GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Avionët luftarakë rusë në Estoni, kryeministri thirrje urgjente NATO-s: Aktivizoni Nenin 4 menjëherë

20:59 - 19/09/25
në Botë, Breaking Views, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Avionët luftarakë rusë në Estoni, kryeministri thirrje urgjente NATO-s: Aktivizoni Nenin 4 menjëherë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qeveria e Estonisë i ka kërkuar zyrtarisht NATO-s të aktivizojë Nenin 4 të Traktatit të Aleancës së Atlantikut të Veriut, pas shkeljes së hapësirës së saj ajrore nga tre avionë luftarakë rusë.

“Sot në mëngjes, tre avionë luftarakë rusë të tipit MiG-31 kanë shkelur hapësirën ajrore të Estonisë. Avionët e NATO-s reaguan menjëherë dhe detyruan avionët rusë të tërhiqen. Një shkelje e tillë është krejtësisht e papranueshme.

Për këtë arsye, qeveria e Estonisë ka vendosur të kërkojë konsultime në bazë të Nenit 4 të NATO-s”, tha në një deklaratë publike, Kryeministri i Estonisë, Krysten Michal.

Por çfarë është Neni 4 i NATO-s?

Neni 4 parashikon që shtetet anëtare të NATO-s mund të kërkojnë konsultime kur, sipas tyre, integriteti territorial, pavarësia politike ose siguria e ndonjë anëtari është e kërcënuar. Kjo është një masë para-krizës që synon koordinimin e qëndrimeve dhe marrjen e masave të përbashkëta për të shmangur përshkallëzimin.

Ministria e Jashtme konfirmoi se ka thirrur të ngarkuarin me punë të ambasadës ruse për t’i dorëzuar një notë proteste.

Ushtria ruse ende nuk ka dhënë një koment publik mbi ngjarjen, ndërsa në një deklaratë, ministri i Jashtëm i Estonisë, Markus Tsaka, tha se “Testimi gjithnjë e më i shpeshtë i kufijve nga Rusia dhe rritja e agresivitetit të saj duhet të përballen me një rritje të shpejtë të presionit politik dhe ekonomik”.

Sipas tij, gjatë vitit 2025 Rusia ka shkelur hapësirën ajrore të Estonisë gjithsej katër herë.

Lidhur me ngjarjen reagoi edhe Bashkimi Europian. Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, duke thënë se “Evropa qëndron në solidaritet me Estoninë përballë shkeljes së fundit të hapësirës sonë ajrore nga Rusia. Ne do t’i përgjigjemi me vendosmëri çdo provokimi”, shkroi ajo në platformën “X”.

Pak ditë më parë Rusia shkeli me dronë territorin polak dhe atë rumun, duke marrë për herë të parë përgjigje të armatosur nga NATO.

gijotina.com/

Etiketa: Estonia

Lajme të lidhura

Talenti i kombëtares shqiptare debuton me Genoan
Breaking Views

Talenti i kombëtares shqiptare debuton me Genoan

17:32 - 18/01/26
Aksident në Lezhë–Laç, katër të plagosur nga përplasja e dy mjeteve
Aktualitet

Aksident në Lezhë–Laç, katër të plagosur nga përplasja e dy mjeteve

17:19 - 18/01/26
Nesër Kuvendi rikthehet në punë, PD e nis sesionin në bojkot dhe protesta
Breaking Views

Nesër Kuvendi rikthehet në punë, PD e nis sesionin në bojkot dhe protesta

17:10 - 18/01/26
Para
Milano, grabitje si në film: Prezantuesit Stefano De Martino i rrëmbejnë orën 40 mijë eurosh me kërcënim armë

Milano, grabitje si në film: Prezantuesit Stefano De Martino i rrëmbejnë orën 40 mijë eurosh me kërcënim armë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Talenti i kombëtares shqiptare debuton me Genoan
Breaking Views

Talenti i kombëtares shqiptare debuton me Genoan

17:32 - 18/01/26

Sulmuesi shqiptar Joi Nuredini a regjistruar debutimin e tij në Serie A këtë të diel, gjatë ndeshjes midis Parmës dhe...

Lexo më shumë
Aksident në Lezhë–Laç, katër të plagosur nga përplasja e dy mjeteve

Aksident në Lezhë–Laç, katër të plagosur nga përplasja e dy mjeteve

17:19 - 18/01/26
Nesër Kuvendi rikthehet në punë, PD e nis sesionin në bojkot dhe protesta

Nesër Kuvendi rikthehet në punë, PD e nis sesionin në bojkot dhe protesta

17:10 - 18/01/26
Greqia miraton ligjin e ri për emigracionin, zhbllokohen 90 mijë leje qëndrimi

Greqia miraton ligjin e ri për emigracionin, zhbllokohen 90 mijë leje qëndrimi

16:39 - 18/01/26
Juventus, Spalleti kritikon Zhegrovën: Nuk futet zonën e penalltisë

Juventus, Spalleti kritikon Zhegrovën: Nuk futet zonën e penalltisë

16:29 - 18/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com