ Me fara kanabisi dhe kokainë në makinë, arrestohen dy persona
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e 31 marsit në Shkozë të Tiranës, ku pas një sherri mes dy grupesh me të rinj, humbi jetën 18-vjeçari Aureljo Dervishi. Adoleshenti u qëllua me thikë në gjoks nga bashkëmoshatarët e tij, të cilët pas krimit u larguan menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Policia ka bërë të mundur kapjen e katër autorëve, në zonën e Farkës në Tiranë. 3 prej të shoqëruarve janë të mitur të moshës, 15 dhe 16 vjeç, ndërsa i shoqëruar tjetër është identifikuar si Frensis Shehu, 20 vjeç. Policia po vijon me hetimet për të përcaktuar rolin e gjithsecilit në këtë ngjarje të rëndë që i mori jetën 18-vjeçarit.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se shkak për sherrin mes të rinjve dyshohet se është bërë një vajzë, informon Gazetari i Report Tv, Sokol Dema. Vajza ka qenë në makinën e viktimës në momentin që ka nisur sherri. Grupet e të rinjve që kanë qenë me makina, fillimisht janë kanë shkëmbyer ofendime me njëri-tjetrin. Pasi kanë shkëmbyer disa fjalë dy mjetet kanë ndaluar për t’u sqaruar ku kanë përdorur dhe thikat.”Identifikohen dhe shoqërohen në ambientet e Policisë, 4 autorët e dyshuar të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në Shkozë. Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për një konflikt të çastit me mjete prerëse mes disa personave, ku si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën shtetasi Aureljo Dervishi, 18 vjeç, ju informojmë se:

Janë identifikuar, kapur dhe shoqëruar në ambientet e Policisë shtetasit F. Sh., 20 vjeç, dhe tre të mitur të moshës 16 vjeç, 16 vjeç, një 15 vjeç, dhe po punohet per dokumentimin e plotë të ngjarjes. Nga veprimet paraprake hetimore të kryera ka rezultuar se këta shtetas mbrëmjen e djeshme, duke qarkulluar me automjet, janë konfliktuar per motive të dobëta me shtetasit që ndodheshin në automjet me 18-vjeçarin. Më pas konflikti ka agravuar me mjete prerëse, ku është goditur me thikë 18-vjeçari, i cili si pasojë e dëmtimeve, ka ndërruar jetë rrugës për në spital”, njofton policia.

Sherri mes të rinjve ndodhi në zonën e Shkozës rreth orës 21:50 të 31 marsit. Aureljo Dervishi, i cili ishte pasagjer në një prej mjeteve, humbi jetën rrugës për në spital. Autorët u larguan me një mjet tip ‘Volkswagen Tiguan’, por tashmë janë kapur nga uniformat blu.

Lajme të lidhura

Ekstradohen në Itali dy kushërinjtë vrasës të dënuar nga gjykata
Aktualitet

Ekstradohen në Itali dy kushërinjtë vrasës të dënuar nga gjykata

19:00 - 20/03/26
Itali/ Përgjimet çmontojnë bandën shqiptare, 2 të arrestuar dhe 700 mijë euro kokainë
Aktualitet

Itali/ Përgjimet çmontojnë bandën shqiptare, 2 të arrestuar dhe 700 mijë euro kokainë

18:43 - 20/03/26
Itali/ Fund tragjik në punë, 52-vjeçari shqiptar bie nga skela dhe humb jetën
Aktualitet

Itali/ Fund tragjik në punë, 52-vjeçari shqiptar bie nga skela dhe humb jetën

18:05 - 20/03/26
Para
Gëzim Çela refuzon të flasë, gjykata i cakton masën e arrestit

SPAK godet të afërmit e Gëzim Çelës! Bllokohen dyqane, apartamente, 12 makina e miliona lekë nëpër banka

Discussion about this post

TË FUNDIT

Igli Tafa pajton Ermal Beqirin me Gerond Meçen, njërit Thesarin, tjetrit Burgjet, ikin 5 MLD lekë
Breaking Views

Igli Tafa pajton Ermal Beqirin me Gerond Meçen, njërit Thesarin, tjetrit Burgjet, ikin 5 MLD lekë

23:28 - 20/03/26

https://www.youtube.com/watch?v=TTowY7PNlmo Qysh nga 12 shkurti, kryeministri Edi Rama, nën goditjet e SPAK, është detyruar të riformatojë AKSHI-n. Pas zbulimit të...

Lexo më shumë
Barazim spektakolar në Bournemouth-Manchester: Nga golat tek penalltia dhe kartoni i kuq

Barazim spektakolar në Bournemouth-Manchester: Nga golat tek penalltia dhe kartoni i kuq

23:15 - 20/03/26
Egnatia ndal Elbasanin, barazim pa gola dhe me dy kartona të kuq

Egnatia ndal Elbasanin, barazim pa gola dhe me dy kartona të kuq

22:48 - 20/03/26
“Kilometri i fundit”: opozita zbret në protestë, Korreshi thirrje qytetarëve

“Kilometri i fundit”: opozita zbret në protestë, Korreshi thirrje qytetarëve

21:18 - 20/03/26
Pas marrëveshjes me Kurtin për serbët, Sorensen takohet në Washington me zyrtarin e lartë amerikan

Pas marrëveshjes me Kurtin për serbët, Sorensen takohet në Washington me zyrtarin e lartë amerikan

21:15 - 20/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com