GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Avioni i Lufthansa-s fluturoi për 10 minuta pa pilot, ja çfarë ndodhi

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Avioni i Lufthansa-s fluturoi për 10 minuta pa pilot, ja çfarë ndodhi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një avion i kompanisë ajrore gjermane Lufthansa, me 205 persona në bord, ka fluturuar për 10 minuta pa pilot vitin e kaluar, pasi ndihmës piloti humbi ndjenjat ndërsa ndodhej vetëm në kabinën e pilotimit.

Lajmi është bërë i ditur nga autoriteti spanjoll për hetimin e aksidenteve ajrore, CIAIAC, raporton CNN.

Ngjarja ka ndodhur më 17 shkurt 2024, gjatë një fluturimi nga Frankfurti në drejtim të Spanjës. Sipas raportit, kapiteni kishte dalë për një moment nga kabina për të përdorur tualetin, kur ndihmës piloti papritur humbi ndjenjat.

Në bord ndodheshin 199 pasagjerë dhe 6 anëtarë të ekuipazhit. Edhe pse avioni Airbus A321 vijoi fluturimin në mënyrë të qëndrueshme falë autopilotit, raporti tregon se piloti, pa vetëdije, preku disa komanda të avionit. Zëri i tij, që tregoi shenja të një “paaftësie të menjëhershme dhe të rëndë”, u regjistrua nga regjistruesi i zërit në kabinë.

Kontrollorët e trafikut ajror tentuan ta kontaktojnë atë tri herë, por pa sukses. Kapiteni, pasi nuk mori përgjigje nga kabina, u përpoq pesë herë të hynte përmes kodit të zakonshëm të hyrjes, ndërsa një anëtar tjetër i ekuipazhit bëri thirrje përmes interfonit. Pas mungesës së përgjigjes, kapiteni përdori një kod emergjence për të hapur derën dhe mori kontrollin e avionit.

Ndihmës piloti mori ndihmën e parë nga ekuipazhi dhe një mjek që udhëtonte si pasagjer.

Kapiteni vendosi të devijojë fluturimin drejt aeroportit “Adolfo Suárez Madrid-Barajas” në Madrid, ku avioni u ul rreth 20 minuta më vonë. Ndihmës piloti u dërgua në spital dhe qëndroi atje për disa orë.

Sipas hetimit, paaftësia e tij ishte pasojë e një gjendjeje neurologjike të panjohur më parë, e cila nuk ishte zbuluar gjatë kontrollit mjekësor të detyrueshëm për pilotët. Pas incidentit, certifikata mjekësore e kopilotit u pezullua.

CIAIAC e përshkroi ngjarjen si një “rrethanë të jashtëzakonshme” dhe theksoi se kapitenët trajnohen për raste kur një anëtar tjetër i ekuipazhit bëhet i paaftë për të vepruar. Autoriteti gjithashtu bëri të ditur se raste të tilla janë të rralla, por ndodhin. Gjatë viteve 2019–2024, janë regjistruar 287 raste të ngjashme të paaftësimit të pilotëve në fluturim në një bazë të dhënash të Komisionit Evropian. Ndërkohë, Administrata Federale e Aviacionit në SHBA kishte raportuar 39 raste të tilla ndërmjet viteve 1993 dhe 1998.

Etiketa: avionLufthansa

Lajme të lidhura

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm
Botë

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm

10:46 - 16/10/26
Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri
Botë

Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri

13:34 - 13/10/26
E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën
Aktualitet

E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën

12:00 - 13/10/26
Para
Parashikimi i motit, 8 Korrik 2024

Parashikimi i motit, 20 Maj 2025

Discussion about this post

TË FUNDIT

Prokurori Arbër Berexha liron menjëherë protestuesit: Arrestimet janë të paligjshme
Aktualitet

Prokurori Arbër Berexha liron menjëherë protestuesit: Arrestimet janë të paligjshme

14:20 - 21/10/26

Prokuroria e Tiranës ka urdhëruar lirimin e të rinjve të ndaluar gjatë protestës pasi janë konstatuar parregullsi në arrestime. Ndalimet...

Lexo më shumë
Studentët mesazh me spraj në asfalt për Ramën: Nuk ka dialog mes qafës dhe shpatës!

Studentët mesazh me spraj në asfalt për Ramën: Nuk ka dialog mes qafës dhe shpatës!

14:16 - 21/10/26
Nis cikli i ri te klubi i Elbasanit, prezantohet trajneri i ri Glen Daja

Nis cikli i ri te klubi i Elbasanit, prezantohet trajneri i ri Glen Daja

14:00 - 21/10/26
Berisha: Rama në mëngjes i fton për dialog dhe më pas i kërcënon, ndërtoi sarajet me paratë e tyre

Berisha: Rama në mëngjes i fton për dialog dhe më pas i kërcënon, ndërtoi sarajet me paratë e tyre

13:45 - 21/10/26
Salianji: Shqipëria nuk është pronë e Edi Ramës, të gjithë kërkojnë dorëheqjen e tij

Salianji: Shqipëria nuk është pronë e Edi Ramës, të gjithë kërkojnë dorëheqjen e tij

13:38 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com