GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

‘Ave Pontius Pilate’! Tani shko laj duart…

në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
‘Ave Pontius Pilate’! Tani shko laj duart…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Gent Strazimiri

Në një pjesë të mirë të botës së qytetëruar komisionet zgjedhore përbëhen nga njerëz të respektuar të komunitetit, jashtë partive politike.

Ky është një variant demokratik!

Ata janë përgjithësisht punonjës të shërbimit civil, punonjës të administratës, mësues…

Përzgjidhen sepse komuniteti i pranon si të paanshëm, persona me integritet, dhe mbi të.gjitha të palidhur në interesa me pushtetin, e kësisoj të pakorruptueshëm.

Po aq demokratik është edhe varianti i ruajtjes së votës përmes personave të besuar të forcave politike garuese, por qëllimi është një i vetëm: vullneti i qytetarit të shkojë në kuti dhe të numërohet!

Sistemi ynë funksionon sipas këtij të dytit, dhe them me plotë gojë “funksionon” sepse ka funksionuar derisa ka prodhuar rotacion politik.

Ka funksionuar kur qeveria nuk ka futur dorën e ndyrë të pushtetit për të intimiduar, blerë apo kërcënuar zgjedhësin.

Nëse qeveria e bën këtë, asnjë sistem nuk funksionon, dhe ky nuk është faji as i sistemit e as i militantëve partiakë.

Më mirë se kushdo tjetër, këtë e di kolegu im militant socialist, Ilirjan Celibashi, me të cilin kam mbi 20 vjet që përballem personalisht.

Fillimisht si një opozitar përballë zvministrit të brendshëm të qeverisë “Nano”, pastaj si një opozitar përballë ish-zvministrit të brendshëm të emëruar “arbitër zgjedhjesh” (Kryetar të KQZ), e më tej si një opozitar përballë ministrit të qeverisë në parlament, për të vazhduar me përballjen e sotme si një opozitar përballë ish- të gjitha këtyre që përmenda por përsëri në krye të KQZ, përsëri si … arbitër…

Për më tepër në zgjedhjet me “Celibashi 1” si arbitër, “arbitri” mbi “arbitër” tek i cili më duhej të kërkoja të drejtën që nuk ma jepte kolegu im militant socialist Ilirjan Celibashi, ishte Fehmi Abdiu, një koleg tjetër militant socialist, ish-deputet i PPSH, ish-nënkryetar i Grupit Parlamentar të PPSH me emrin e ndërruar, i emëruar “i pavarur” me të njëjtin vendim me të cili u emëruar Kryetar i Gjykatës Kushtetuese…

Në këtë përballje, herë kam arritur “t’ia lidh duart” e herë jo, por sistemi përgjithësisht ka funksionuar pikërisht kur asnjëri prej nesh nuk bënte sikur ishte i pavarur dhe nuk i lëshonim pe’ njëri-tjetrit…

“Nëna” e problemeve në këtë përballje, ishte kur kolegu im militant i forcës kundërshtare, përpiqej të bënte si … “i pavarur”, “i papolitizuar”… një lloj “shoqërie civile” që kapelen ushtarake e kishte në çantën e dorës… gjithnjë me vete…

Atëhere ishte dëmi më i madh, i fiksuar në çdo raport vëzhguesish ndërkombëtarë zgjedhjesh…

Sot, pas masakrës më të fundme zgjedhore të realizuar përsëri nën përgjegjësinë direkte të kolegut tim militant socialist Ilirjan Celibashi, ajo që më shqetëson nuk është masakra në vetvete, por fakti që modelin “Celibashi i pavarur”, na u dashka ta shtrijmë në të gjithë sistemin…

Propozimi e bën vetë kolegu im militant socialist Ilirjan Celibashi, i cili e di fort mirë se problemi në këtë vend është se administrata përbëhet pothuajse ekskluzivisht nga militantë, se ligji për nëpunësin civil është masakruar njësoj si zgjedhjet, se shtresa më e keqpërdorur nga kjo qeveri janë pikërisht mësuesit…

T’ia hedhësh fajin militantëve të partive garuese që ruajnë votën me pasion dhe vetëmohim, kur sistemi nuk funksionon pikërisht se ti vetë si militant socialist, me socialistët në pushtet, nuk do që të funksionojë, është një histori e vjetër sa kryqëzimi i Krishtit…

Me “bëjmë sikur” nuk zgjidhet asgjë, përkundrazi, vjen një moment që nuk ka më as ujë mjaftueshëm për të bërë sikur po lan duart…

“Problemi” ka mbi 20 vjet që je ti!

Shih e provoje njëherë se mos ndoshta nuk është dhe aq e vështirë të kryesh detyrën për të cilën paguhesh: të respektosh ligjin, edhe pse je militant socialist.

Unë e kam bërë gjithmonë dhe nuk më ka penguar aspak të mbetem militant i partisë sime!

Më beso, nuk është aspak e vështirë!

Etiketa: Gent StrazimiriOpinion

Lajme të lidhura

30 ditë revoltë për largimin e Ramës, Kim Mehmeti: Rinia do shpëtojë vendin nga ‘Aleanca e Qelbësirave’
OP-ED

Nëse nuk jep dorëheqjen, piktori mund t’ua plotësojë dëshirën atyre që duan ta tërheqin zvarrë!

07:55 - 19/10/26
Ku ka dorë të huaj më të zezë se ajo e piktorit, ai është fatkeqësia e këtij populli!
OP-ED

Ku ka dorë të huaj më të zezë se ajo e piktorit, ai është fatkeqësia e këtij populli!

07:55 - 17/10/26
Sponsorizimi, Rama zbythi futbollin e sportin me duart e Malajt dhe heshtjen e Gonxhes!
Editorial

Sponsorizimi, Rama zbythi futbollin e sportin me duart e Malajt dhe heshtjen e Gonxhes!

12:53 - 16/10/26
Para
“Paqe dhe siguri në rajon”, Erdogan: Synojmë një Turqi të fortë

"Paqe dhe siguri në rajon", Erdogan: Synojmë një Turqi të fortë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Studenti: Nuk ka dialog me Ramën, ja skenari i protestës kombëtare
Breaking Views

Studenti: Nuk ka dialog me Ramën, ja skenari i protestës kombëtare

21:58 - 22/10/26

Studenti protestues Visar Martinaj, i ftuar në News24, ka folur për intensitetin e protestave të ditëve të fundit, duke akuzuar...

Lexo më shumë
“Ky është narko-shtet policor”, Lubonja: Krimi i organizuar është futur thellë në ekonomi, kryeministri sulmon mediat që ia prishin fasadën

“Ky është narko-shtet policor”, Lubonja: Krimi i organizuar është futur thellë në ekonomi, kryeministri sulmon mediat që ia prishin fasadën

21:36 - 22/10/26
Policia shpërndan protestuesit te Kryeministria me ujë, FNSH tenton të shoqërojë të riun

Policia shpërndan protestuesit te Kryeministria me ujë, FNSH tenton të shoqërojë të riun

21:15 - 22/10/26
Woltemade shpëton Juventusin nga humbja me në Europa League

Woltemade shpëton Juventusin nga humbja me në Europa League

21:01 - 22/10/26
Shoqata e Prokurorëve i përgjigjet Ballës për arrestimet gjatë protestave: Ndërhyrjet politike rrezikojnë pavarësinë e magjistratëve

Shoqata e Prokurorëve i përgjigjet Ballës për arrestimet gjatë protestave: Ndërhyrjet politike rrezikojnë pavarësinë e magjistratëve

20:40 - 22/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com