GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Autoritetet amerikane u bëjnë thirrje grave shtatzëna të vaksinohen kundër COVID-19

17:56 - 11/08/21
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Autoritetet amerikane u bëjnë thirrje grave shtatzëna të vaksinohen kundër COVID-19
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në Shtetet e Bashkuara iu bën thirrje të gjitha grave shtatzëna që të vaksinohen kundër koronavirusit.

Thirrja u bë të mërkurën (11 gusht) pasi në spitalet dhe në rajonet ku ka numër të lartë të të infektuarve po vërehet një numër shqetësues i nënave të pavaksinuara që po sëmuren rëndë nga COVID-19.

Sipas të dhënave të CDC-së vetëm rreth 23 për qind e shtatzënave kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës, pavarësisht se ato përballen me rrezikun e komplikimeve të shtatzanisë nga koronavirusi, përfshirë mbase abortin.

“Vaksinat janë të sigurta dhe efektive. Kurrë nuk ka pasur më urgjencë për vaksinim pasi po përballemi me variantin Delta, i cili është shumë më i transmetueshëm dhe po shohim rezultate të rënda nga COVID-19 tek gratë shtatzëna të pavaksinuara”, tha drejtorja e CDC-së, Rochelle Walensky, përmes një deklarate, transmeton AP.

Më parë agjencia amerikane kishte inkurajuar gratë shtatzëna që të merrnin parasysh vaksinimin, por nuk kishte bërë thirrje të prerë për vaksinim.

Edhe pse në testimin e vaksinave nuk janë përfshirë edhe gratë shtatzëna, ekspertët thonë se nga përvoja e vaksinimit të dhjetëra mijëra grave në botë dëshmohet se vaksinimet janë të sigurta për to dhe se kur jepen gjatë shtatzënisë mund të ofrojnë njëfarë mbrojtjeje për të sapolindurit.

Këshilla e re vlen edhe për gratë që planifikojnë të mbeten shtatzënë.

SHBA-ja po ballafaqohet me rritje të numrit të rasteve me COVID-19, shtrimeve në spital dhe vdekjeve, të nxitura nga varianti shumë ngjitës Delta.

Lajme të lidhura

Ishte “tmerri” i qytetit, arrestohet grabitësi shqiptar
Botë

‘Ule muzikën!’, 3 vëllezër shqiptarë dhunojnë pronarin e një lokali në Itali

13:03 - 09/04/26
Izraeli miraton pr/ligjin, dënim me vdekje për terroristët
Botë

The Guardian: Humbësi më i madh i luftës është Netanyahu, ai rrezikoi gjithçka dhe dështoi

09:32 - 09/04/26
Pas sulmeve në Liban, Irani bllokon sërish Ngushticën e Hormuzit
Botë

Pas sulmeve në Liban, Irani bllokon sërish Ngushticën e Hormuzit

18:49 - 08/04/26
Para
“Kopshti japonez”, Veliaj nxjerr pamjet: Një xhevahir tjetër i shtohet qytetit

“Kopshti japonez”, Veliaj nxjerr pamjet: Një xhevahir tjetër i shtohet qytetit

TË FUNDIT

Aston Villa fiton në Bologna dhe Nottingham mbetet në Europa League, Fiorentina bie në Conference League
Sport

Aston Villa fiton në Bologna dhe Nottingham mbetet në Europa League, Fiorentina bie në Conference League

23:32 - 09/04/26

Europa League luajti këtë të enjte ndeshjet e para të fazës çerekfinale. Aston Villa triumfoi me shifrat 1-3 ndaj Bolognas,...

Lexo më shumë
Kufiri i ngarkuar për Pashkët Ortodokse/ Radhë në Kapshticë, vonesa nga ana greke

Kufiri i ngarkuar për Pashkët Ortodokse/ Radhë në Kapshticë, vonesa nga ana greke

23:05 - 09/04/26
Momente tmerri në Vlorë/ Pitbulli sulmon 4-vjeçaren para syve të gjyshes (VIDEO)

Momente tmerri në Vlorë/ Pitbulli sulmon 4-vjeçaren para syve të gjyshes (VIDEO)

22:55 - 09/04/26
Komisione hetimore për AKSHI-n dhe ARRSH-në, PS rrëzon nismat e opozitës

Komisione hetimore për AKSHI-n dhe ARRSH-në, PS rrëzon nismat e opozitës

22:29 - 09/04/26
“Lloj-lloj maskarenjsh që…”-Rama ndryshe nga Braçe: Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë

“Lloj-lloj maskarenjsh që…”-Rama ndryshe nga Braçe: Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë

21:01 - 09/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com