GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Autorët e ndoqën dhe e qëlluan, dëshmia e Redi Ballës: Nuk i pashë atentatorët

09:22 - 13/10/21
në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
Autorët e ndoqën dhe e qëlluan, dëshmia e Redi Ballës: Nuk i pashë atentatorët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Të shtënat me armë zjarri tronditën kryeqytetin në zonën e “Komunës së Parisit” dhe mbeti i plagosur 22-vjeçari Redi Balla. Sot është zbardhur dëshmia e të riut, i cili tha në dëshminë e tij se nuk e ka parë personin që e qëlloi.

Mësohet se Balla u tha hetuesve që e morën në pyetje se nuk kishte parë fytyrën e personit, apo personave (nuk e përjashton të ishin më shumë se një), që e qëlluan me armë zjarri. Ai pretendon se në momentin që e kanë qëlluar, ka qenë duke përdorur celularin brenda në makinë dhe nuk ishte i vëmendshëm.

“Parkova makinën dhe po merresha me celularin, nuk e pashë se kush më qëlloi”, mësohet të jetë shprehur 22-vjeçari.

Sapo dëgjoi të shtënat, ai thotë se mbuloi kokën me duar për t’u mbrojtur. Po ashtu, nuk ka dhënë asnjë detaj për arsyen se përse ishte ai shënjestër e një atentati.

Redi Balla i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në Spitalin e Traumës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndonëse është qëlluar nga afër plumbat e kanë marrë në këmbë.

Rezulton se Redi Balla është person problematik, i hetuar disa herë për përfshirje në konflikte, por deri më tani nuk rezulton që të jetë i dënuar për ndonjë vepër penale. Konfliktet e mëparshme janë pista kryesore ku edhe po hetohet, megjithatë nuk përjashtohen edhe pista të tjera.

Vendi ku ndodhi ngjarja hedh dyshime se autorët kishin kohë që e ndiqnin të riun, duke gjetur momentin për të qëlluar ndaj tij, pasi Balla nuk është banor i Komunës së Parisit, vend ku edhe u qëllua.

“Komuna e Parisit” është një zonë mjaft e frekuentuar dhe e rrethuar nga biznese me kamera të shumta sigurie, të cilat me shumë gjasë kanë ndjekur çdo lëvizje tyren e mund të shërbejnë për identifikimin e tyre.

Etiketa: deshmiakronikerediballa

Lajme të lidhura

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën
Aktualitet

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare
Aktualitet

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)
Aktualitet

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26
Para
Ndryshon axhenda për finalen e Kupës së Shqipërisë

Rikthehet sot Kupa e Shqipërisë, rrezikojnë eliminimin Kukësi dhe Vllaznia

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com