GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Autoriteti i Konkurrencës gjobit me 19.9 milionë lekë Bankers Petroleum

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Autoriteti i Konkurrencës gjobit me 19.9 milionë lekë Bankers Petroleum
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Autoriteti i Konkurrencës vendosi ditën e mërkurë të gjobisë kompaninë Bankers Petroleum me një gjobë prej afërsisht 19.9 milionë lekësh, për moszbatim të vendimeve të mëparshme Komisionit të Konkurrencës, të vitit 2020 dhe 2021.

Gjatë shqyrtimit të çështjes nga Komisioni i Konkurrencës, rezultoi se ndërmarrja Bankers Petroleum Albania, e cila ka pozitë dominuese në prodhimin e naftës bruto në Republikën e Shqipërisë, nuk ka zbatuar vullnetarisht detyrimin për të aplikuar kushte tregtimi të barabarta për veprime tregtare të njëjta ndaj ndërmarrjeve me të cilat hyn në marrëdhënie kontraktore.

Gjithashtu, Bankers Petroleum Albania nuk ka përmbushur detyrimet e dhëna në lidhje me operacionet hidrokarbure gjatë vitit 2021 dhe periudhës janar – korrik 2022, si dhe për kostot dhe prodhimin e naftës gjatë muajit korrik 2022, pasi të dhënat janë depozituar pas përfundimit të procedurës së monitorimit.

Në vendimin e datës 30 korrik 2020, Autoriteti i Konkurrencës kishte vendosur mbylljen e procedurës së hetimit të thelluar ndaj ndërmarrjes Bankers Petroleum Albania në tregun e prodhimit dhe tregtimit të naftës bruto, por duke vendosur disa detyrime për kompaninë. Konkretisht, nga Bankers kërkohej të aplikonte kushte tregtimi të barabarta për veprime tregtare të njëjta ndaj ndërmarrjeve me të cilat hyn në marrëdhënie kontraktore, të furnizonte ndërmarrjet e përpunimit të naftës bruto në tregun vendas, në respektim të marrëdhënieve kontraktore bazuar në dispozitat e Kodit Civil.

Gjithashtu, Bankers Petroleum Albania duhet të depozitonte pranë Autoritetit të Konkurrencës çdo raportim tremujor mbi kostot e naftës, çdo raportim tremujor mbi prodhimin e naftës dhe operacionet hidrokarbure, si edhe të depozitonte për vlerësim paraprak çdo draft kontratë që do të lidhte me çdo rafineri, për të siguruar përputhshmërinë me kërkesat e ligjit “Për mbrojtjen e konkurrencës”. Gjithashtu, AK i rekomandonte Albpetrol dhe Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN) kryerjen e parashikimeve të nevojave të tregut vendas për furnizimet e nevojshme me naftë bruto dhe të mbikëqyrte planet e furnizimit të tregut vendas nga ana e Bankers Petroleum Albania LTD.

Vendimi i 22 prillit 2021 e shtyu periudhën e monitorimit të Bankers Petroleum deri në 31 korrik 2022.

Hetimi i Bankers Petroleum në vitin 2020 nisi pas ankesës së kompanive Tosk Energji dhe Al Global Oil, të cilat shfrytëzonin përkatësisht Rafineritë e Ballshit dhe të Fierit, ankesa që lidheshin kryesisht me mosfurnizim në sasinë e nevojshme me naftë bruto nga Bankers.

Në fakt, e vetmja rafineri në vend që përpunonte naftën bruto për prodhim karburantesh, ajo e Ballshit, pas një serie të gjatë dështimesh për t’iu rikthyer funksionimit normal afatgjatë, u demontua dhe u shit për skrap, ndërsa toka ku ndodhet objekti pritet të përdoret nga blerësi për ndërtimin e një parku fotovoltaik. Në një kohë kur çmimet e karburanteve këtë vit kanë arritur nivele rekord, Shqipëria nuk ka një rafineri përpunimi që të shfrytëzojë sasitë e konsiderueshme të naftës bruto që nxirren në vend dhe që, në pjesën dërrmuese, eksportohen./MONITOR

Etiketa: gjobekonkurrenca

Lajme të lidhura

38% e familjeve në Shqipëri nuk janë në gjendje ekonomikisht të ngrohin shtëpitë e tyre
Aktualitet

38% e familjeve në Shqipëri nuk janë në gjendje ekonomikisht të ngrohin shtëpitë e tyre

09:39 - 05/10/26
Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive
Aktualitet

Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

17:02 - 04/10/26
Viti i ri akademik nis me “luftën” për strehim, qiratë në Tiranë 12 herë më të larta se konviktet
Aktualitet

Viti i ri akademik nis me “luftën” për strehim, qiratë në Tiranë 12 herë më të larta se konviktet

10:41 - 04/10/26
Para
Ish bosi i kriptomonedhave, rekurs vendimit për ekstradimin e tij në Turqi

Ish bosi i kriptomonedhave, rekurs vendimit për ekstradimin e tij në Turqi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit
Aktualitet

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26

Tensionet kanë vijuar në Prishtinë, ku protestuesit janë përplasur me forcat e Policisë së Kosovës gjatë tubimit para Kuvendit. Policia...

Lexo më shumë
Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

22:26 - 05/10/26
Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

22:16 - 05/10/26
Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

22:07 - 05/10/26
“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

21:13 - 05/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com