GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Autoriteti i Konkurrencës: Të adresohet dominanca e Spitalit Amerikan në shërbimin e dializës

23:19 - 10/10/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Autoriteti i Konkurrencës: Të adresohet dominanca e Spitalit Amerikan në shërbimin e dializës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Autoriteti i Konkurrencës mbylli zyrtarisht në muajin shtator një hetim të përgjithshëm në tregun e shërbimeve spitalore në Shqipëri.

Hetimi është përqendruar sidomos në analizën e paketave të shërbimeve spitalore që financon Fondi i Sigurimeve të Detyrueshme të Kujdesit Shëndetësor. Autoriteti i Konkurrencës i ka rekomanduar Fondit të Sigurimeve të Detyrueshme të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH), që të sigurojë shpërndarja në mënyrë të drejtë të paketave të shërbimeve, të parashikuara në vendimin përkatës të këshillit të Ministrave të vitit 2014, duke i vendosur të gjithë ofruesit (spitalet jopublike) në treg në kushte të favorshme konkurruese.

Sipas VKM-së në fjalë, FSDKSH financon shpenzimet për disa paketa, të ofruara në shërbimin spitalor, ku përfshihet paketa e shërbimit të dializës, paketa e shërbimeve të kardiologjisë dhe kardiokirurgjisë, paketa e shërbimeve të transplantit të veshkave, paketa e shërbimit të implantit koklear dhe paketa e trajtimit të kataraktës.

Financimi i paketave dhe mbulimi i shërbimit shëndetësor nga të gjitha institucionet shëndetësore (publike dhe jopublike) i bën të konkurrueshëm ofruesit e shërbimit. Në zbatim të pikës 2 të VKM të sipërcituar, Këshilli Administrativ i Fondit ka miratuar vendimin nr. 88 datë 09.07.2014 “Për rregullat, kriteret dhe mënyrën e organizimit të Regjistrit Kombëtar të Paketave të Financuara nga Fondi “, i ndryshuar, ku në pikën 11 të tij citohet: “Në rast se në ditën e përcaktuar nuk ka vende të lira në institucionet e shëndetit publik, atëherë nëpunësi i autorizuar i Fondit bën regjistrimin e pacientit në mënyrë të barabartë në institucionet shëndetësore jopublike të kontraktuara nga Fondi”.

Mes paketave të financuara nga FSDKSH, më e rëndësishmja është ajo e dializës.

Mbështetur mbi informacion e depozituar nga Fondi, shërbimi i dializës ofrohet nga spitalet publike dhe jopublike nëpërmjet paketave të rimbursuar nga Fondi dhe nga shoqëria DiaVita, si mbajtëse e kontratës së koncesionit, e cila duhet të mbulojë me shërbimin dializës të sëmurët në disa rrethe. Ofruesit më të mëdhenj të këtyre shërbimeve, janë Spitali Amerikan dhe Spitali Internacional (që zotërohet po nga Spitali Amerikan) dhe kompania DiaVita, si zbatuese e kontratës së koncesionit të dializës. Për shërbimin e dializës, aplikohen dy tarifa, përkatësisht me 11.203 lekë/pa TVSH për çdo seancë të ofruar nga koncesionari DiaVita dhe 12,106 lekë/pa TVSH për çdo seancë të ofruar nga spitalet private dhe publike.

Sipas analizës së Autoritetit të Konkurrencës, tregu i shërbimit të dializës ka një përqendrim të lartë duke i dhënë karakteristikat e një tregu oligopolistik. Nga struktura e tregut, konstatohet se shërbimi i dializës po zhvendoset drejt spitaleve jopublike dhe shoqërisë koncesionare ndërkohë që në spitalet publike shërbimi ofrohet vetëm pranë QSUT-së, e cila mbulon vetëm një pjesë të vogël të kërkesës. Duke vlerësuar strukturën e tregut, AK ka arritur në konkluzionin se Spitali Amerikan dhe Spitali Internacional zotërojnë pozitë dominuese në tregun e shërbimit të dializës. Për dhënien e shërbimit të dializës, ka pengesa në hyrje për shkak të nevojave për investime fillestare, sigurim të stafit mjekësor dhe ndihmësmjek dhe ambienteve akomonuese për dhënien e shërbimit. Pjesa e madhe e tregut që zotërojnë Spitali Internacional dhe Amerikan shërben si tregues për ekzistencën e barrierave për hyrje dhe zgjerim në këtë treg.

Mungesa e hyrësve të rinj në këtë shërbim, tregon që konkurrenca potenciale është e ulët, e ndikuar kjo nga investimet e rëndësishme të kryera për këtë shërbim, me të cilat hyrësit e rinj dhe konkurrentët duhet të përshtaten. Në përfundim të vlerësimit të strukturave të tregut për paketat që mbulohen nga Fondi konstatohet se nuk ka ndarje të barabartë të shërbimeve mes spitaleve jopublike sipas parashikimit të VKA nr. 88 datë 09.07.2014 “Për rregullat, kriteret dhe mënyrën e organizimit të Regjistrit Kombëtar të Paketave të Financuara nga Fondi”, i ndryshuar.

Spitali Amerikan dhe ai Internacional kanë përfituar fondet më të mëdha të financuara nga shteti për paketat e parashikuara në VKM nr. 308/2014. Mbështetur në këtë argumentim, AK ka kërkuar nga FSDKSH që të shpërndajë në mënyrë të drejtë paketat e shërbimeve, duke i vendosur të gjithë ofruesit e shërbimeve në kushte të drejta konkurruese. / Monitor

Etiketa: dializespitali amerikan

Lajme të lidhura

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë
Aktualitet

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
Ironia e taksës së qarkullimit të naftës! 220 milionë euro mblidhen në vit, por nuk dihet ku shkojnë
Aktualitet

Ironia e taksës së qarkullimit të naftës! 220 milionë euro mblidhen në vit, por nuk dihet ku shkojnë

12:35 - 14/03/26
Para
“Ato lloj insinuatash tërhiqi kryetar”, zbardhet debati i fortë në PD mes Bashës, Nokës dhe Bylykbashit

“Ato lloj insinuatash tërhiqi kryetar”, zbardhet debati i fortë në PD mes Bashës, Nokës dhe Bylykbashit

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com