GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Autoritet në Kolumbi sekuestrojnë 5.4 tonë kokainë

17:50 - 15/07/21
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Autoritet në Kolumbi sekuestrojnë 5.4 tonë kokainë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Autoritetet në Kolumbi, në bashkëpunim me homologët e tyre në Panama dhe Shtetet e Bashkuara, kanë kapur 5.4 tonë kokainë me vlerë 185 milionë dollarë. Roja detare kolumbiane kapi një anije të shpejtë me drogë në bord që fillimisht ishte diktuar nga autoritetet e Panamasë.

Zyrtarët e marinës thanë se droga u gjet kur një motoskaf i shpejtësisë së lartë po kthehej në ujërat kolumbiane pasi ishte zbuluar nga autoritetet e Panamasë dhe më pas u ndoq nga roja bregdetare e Kolumbisë.

Pas një inspektimi të hollësishëm të zonës, roja bregdetare gjeti anijen e dyshimtë me 81 thasë në bord dhe 147 thasë të tjerë të fshehur në zonën bregdetare me bimë, të mbushur me kokainë.

Droga i përkiste bandës më të madhe kriminale të Kolumbisë, “Clan del Golfo”, e përbërë nga ish paraushtarakë të ekstremit të djathtë. Banda drejtohet nga Dairo Antonio Usuga, i njohur me nofkën “Otoniel”, i dyshuari më i kërkuar i trafikut të drogës në Kolumbi.

“Kokaina e konfiskuar peshonte gjithsej 5,463 kilogramë. Ka rëndësi të kuptohet se ç’do të thotë kjo. Ajo ka vlerën e 185 milionë dollarëve që banda kriminale “Clan del Golfo”, e udhëhequr nga banditi i njohur me nofkën ‘Otoniel’ nuk do t’i marrë”, tha admirali Ricardo Pozo, komandant i forcave detare të Kolumbisë për Karaibet.

Pavarësisht dekadave të luftës kundër trafikimit të drogës, Kolumbia mbetet një nga prodhuesit më të mëdhenj të kokainës në botë dhe përballet me presion të vazhdueshëm nga Shtetet e Bashkuara për të ulur numrin e prodhuesve dhe të sasisë së drogës së prodhuar që prej kohësh ka financuar konfliktin e brendshëm të armatosur në këtë vend të Amerikës së Jugut.

Forcat e sigurisë në Kolumbi kanë shkatërruar rreth 130,000 hektarë me bimë narkotike në vitin 2020 dhe kanë konfiskuar rreth 505 tonë kokainë./VOA

Lajme të lidhura

Shatërvani i Trevit në Romë bëhet me pagesë për vizitorët vendas dhe të huaj
Botë

Shatërvani i Trevit në Romë bëhet me pagesë për vizitorët vendas dhe të huaj

15:12 - 02/02/26
Tonelata me kokainë/ Kush është klani shqiptar që po përmbyt Spanjën me drogë (Emrat)
Aktualitet

Tonelata me kokainë/ Kush është klani shqiptar që po përmbyt Spanjën me drogë (Emrat)

11:27 - 02/02/26
Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit
Aktualitet

Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit

22:28 - 31/01/26
Para
“Në Kosovë nuk mund të kemi asociacion një-etnik”, Haradinaj i drejton tri pyetje publike Albin Kurtit

“Albin, a don me u kthy në Kosovë”, Haradinaj kritikon Kurtin: Qasja juaj opozitare e manipulimit është e rrezikshme për Kosovën

TË FUNDIT

Berisha rrit tonet para protestës së 10 shkurtit: Zëri ynë i ka tronditur në themel
Breaking Views

Berisha rrit tonet para protestës së 10 shkurtit: Zëri ynë i ka tronditur në themel

19:06 - 02/02/26

Në foltoren e kësaj të hëne, Sali Berisha ka deklaruar se nuk do t’i ndalë protestat, deri sa të rrëzojë...

Lexo më shumë
Foltorja e PD para Kryeministrisë, Berisha u bashkohet protestuesve

Foltorja e PD para Kryeministrisë, Berisha u bashkohet protestuesve

18:34 - 02/02/26
Shoferi që shpëtoi në Dragostunjë: Kam 40 vjet këtu, nuk ka patur shembje, shkak janë punimet e firmës

Shoferi që shpëtoi në Dragostunjë: Kam 40 vjet këtu, nuk ka patur shembje, shkak janë punimet e firmës

18:08 - 02/02/26
Kaos në autostradën Durrës-Tiranë, radhë kilometrike automjetesh

Kaos në autostradën Durrës-Tiranë, radhë kilometrike automjetesh

17:33 - 02/02/26
Zbardhen debatet me dyer të mbyllura në PD, Nallbati: Po qe për bojkot, t’i bojkotojmë të gjitha

Zbardhen debatet me dyer të mbyllura në PD, Nallbati: Po qe për bojkot, t’i bojkotojmë të gjitha

17:09 - 02/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com