GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Austria kalon në bllokim të rreptë, askush nuk del nga shtëpia pa arsye, mbyllet gjithçka

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Austria kalon në bllokim të rreptë, askush nuk del nga shtëpia pa arsye, mbyllet gjithçka
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Austria është rikthyer sot në një karantinë të plotë kombëtare, pavarësisht protestave që kanë nisur në mbarë vendin, por edhe në shtete të tjera europiane.

Nga mesnata, austriakëve u është kërkuar të punojnë nga shtëpia dhe dyqanet jo thelbësore janë mbyllur. Kufizimet e reja kanë shkaktuar protesta në të gjithë Evropën. Njerëzit u përleshën me policinë në Holandë dhe Belgjikë, ndërkohë që dhe në Romë mijëra protestues kanë dalë në sheshe.

Shkalla e infeksionit është rritur ndjeshëm në kontinent, duke nxitur paralajmërime nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Të shtunën, drejtori rajonal i OBSH-së, Dr Hans Kluge, i tha BBC-së se nëse masat nuk forcohen në të gjithë Evropën – si për vaksinat, mbajtja e maskave, gjysmë milioni vdekje të tjera mund të regjistrohen deri në pranverën e ardhshme.

Javën e kaluar Austria u bë vendi i parë evropian që e bëri vaksinimin kundër Covid një kërkesë ligjore, me ligj që do të hyjë në fuqi në shkurt. Politikanët në Gjermaninë fqinje po debatojnë për masa të ngjashme pasi njësitë e kujdesit intensiv atje mbushen dhe numrat e rasteve arrijnë rekorde të reja.

Ky është bllokimi i katërt kombëtar i Austrisë që nga fillimi i pandemisë. Autoritetet kanë urdhëruar banorët të qëndrojnë në shtëpi, me përjashtim të punës, stërvitjes dhe blerjes së ushqimit.

Restorantet, baret, parukierët, teatrot dhe dyqanet jo thelbësore duhet të mbyllin të gjitha dyert e tyre. Këto masa do të vazhdojnë deri më 12 dhjetor, megjithëse zyrtarët thanë se do të rivlerësohen pas 10 ditësh.

Duke folur në ORF TV të dielën mbrëma, ministri i shëndetësisë Ëolfgang Mueckstein tha se qeveria duhej “të reagonte tani”.

Dhjetëra mijëra njerëz protestuan në kryeqytetin Vjenë përpara bllokimit. Duke valëvitur flamujt kombëtarë dhe pankartat ku lexonin “Liri”, protestuesit thërrisnin “Rezistencë!” dhe shau policinë.

Etiketa: AustriaBllokimizolimtotal

Lajme të lidhura

Greqia kërkon heqjen e imunitetit të eurodeputetit socialist Nikos Papandreu
Botë

Greqia kërkon heqjen e imunitetit të eurodeputetit socialist Nikos Papandreu

23:11 - 14/09/26
Trafik droge përmes pakove postare, goditet banda kriminale: Arrestohen 5 persona
Botë

Trafik droge përmes pakove postare, goditet banda kriminale: Arrestohen 5 persona

17:25 - 12/09/26
Presidenti Trump zbarkon në Europë, fillon vizitën dy-ditore në Dublin
Botë

Presidenti Trump zbarkon në Europë, fillon vizitën dy-ditore në Dublin

13:58 - 12/09/26
Para
Përgjaket NBA, sherr mes lojtarëve të Lakers dhe Detroit Pistons

Përgjaket NBA, sherr mes lojtarëve të Lakers dhe Detroit Pistons

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 108 kundër qeverisë: Edi Rama jepe dorëheqjen
Breaking Views

“Ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 108 kundër qeverisë: Edi Rama jepe dorëheqjen

23:12 - 15/09/26

Mbyllet protesta e 108 kundër Ramës. Pas thirrjeve në mbështetje të protestuesve të ndaluar dhe që po mbahen në Bllokun...

Lexo më shumë
“Nuk jeni vetëm”/ Protestuesit shkojnë tek Blloku i Sigurisë për të ndaluarit: Gjithë Shqipëria është me ju

“Nuk jeni vetëm”/ Protestuesit shkojnë tek Blloku i Sigurisë për të ndaluarit: Gjithë Shqipëria është me ju

22:17 - 15/09/26
“Daja i deputetes më ka përdhunuar”, Zegjine Çaushi reagon me një foto

“Daja i deputetes më ka përdhunuar”, Zegjine Çaushi reagon me një foto

21:59 - 15/09/26
Pak orë para vendimit për ish-krerët e UÇK-së, në Hagë mblidhen shqiptarët, në Prishtinë ndizen “Flakët e Lirisë”

Pak orë para vendimit për ish-krerët e UÇK-së, në Hagë mblidhen shqiptarët, në Prishtinë ndizen “Flakët e Lirisë”

21:18 - 15/09/26
“Do të ikin si frikacakë, si Taulant Balla sot”, studentja: Asgjë nuk na ndal më!

“Do të ikin si frikacakë, si Taulant Balla sot”, studentja: Asgjë nuk na ndal më!

20:49 - 15/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com