GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Autori i vrasjes së Bledar Dedjas u lirua, i vëllai: Kjo nuk është drejtësi, e masakruan për herë të dytë

11:51 - 20/04/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
Autori i vrasjes së Bledar Dedjas u lirua, i vëllai: Kjo nuk është drejtësi, e masakruan për herë të dytë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vëllai i shqiptarit Bledar Dedja, i cili u vra nga një 17-vjeçar ka kundërshtuar lirimin e autorit. Në një intervistë për mediat italiane, Antim Dedja vëllai i madh i 39-vjeçarit me origjinë shqiptare i cili u gjet i vdekur më 21 janar 2024 në një pyll të vogël në Paderno del Grappa, thotë se lirimi i autorit të krimit, pavarësisht se është i mitur, është njësoj sikur të vëllanë t’ia kenë vrarë për herë të dytë.

Intervista në “Corriere del Veneto”:

Si ndodhi ngjarja atë të diel në mëngjes, kur trupi i Bledarit u gjet në rrugën “Dei Carpini”?

Ishim të gjithë të shqetësuar. Gruaja e tij na telefonoi për të pyetur nëse dinim ku ishte, pasi nuk ishte kthyer në shtëpi. Herën e fundit që e pashë ishte të shtunën pasdite – më tha se po shkonte në punë. Më pas morëm lajmin e vdekjes së tij.

Dyshonit se Bledari kishte një jetë të dyfishtë?

Jo. Për ne ai ishte një njeri i përkushtuar ndaj fëmijëve, një punëtor i madh që me mundin e vet kishte arritur të blinte një shtëpi. Gruaja e tij kishte filluar së fundmi të dyshonte për diçka – grindeshin shpesh dhe ajo na kishte thënë se nëse ai nuk ndryshonte, do të kërkonte divorc dhe do të merrte fëmijët me vete. Por nuk dinim saktësisht çfarë po ndodhte.

Si reaguat kur mësuat të vërtetën?

Ndaluam menjëherë abonimin e televizorit me pagesë për prindërit tanë në Shqipëri. Ata janë të moshuar dhe nuk dinë asgjë. Nëna ime ka humbur arsyen dhe mbahet me ilaçe. Nuk fle natën dhe qan pa pushim. Unë i vizitoj çdo dy muaj, por nuk di më ç’të bëj.

Autori i dyshuar i vrasjes është liruar nga burgu dhe është dërguar në një komunitet. Si e pritet lajmin?

E mora vesh nga avokatët, pasi nuk desha të përfshihesha në proces. Kur e mora vesh, ishte si të më kishte qëlluar dikush me thikë pas shpine.

Thuhet se i riu ishte një person me probleme të shëndetit mendor dhe se kishte përjetuar dhunë nga vëllai juaj.

Nëse ishte kështu, duhej të shkonte te karabinierët. Bledari mund të ketë pasur një jetë private të komplikuar, por nuk ishte i dhunshëm dhe as ndonjë përbindësh. Ajo që i bënë nuk ka asnjë justifikim. Dhe nuk më duket e drejtë që ai që e vrau të jetë i lirë. Për më tepër, kemi vetëm versionin e tij të ngjarjes. Vëllai im është i vdekur dhe nuk mund të flasë. Kam besim tek drejtësia, por këtë gjë nuk po e përtyp dot.

Po familja si e përjetoi?

Nuk dinë asgjë. Fëmijëve të vëllait u kemi thënë që babai ka pësuar një aksident. Ata nuk dinë asgjë për atë që është shkruar për Bledarin. Tani janë në Australi me nënën e tyre. Shpresoj që të mos e mësojnë kurrë se çfarë ka ndodhur.

Çfarë do t’i thonit sot vrasësit të vëllait tuaj?

Asgjë. Tani ai është i lirë dhe familja e tij është e lehtësuar. Do doja që të mendonte për nënën dhe babain e Bledarit dhe për dhimbjen që u ka shkaktuar. Kjo duhet të jetë dënimi i tij i vërtetë.

