GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Avni Ponari, “kapiteni” që po fundos basketbollin, me një bord dhe sekretariat që i vijnë pas si hije

në Sport
Kohë leximi: 5 min
A A
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas shumë thirrjesh e kritikash, që më së shumti bëhen publike në median e shkruar dhe në studio televizive – pasi kërkesat zyrtare dhe kritikat censurohen nga kapiteni – presidenti që nuk merr guximin të përballet me anëtarët e tij, të flasë hapur dhe marrë përgjegjësitë e mbarëvajtjes së aktivitetit basketbollistik, si në arenën kombëtare, ashtu edhe në atë ndërkombëtare. Kërkesa pa përgjigje ndaj anëtarëve, një verë me aktivitete ndërkombëtare dhe asnjë analizë për rezultatet skandaloze, me të cilat një vit më parë u mbushën rrjetet duke u shitur si “suksese të rreme”. FSHB është në krizë jo për shkak të mungesës së talenteve apo pasionit në fushë, por për shkak të një federate që e ka humbur besimin, legjitimitetin dhe autoritetin moral për të drejtuar. Ky është realiteti i hidhur i Federatës Shqiptare të Basketbollit nën drejtimin e Avni Ponarit. Në qendër të gjithçkaje mbetet pyetja që të gjithë e bëjnë: Pse ka frikë presidenti të mbledhë Asamblenë e Federatës Shqiptare të Basketbollit? Mesa duket, ai ka frikë nga Asambleja. Herët e fundit që ajo është mbledhur, i është kthyer në boomerang, pasi shoqatat me të drejtë kanë ngritur shqetësime për drejtimin autoritar të “një burri të vetëm”, kanë denoncuar mungesën e transparencës dhe arrogancën e drejtimit.

Sot, në vend që të përballet me zërin e komunitetit, ai zgjedh të fshihet, të censurojë dhe të shmangë përballjen me klubet. Asambleja nuk është luks – është obligim ligjor dhe moral. Çdo president që ka frikë nga Asambleja, ka frikë nga e vërteta. Në një federatë normale, vendimet merren mbi bazën e dokumenteve të nënshkruara, të vulosura dhe të pranuara nga anëtarët. Në FSHB, përkundrazi, shohim një praktikë skandaloze: vendime pa firmë, pa vulë dhe pa autor të qartë. Kush i merr këto vendime? Kush mban përgjegjësi për to? Në asnjë vend demokratik nuk është e pranueshme që një federatë sportive të marrë vendime pa asnjë legjitimitet institucional. Ky është skenar i ilegjitimitetit total, ku ligji, me sa duket, është shkelur hapur dhe institucionet kompetente duhet të reagojnë menjëherë. Është koha që Gjykata dhe Ministria e Sportit të shpallin moskompetencën totale të FSHB-së si nga përbërja dhe nga veprimtaria jashtë kompetencave ligjore të percaktuara në statute dhe rregullore.

Një federatë që mbyll gojën me gjoba

Në vend që të krijojë hapësira për debat, FSHB ka zgjedhur një rrugë tjetër: të gjobisë ata që flasin. Në rregulloren e saj thuhet: “Deklaratat fyese të personave drejtues të shoqatave, trajnerëve, lojtarëve apo personave të tjerë që qëndrojnë në stol, të cilat dëmtojnë imazhin e FSHB-së, të bëra publikisht në media apo rrjete sociale – gjobiten me 1 milion lekë”. Pra, në një kohë kur vetë federata fyen ditë pas dite shoqatat – duke mos i pyetur, por duke i përdorur ato si vegël për të mbushur arkat e veta me vendime ekonomike të njëanshme – tenton të mbyllë gojën e kujtdo që guxon të flasë. Kjo është jo vetëm arrogancë, por edhe frikë e pastër nga e vërteta. Madje ka shkuar aq larg sa të fshijë edhe komentet kritike në rrjetet e saj sociale – një praktikë e turpshme për një institucion që duhet të jetë i hapur, transparent dhe demokratik. Ky është tregues i qartë se federata është zhytur në llumin e turpit, dhe se presidenti Ponari nuk pranon as realitetin, as përgjegjësitë e veta.

Federata, e kthyer në një “mol” privat per Ponarin dhe rrethin e tij të ngushtë

Çfarë federate është kjo ku sekretar bëhet një njeri pa arsim si Franko Bushati? Ku drejtorë ekipesh kombëtare emërohen njerëz pa eksperiencë si Klaudio Ndoja – që u kthye në simbol të dështimit duke rrënuar gjeneratën më të mirë të ekipit kombëtar U18? Këto emërime nuk janë thjesht gabime – janë fyerje për basketbollin shqiptar. Mos ndoshta kjo federatë është thjesht një rrjet për të mbajtur pushtetin dhe për të shfrytëzuar të mirat publike? Deri më sot, faktet flasin qartë: asnjë vendim në interes të përbashkët, vetëm njëanshmëri dhe përçarje për interesat e presidentit dhe servilëve të tij.

