GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Australia shpreson që Botërori të shtojë numrin e futbollisteve

19:10 - 19/07/23
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Australia shpreson që Botërori të shtojë numrin e futbollisteve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Me fillimin e Kupës së Botës për Femra të FIFA-s në Australi dhe Zelandën e Re, ka pritshmëri të mëdha rreth asaj se çfarë mund të arrihet për të nxitur më tej futbollin e femrave. Në Australi, ka shpresë se kampionati do të ndihmojë në arritjen e barazisë gjinore në sport, duke rritur pjesëmarrjen e grave dhe vajzave dhe gjithashtu do të ofrojë objekte dhe struktura më të mira dhe më gjithëpërfshirëse.

Nëse pyet dikë në Australi për lojtaren më të njohur të ekipit kombëtar të futbollit për femra, që njihet me emrin ‘Matildas’, shumica do të përmendin sulmuesen e tyre të suksesshme Sam Kerr.

Por kjo mund të ndryshojë së shpejti.

Për herë të parë në historinë e saj, Australia do të jetë mikëpritëse e një Kupe Botërore të futbollit.

Dhe ndodh të jetë Kupa e Futbollit të Grave.

Në një vend ku sportet mbizotëruese janë regbi, futbolli australian dhe kriket, ky Botëror mund të sjellë një ndryshim.

Aq më tepër për vajzat dhe gratë.

“Padyshim që nuk është vetëm sport për djemtë. Për shembull, shumë vajza e luajnë dhe ju pëlqen. Po, mendoj se duhet të jetë një lojë për të gjithë” , thotë Alexis Hudson, lojtare e Klubit të Futbollit për moshat nën 14 vjeç të Universitetit të Sydney-t.

Federata Australiane e futbollit, beson shumë në Kupën e Botës për të transformuar futbollin e femrave në fusha kyçe.

Prioritetet janë të rritet në mënyrë dramatike numri i pjesëmarrëseve femra për të arritur përfundimisht barazinë gjinore deri në vitin 2027 dhe gjithashtu të përmirësohen mjediset bazë për t’i bërë ato më gjithëpërfshirëse për lojtaret femra.

Sipas federatës australiane, vendi numëron 1.9 milionë lojtarë, 26% e të cilëve janë femra.

Një ikonë si Sam Kerr, e pranishme kudo në publik, përmes marrëveshjeve të saj të sponsorizimit, gjithashtu ndihmon në tërheqjen e vajzave të reja në sport, që e shohin atë si një shembull të asaj që mund të arrijnë.

Por krahasuar me vende të tjera si Anglia dhe vende të tjera evropiane, Australia ka ende një rrugë të gjatë për të bërë për ta bërë futbollin e grave një sport të sajin.

“Të gjithë e njohin ekiopet si Chelsea, Arsenali, apo Manchester United. Të gjithë e dinë se ata kanë skuadrën e tyre për meshkuj, por tani njerëzit po interesohen për skuadrën e tyre për femra, veçanërisht me Anglinë që fitoi Kampionatin Evropian të Femrave vitin e kaluar. Pra, e gjithë kjo po krijon kushte të përsosura, që loja e femrave atje të përshpejtohet, ndërsa këtu, me gjithë respektin për Ligën-A, nuk jam i sigurt se sa njerëz jashtë vendit njohin ndonjë nga lojtaret e Klubit të Sydney-t” thotë Stefano Brocch, drejtor dhe i Akademisë së Futbollit “Sydney Lions”.

Por ndërsa anëtarët më të vjetër të komunitetit ende e shohin futbollin më shumë si një sport për meshkujt, për brezin e ri, dallimi midis vajzave dhe djemve tashmë është inekzistent.

“Jo, jo, vajzat mund të luajnë njësoj,” thotë 7-vjeçarja Elise Rosenov, e cila ka luajtur në Akademinë e Futbollit të Sydney Lions që kur ishte dy vjeç e gjysmë.

