GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Parkimi në Rinas/ Autoriteti i Konkurrencës gjobit ortakun e Kastratit

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
VIDEO/ Real Madrid zbarkon në Rinas dhe publikon videon nga toka shqiptare
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Autoriteti i Konkurrencës mbylli këtë javë procedurën e hetimit të thelluar në tregun e menaxhimit të faciliteteve të parkimit të aeroportit “Nënë Tereza” dhe gjobiti ndërmarrjen “Star Parking Albania” në vlerën e 1% të xhiros vjetore ose rreth 1.6 milionë lekë.

Pas verifikimit të dokumentacionit të depozituar nga ndërmarrja Star Parking Albania, Autoriteti i Konkurrencës e vlerësoi këtë dokumentacion si jo të plotë, duke mos pasur informacion thelbësor si për analizën e detajuar për formimin e çmimit të telepasit, kopje të kontratave të

lidhura me subjektet që operojnë në tregun e transportit të udhëtarëve si dhe për çdo subjekt tjetër, për periudhën 1 janar 2019 – 31 dhjetor 2021, si dhe shpjegimet përkatëse për subjekte të cilave nuk ju është rinovuar kontrata e qerasë për vitin 2022, duke vështirësuar procedurat hetimore.

Vlerësimi i “Konkurrencës”

Megjithatë, Autoriteti i Konkurrencës ka vlerësuar se angazhimet e depozituara nga ndërmarrja Star Parking Albania SHPK janë të mjaftueshme për të adresuar shqetësimet e konkurrencës në tregun e menaxhimit të faciliteteve të parkimit të Aeroportit “Nënë Tereza” (Tirana International Airport), duke i përcaktuar këto angazhime si të detyrueshme, në formën e kushteve dhe detyrimeve.

Ndërmarrja Star Parking Albania duhet të hartojë një metodologji për llogaritjen e kostove për formimin e çmimit të telepasit dhe të aplikojë tarifa të orientuara drejt kostos, për ndërmarrjet që pajisen me telepas si dhe për çdo shërbim tjetër.

Gjithashtu, ndërmarrjes Star Parking Albania i është vendosur detyrimi i parashikuar në ligjin “Për mbrojtjen e konkurrencës për të mos abuzuar me pozitën dominuese, veçanërisht me vendosjen, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, e çmimeve të padrejta të blerjes ose shitjes apo e kushteve të tjera të padrejta të tregtimit; kufizimin e prodhimit, tregjeve ose zhvillimit teknik; zbatimin e kushteve të pabarabarta për veprime tregtare të njëjta me palët, duke i vendosur ato në gjendje të pafavorshme konkurrence; vendosjen e kushteve për lidhjen e kontratave me palët e tjera, që këto të fundit të pranojnë detyrime shtesë, të cilat, për vetë natyrën e tyre ose sipas praktikave tregtare, nuk kanë lidhje me objektin e kontratave në fjalë.

Për përmbushjen e kushteve dhe detyrimeve të përcaktuara në vendim ndërmarrja Star Parking Albania do të monitorohet për një periudhë 1 vjeçare.

Hetimi

Në janar të këtij viti, Autoriteti i Konkurrencës hapi hetim të thelluar ndaj kompanisë Star parking Albania, për shkak të dyshimeve të abuzimit me pozitën dominuese në tregun e menaxhimit të faciliteteve të parkimit të aeroportit “Nënë Tereza” (Tirana International Airport).

Ndërmarrja Star Parking Albania, e ofron këtë shërbim mbështetur në një marrëveshje ekskluzive që ka lidhur me shoqërinë koncesionare TIA (në pronësi të Shefqet Kastratit).

Përgjatë procedurave të hetimit paraprak të kryera nga Autoriteti i Konkurrencës u konstatua se ndërmarrja Star Parking, në vitin 2020, ka trefishuar çmimin për tarifat e parkimit, duke e argumentuar me rritjen e shpenzimeve të riparimeve dhe të mirëmbajtjes përgjatë atij viti.

Gjithashtu, Autoriteti i Konkurrencës evidenton se Star Parking ka përcaktuar kushte të pabarabarta në kontratat e qerasë të lidhura me ndërmarrjet të cilat operojnë në tregun e transportit të udhëtarëve me autobus nga Aeroporti i Tiranës.

Koncesioni i Aeroportit të Tiranës ka qenë shpesh objekt i vlerësimeve të Autoritetit të Konkurrencës në dekadën e fundit, të lidhura kryesisht me vetë kompaninë koncesionare TIA, por edhe me kontraktorë të saj, si AIR BP apo, në këtë rast, Star Parking Albania.

Ky institucion ka arritur në konkluzionin se tarifat e aplikuara nga kompania koncesionare dhe nënkontraktorët e saj kanë ndikuar ndjeshëm në rritjen e kostove të operimit të kompanive ajrore në këtë aeroport.

/Monitor.al/

Etiketa: Autoriteti i KonkurrencesKastratiKryesore1

Lajme të lidhura

Rama ngre pensionet, pensionistet në ‘hall’: Nuk dimë ku t’i harxhojmë 700 lekët
Aktualitet

Të harruar nga qeveria, afro 30% e popullsisë në moshë pensioni drejt kufirit të varfërisë ekstreme

07:45 - 11/07/26
Euro në rekord historik, këmbehet 93.7 lekë! Në 10 vjet u zhvlerësua me 31.5%
Breaking Views

Euro në rekord historik, këmbehet 93.7 lekë! Në 10 vjet u zhvlerësua me 31.5%

16:53 - 10/07/26
Gati 5 miliard euro kredi e dhënë për blerje pronash! Rritet kredia e keqe
Breaking Views

Gati 5 miliard euro kredi e dhënë për blerje pronash! Rritet kredia e keqe

16:44 - 10/07/26
Para
“Krijoj drama në…”, Dojna Mema flet për luhatjet e humorit gjatë shtatzënisë

Dojna i bën urimin e veçantë vogëlushit të saj: Kur të rritesh, uroj ...

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Ketaminë”, “MDMA”, “Ekstazi” në lokalet e plazheve, arrestohen 5 persona, mes tyre dy italianë
Aktualitet

“Ketaminë”, “MDMA”, “Ekstazi” në lokalet e plazheve, arrestohen 5 persona, mes tyre dy italianë

16:44 - 12/07/26

Goditet një grup i dyshuar për shpërndarje droge në Vlorë, arrestohen pesë persona, mes tyre dy shtetas italianë Një operacion...

Lexo më shumë
Kanye West në Tiranë, Rama bën llogaritë: Koncerti e bëri më të madhe bukën, edhe për pensionistët

Kanye West në Tiranë, Rama bën llogaritë: Koncerti e bëri më të madhe bukën, edhe për pensionistët

16:13 - 12/07/26
Foto e Aleksandër Koçekut vrarë në pritë në Dukagjin

Foto e Aleksandër Koçekut vrarë në pritë në Dukagjin

15:11 - 12/07/26
‘Ka torturuar një vajzë për florinj’, Malaj i bën “ekografi” Xhafajt: Shiti Nanon, e kaluara do ta ndjekë…

‘Ka torturuar një vajzë për florinj’, Malaj i bën “ekografi” Xhafajt: Shiti Nanon, e kaluara do ta ndjekë…

14:44 - 12/07/26
Dhunuan të miturën dhe e xhiruan momentin, jepet vendimi i gjykatës për tri vajzat

Dhunuan të miturën dhe e xhiruan momentin, jepet vendimi i gjykatës për tri vajzat

14:32 - 12/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com