Ministria e Sportit nuk mund të heshtë

Ministria e Sportit, si institucioni që çertifikon legjitimitetin dhe delegon misionin për organizim të aktiviteteve basketbollistike kombëtare dhe ndërkombëtare në të gjitha kategoritë, duhet të shqyrtojë seriozisht alternativat pasi kjo federatë po humb çdo ditë kompetencat ligjore dhe sportive, duke mbetur thjesht federata e 3×3 dhe  bashkëpunimit me gjyqtarët e futbollit. Çudira që vetëm kjo federatë mund të shpikë dhe sajojë për shkak të amortizimit të saj në drejtim. A do të vazhdojë ministria të mbyllë sytë ndaj shkeljeve flagrante të FSHB-së? A do të lejojë që fondet publike të shpërdorohen pa llogari dhe me rezultate negative. Është detyrë e shtetit të sigurojë që fondet shkojnë për zhvillim – jo për shkatërrim. Për më tepër që këtyre fondeve i atashohet dhe kontributi i trajnerëve të tenderuar që zgjidhen sipas “kush paguan më shumë” merr ekipin kombëtar. Është detyrë e institucioneve shtetërore të vendosin një kontroll të plotë mbi këtë federatë që sot funksionon jashtë çdo norme ligjore.

Avni Ponari nuk është pronari i basketbollit

Ky president mendon se basketbolli është prona e tij. Por ai harron një gjë: sakrificat e klubeve, lodhja e trajnerëve, pasioni i sportistëve dhe kontributi i brezave nuk janë për të, por për këtë sport. Paratë mund të blejnë shumë gjëra, por nuk blejnë respektin, historinë dhe lavdinë e një sporti.

Thirrje për komunitetin

Basketbolli shqiptar është një pasuri kombëtare, një traditë që ka rritur breza të tërë me kulturë, disiplinë dhe qytetari. Nuk mund të lihet peng i interesave personale. Nëse ky president nuk ka guximin të përballet me realitetin, atëherë duhet të pranojë dështimin dhe të tërhiqet. Sepse një gjë është e qartë: Basketbolli shqiptar nuk është dhe nuk do të jetë peng i interesave personale. Dhe sa më shumë të vonohet kjo ditë, aq më shumë Avni Ponari do të mbahet mend jo për atë që bëri për sportin, por për atë që i mori atij.

/gazeta sot/

Etiketa: Avni ponariBasketbollFSHB

Lajme të lidhura

Franca dhe Italia ndajnë pikët në duelin spektakolar, Donaruma pret gjithçka, Bastoni i përgjigjet Olizes
Sport

Franca dhe Italia ndajnë pikët në duelin spektakolar, Donaruma pret gjithçka, Bastoni i përgjigjet Olizes

22:50 - 02/10/26
Trajneri i Kombëtares/ Maran: Finlanda është një skuadër e vështirë, ja çfarë duhet të bëjmë nesër
Sport

Trajneri i Kombëtares/ Maran: Finlanda është një skuadër e vështirë, ja çfarë duhet të bëjmë nesër

14:18 - 02/10/26
Hysaj: Duhet të jemi të parët, Finlanda dhe Bjellorusia janë në nivelin tonë
Sport

Hysaj: Duhet të jemi të parët, Finlanda dhe Bjellorusia janë në nivelin tonë

14:10 - 02/10/26
Para
Omni Bridgeway i kërkon Gjykatës Federale të Uashingtonit të konfiskojë pasuritë e Shqipërisë

Omni Bridgeway i kërkon Gjykatës Federale të Uashingtonit të konfiskojë pasuritë e Shqipërisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Franca dhe Italia ndajnë pikët në duelin spektakolar, Donaruma pret gjithçka, Bastoni i përgjigjet Olizes
Sport

Franca dhe Italia ndajnë pikët në duelin spektakolar, Donaruma pret gjithçka, Bastoni i përgjigjet Olizes

22:50 - 02/10/26

Pas 20 vitesh nga finalja e Botërorit 2026 dhe goditjes me kokë ndaj Materacit, Zinedin Zidan kthehet si kundërshtar i...

Lexo më shumë
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën

22:05 - 02/10/26
Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial

Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial

21:54 - 02/10/26
Aktivistja: Studentët po organizohen, më datë 13 do të jemi masivisht

Aktivistja: Studentët po organizohen, më datë 13 do të jemi masivisht

21:47 - 02/10/26
Bashkimi Europian propozon treg të përbashkët për 9 vendet kandidate, mes tyre edhe Shqipëria

Bashkimi Europian propozon treg të përbashkët për 9 vendet kandidate, mes tyre edhe Shqipëria

21:41 - 02/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com