Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e dy personave është regjistruar mëngjesin e së enjtes në aksin rrugor Tepelenë-Fier.
Sipas burimeve policore, drejtuesi i autobotit Sazan Arapi ne momentin e aksidentit ndodhej ne automjet me pasagjeren Arjanisa Arapi, qe paraprakisht dyshohet te jete bashkeshortja e tij, ndersa nga përplasja e forte me mjetin tip “Ford” kanë humbur jetën çifti i bashkëshortë Vangjel dhe Marga Ajdini.
“Rreth orës 05:30 shtetasi S. A. duke drejtuar automjetin tip autobot, ka përplasur automjetin tip “Ford”, me drejtues shtetasin V. A. Nga përplasja kanë humbur jetën në vendngjarje drejtuesi i automjetit tip “Ford”, V. A. dhe bashkëshortja e tij shtetasja M. A. Drejtuesi i automjetit tip autobot, shtetasi S. A., dhe pasagjerja që ndodhej në këtë automjet, shtetasja A. A., ndodhen në spital për ndihmë mjekësorë, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, njoftoi policia.
Discussion about this post