“Nuk është si në kohët e mëparshme, kur djemtë duhej të bënin gjërat e tyre dhe vajzat duhej të bënin diçka tjetër,” shton Rosenov.

Akademia i vë djemtë dhe vajzat të luajnë së bashku deri në moshën 13 vjeç, moshë kur fillojnë të zhvillohen fizikisht në drejtime të ndryshme.

Amy Shepherd, e cila ka qënë trajnere futbolli në Angli dhe në SHBA, është Drejtore Teknike e Ligës Rinore të Vajzave që nga viti 2020.

Ajo ka një ide shumë të qartë se çfarë duhet bërë në Australi.

“Pjesëmarrja është aty. Mendoj se duhet të ngushtojmë hendekun mes tyre. Duhet të investojmë në një shkallë shumë më të madhe, duke krijuar kushtet dhe terrenet e nevojshme sportive për t’u kujdesur për të gjitha këto lojtare që duan të luajnë”.

Në vitin 2019, ‘Matildas’ arritën një marrëveshje pagash të barabarta me homologët e tyre meshkuj, ‘Socceroos’, duke hapur rrugën për më shumë barazi gjinore në sport.

Në prag të Kupës Botërore të FIFA-s për Femra, 2 milionë dollarë janë shpenzuar për objektet e reja dhe përmirësimet e atyre ekzistuese. Janë siguruar gjithashtu fonde shtesë për shpenzime të mëtejshme për objektet, infrastrukturat dhe programet e futbollit për femra./VOA

Etiketa: AustraliaFIFA Women's World Cup

Lajme të lidhura

Triumfi ndaj Vllaznisë ndez Elbasanin, tifozët festojnë në rrugë
Breaking Views

Triumfi ndaj Vllaznisë ndez Elbasanin, tifozët festojnë në rrugë

22:43 - 27/04/26
Tronditet Dinamo, ekipi i Ilir Dajës mundet me tre gola nga Flamurtari i vendit të fundit
Breaking Views

Tronditet Dinamo, ekipi i Ilir Dajës mundet me tre gola nga Flamurtari i vendit të fundit

21:43 - 27/04/26
Elbasani për titull, “Tigrat” mundin me 3 gola Vllazninë në supersfidën e kampionatit
Breaking Views

Elbasani për titull, “Tigrat” mundin me 3 gola Vllazninë në supersfidën e kampionatit

21:29 - 27/04/26
Para
Zelensky jep një mesazh të fortë nga Ishulli i Gjarpërinjve

Zelensky merr masa pas sulmit të fundit në Odesa

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kush është Eric Wendt? DASH zbardh profilin e të nominuarit nga Trump për ambasador në Shqipëri
Breaking Views

Kush është Eric Wendt? DASH zbardh profilin e të nominuarit nga Trump për ambasador në Shqipëri

23:21 - 27/04/26

Eric Wendt është nominuar nga administrata Trump si Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në...

Lexo më shumë
Historia e Ervin Matës/ Nga përplasja me Vis Martinajn, te trafiku i drogës dhe romanca me Elvana Gjatën

Historia e Ervin Matës/ Nga përplasja me Vis Martinajn, te trafiku i drogës dhe romanca me Elvana Gjatën

23:01 - 27/04/26
Triumfi ndaj Vllaznisë ndez Elbasanin, tifozët festojnë në rrugë

Triumfi ndaj Vllaznisë ndez Elbasanin, tifozët festojnë në rrugë

22:43 - 27/04/26
Mbyllet raundi i parë në Kuvendin e Kosovës, Feride Rushiti siguron 63 vota

Mbyllet raundi i parë në Kuvendin e Kosovës, Feride Rushiti siguron 63 vota

22:22 - 27/04/26
Seanca për presidentin në Kuvendin e Kosovës rinis mes bojkotit të opozitës

Seanca për presidentin në Kuvendin e Kosovës rinis mes bojkotit të opozitës

22:09 - 27/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com