Giovanni Parolin, 17 vjeç, autori i vrasjes së shqiptarit Bledar Dedja, i cili u gjet gjysmë i zhveshur dhe i masakruar me thika më 21 janar të vitit të shkuar, është lënë i lirë. Gjykata për të Mitur të Venecias pranoi kërkesën e avokates së të autorit, për të ndjekur një kurë psikologjike.

Autori ishte takuar me Bledarin rreth një vit më parë para vrasjes, kur edhe ishte marrë në punë në picerinë ku punonte shqiptari. Ata nisën një marrëdhënie intime, të cilën më vonë 17-vjeçari kishte dashur ta ndërpriste. Kështu ai i kishte kërkuar Dedjës që t’i jepte fund historisë që kishin nisur, por burri e refuzoi duke e shantazhuar se do ia tregonte të gjitha familjes së tij. I riu, i vendosur në presion, gjeti zgjidhjen më tragjike.

Fillimisht e thirri për takim në pyll dhe atje e vrau. Të dy u takuan në sheshin në Paderno dhe në makinën e kopshtarit shqiptar, u zhvendosën në Via Colli, ku supozohej të kryenin marrëdhënie seksuale. Këtu, pasi Bledari hoqi pantallonat dhe të brendshmet, 17-vjeçari i dha goditjet vdekjeprurëse pas shpine që i kushtuan jetën. Për të mësuar më shumë lidhur me shantazhin që shkaktonte shqiptari mbi të riun, hetuesit kanë në dorë aplikacionin “Grindr” ku të dy u njohën dhe kanë nisur zbardhjen e bisedave.

Trupi i pajetë i Dedjës u gjet nga një mik i tij, i shtrirë në një pellg gjaku të shkaktuar nga plaga me thikë që i ishte shkaktuar në shpinë dhe që i kishte shpuar mushkëritë. Plagët e tjera ishin kryesisht sipërfaqësore: në tëmthin e djathtë, në krahun e majtë dhe në dorën e djathtë me të cilën kishte arritur të kapte tehun që po e masakronte. Plagë të shumta ka pasur edhe në gjoks. Pas vrasjes në fund të janarit, familja doli publikisht dhe kërkoi zbardhjen e vrasjes, por e shoqja nuk u prononcua kurrë. Ajo dyshonte aq shumë për jetën e fshehtë të Bledarit, saqë dy vite më parë punësoi një hetues privat për të zbuluar të vërtetën.

Etiketa: bledar dedjaItali

Lajme të lidhura

U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë
Aktualitet

U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

21:49 - 20/12/25
Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital
Aktualitet

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital

21:15 - 20/12/25
Spahiu: Ja çfarë i kërkoi SPAK-ut Edi Rama
Aktualitet

Tjetër “shuplakë” për Ramën! SPAK, urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë

20:33 - 20/12/25
Para
Përmbytje për Pashkë! 5 të vdekur në Australi, dy të tjerë zhduken pa gjurmë

Përmbytje për Pashkë! 5 të vdekur në Australi, dy të tjerë zhduken pa gjurmë

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm
Editorial

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

22:48 - 20/12/25

Mirë se vini në Shqipërinë ku drejtësia ecën me dosje, ndërsa pushteti vallëzon me këngëtarë të njohur e DJ. Ndërsa...

Lexo më shumë
Opozitari më i famshëm, Ilir Vrenozi bëhet pjesë e BBV Albania: Pres të më vizitojë Edi Rama

Opozitari më i famshëm, Ilir Vrenozi bëhet pjesë e BBV Albania: Pres të më vizitojë Edi Rama

22:27 - 20/12/25
Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham

Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham

22:21 - 20/12/25
I shpëtoi “kokën” nga shkarkimi, flet Scott Parker: Meritat i takojnë Armando Brojës

I shpëtoi “kokën” nga shkarkimi, flet Scott Parker: Meritat i takojnë Armando Brojës

22:12 - 20/12/25
Shqipëria nuk është as demokraci dhe as diktaturë, ajo është pronë private e Piktorit!

Enveri ia asgjësoi Shqipërisë vlerat intelektuale, Piktori ia zhvati ato materiale

22:04 - 20/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com