GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rriten arkëtimet e kompanive të sigurimit dhe ulen pagesat e dëmeve, ku pjesën më të madhe të tregut e ka zënë kompania SIGAL e biznesmenit Avni Ponari. Gjatë periudhes Janar-Tetor 2025 janë paguar gjithsej 6,903,209 mijë lekë dëme ose 1.99 % më pak se në Janar-Tetor 2024.

Në Janar-Tetor 2025 tregu i sigurimeve ka patur një rritje prej 10.53 %, krahasuar me Janar-Tetor 2024. Vëllimi i primeve të shkruara bruto është rritur me 2,134,465 mijë lekë duke arritur shifrën 22,396,608 mijë lekë.

Dëmet e paguara nga SIGAL në zërin “sigurimi i Jo jetës”, në periudhën janar tetor 2028 janë 1,508,031000 lekë. Ndërsa në 2024 për të njëjtën periudhë u paguan 1,593,237000 lekë. Pra, diferenca është me uljen 5.3% të pagesave.

Ndërkaq numri i personave të paguar në vitin 2024 ishte 15 253, ndërsa në vitin 2025 është 16,906 kontrata. Pra, megjithë rritjen e personave të paguar është ulur masa e dëmshpërblimit.

Kjo është ndarja e tregut të sigurimit motorik sipas shoqërive: SIGAL 23.88 %, Eurosig 18%, Albsig 14.99%, Sigma 12.95% dhe me radhë deri tek Atlantik me 5%.

Kur vjen puna tek dëmet e paguara të sigurimit motorik, kompania e Avni Ponarit zbret në vendin e dytë me 19.33% të tyre.

Po ashtu, ka një zbritje të totalit të dëmeve të paguara me 15.1%  krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në janar-tetor 2024, SIGAL ka paguar 1,201,462 lekë dëme në zërin sigurim motorik, ndërsa në vitin 2025, janë kthyer 1,020,021 lekë dëmshpërblime.

Përsa i përket të ardhurave, kompania SIGAL renditet në krye dhe kap afro dyfishin e vendit të tretë. Sipas dokumentit të mëposhtëm, të hartuar nga vetë AMF, SIGAL ka grumbulluar në total  3,265,041000 lekë.

Ndërkaq, në janar-tetor 2025 ka një rënie të dëmeve të paguara nga SIGAL në zërin MTPL e brendshme prej 2.76%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024. Një vit më pare, kompania SIGAL ka paguar në këtë zë 727,336 000 lekë, ndërsa një vit më pas totali zbret në shifrën 707,283 000 lekë. Krahasuar me kompaninë e vendit të dytë, SIGAL ka një diferencë të papërfillsheme, ndërkohë që kjo e fundit ka rritje vjetore në pagesat e dëmve prej 14,13%.

Akoma më e dukshme është tendenca në ndarjen e kartonit jeshil, ku SIGAL merr 25% tregut dhe qëndron në vendin e parë për të ardhurat, ndërsa për pagesat e dëmeve zbret në vendin e dytë.

 

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, në janar 2025 ka një ulje të pagesës së dëmeve të zërit “kartoni jeshil” me 53.28%. Një diferencë e tillë flet qartë dhe nuk ka nevojë për koment të situatës.

Ndërkaq, kur vjen puna tek dëmshpërblimet që zgjasin me vite, tabela ndryshon duke mos iu përgjigjur hapësirës që zënë në treg kompanitë. SIGAL zbret në vend të dytë dhe ka paguar për këtë periudhë 41,635 lekë për Fondin e Kompensimit, që janë 28.68% më pak se se sa e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Përsa i përket dëmshpërblimeve pezull që i zvarrisin qytetarët me muaj dhe me vite, SIGAL është “kampion”. Sipas grafikut të mëposhtëm (të hartuar nga stafi i AMF) kompania e Avni Ponarit ka 21% të totalit të dëmshpërblimeve të papaguara qytetarëve.

Ky zhbalancim në tregun e sigurimeve shpjegohet me faktin që Avni Ponari e mban tregun me ndihmën e drejtores së AMF, Mimoza Kaçi, e cila çdo rregullore dhe udhëzim e harton ose e zvarrit, ose nuk e zbaton në funksion të mbarëvajtjes së fitimeve të Avni Ponarit. Është pikërisht ky favorizim që ka mbajtur peng deri sot sistemin “Bonus Malus” në sigurimet e mjeteve motorike, që është zbatuar këtë vit vetëm për ato pjesë që rrisin të ardhurat e shoqërive. Kuptohet, që pjesën e luanit e përfiton Avni Ponari.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Lajme të lidhura

Liderja e opozitës së Venezuelës Machado në Shtëpinë e Bardhë, i dorëzon Trumpit Çmimin Nobel për Paqen
Botë

Liderja e opozitës së Venezuelës Machado në Shtëpinë e Bardhë, i dorëzon Trumpit Çmimin Nobel për Paqen

23:11 - 15/01/26
Salianji: Nuk jam vetëpërjashtuar dhe nuk mund të më përjashtojnë nga PD
Breaking Views

Salianji: Nuk jam vetëpërjashtuar dhe nuk mund të më përjashtojnë nga PD

22:46 - 15/01/26
A do të sfidojë Berishën për drejtimin e partisë në zgjedhje? Ja si përgjigjet Salianji
Breaking Views

A do të sfidojë Berishën për drejtimin e partisë në zgjedhje? Ja si përgjigjet Salianji

21:48 - 15/01/26
Para
Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kërkonin lirimin e pasurive nga sekuestro, GJKKO vendos për  Argita Berishën dhe Jamarbër Malltezin
Aktualitet

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Argita dhe Jamarbër Malltezit, lë në fuqi sekuestron e pasurive

10:28 - 16/01/26

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi sot masën e sigurimit “sekuestro preventive” për pasuritë e Argita dhe...

Lexo më shumë
Sekretari amerikan i Shtetit, Rubio: Administrata Trump po riorganizon DASH-in

Marco Rubio: Jemi të shqetësuar se liria e shprehjes në Evropë po gërryhet

10:15 - 16/01/26
Rrëshqitja e dherave paralizon qarkullimin dhe izolon familjet në fshatin Cernaleva të Kukësit

Rrëshqitja e dherave paralizon qarkullimin dhe izolon familjet në fshatin Cernaleva të Kukësit

09:40 - 16/01/26
Kuçova në kushte të mjerueshme! Maliqi: Boll u tallën me shqiptarët, t’u japim shkelmin këtyre hajdutëve

Kuçova në kushte të mjerueshme! Maliqi: Boll u tallën me shqiptarët, t’u japim shkelmin këtyre hajdutëve

09:23 - 16/01/26
Mbledhja maratonë e Grupit Parlamentar të PS, çfarë pritet të diskutohet

Mbledhja maratonë e Grupit Parlamentar të PS, çfarë pritet të diskutohet

09:13 - 16/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com