GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Avion me probleme teknike, Wizz Air mban “peng” 30 orë pasagjerët

19:44 - 14/06/25
në Aktualitet, Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Avion me probleme teknike, Wizz Air mban “peng” 30 orë pasagjerët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Wizz Air është vënë sërish në qendër të kritikave pas një incidenti të rëndë për shkak se pati probleme me një avion që përfshiu fluturimin W9 5605 nga Xheda drejt Londrës, ku pasagjerët u lanë të bllokuar për mbi 30 orë në kushte të papranueshme, pa ushqim, ujë apo komunikim të qartë nga kompania, transmeton Skyweb.al.

Udhëtarët u mbajtën fillimisht në portat e aeroportit pa asnjë njoftim për statusin e fluturimit.

Orë të tëra kaluan pa asnjë ndihmë, ndërsa ankesa të përsëritura u injoruan.

Pas presionit të vazhdueshëm, pasagjerëve iu shpërnda vetëm një shishe e vogël uji secilit, por ende pa asnjë informacion për kohën e nisjes.

Situata u rënduar më tej kur, pasi morën biletat e imbarkimit dhe u dërguan me autobus drejt avionit, ata u mbajtën brenda mjetit për mbi një orë pa asnjë shpjegim.

Më pas, autobusi u kthye në terminal dhe pak minuta më vonë, pasagjerët panë me tronditje se fluturimi ishte nisur… pa ta.

Zyrtarisht, Wizz Air konfirmoi se fluturimi ishte anuluar për shkak të problemeve teknike dhe nevojës për të zëvendësuar avionin.

Në reagimin e saj, kompania tha se udhëtarëve u ishte ofruar akomodim dhe kompensim sipas rregullores së Bashkimit Europian.

Megjithatë, pasagjerët raportuan se vetëm pas 12 orësh pritje të tejzgjatur u njoftuan se do dërgoheshin në një hotel, ku gjithashtu nuk u ofrua as ushqim dhe as ujë.

Pas një tjetër vonese prej dy orësh, ata u nisën më në fund drejt destinacionit të tyre, pas një odiseje që zgjati mbi 30 orë.

Një nga pasagjerët e përshkroi përvojën si traumatike dhe çnjerëzore: “Na mbajtën si pengje, pa gjumë, të dehidratuar dhe në pasiguri të plotë. Kjo ishte një shkelje e rëndë e çdo standardi minimal të kujdesit ndaj udhëtarëve.”

Etiketa: Wizz air

Lajme të lidhura

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit
Aktualitet

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

08:25 - 02/04/26
Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës
Botë

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
Para
VIDEO/ Përfshihet nga flakët qiellgërvishtësja në Dubai, evakuohen 3,800 banorë

VIDEO/ Përfshihet nga flakët qiellgërvishtësja në Dubai, evakuohen 3,800 banorë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit
Aktualitet

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

08:25 - 02/04/26

Pas emërimit të Skënder Hitës në krye të Policisë së Shtetit, vendi i tij në Fier është zëvendësuar nga Oliger...

Lexo më shumë
Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

08:04 - 02/04/26
Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve

Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve

07:51 - 02/04/26
Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com