GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Avokat Ngjela plas “bombën” e radhës, paralajmëron goditje të forta në shtator

18:25 - 07/09/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Avokat Ngjela plas “bombën” e radhës, paralajmëron goditje të forta në shtator
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Avokati i mirënjohur, Spartak Ngjela ka komentuar aktualitetin politik në vend. Sipas tij, ky do të jetë muaji i goditjeve të mëdha të skenës politike shqiptare në Shqipëri dhe më pas në Kosovë.

“Ky do të jetë muaji antikorrupsion…

Ky pritet të jetë muaji antikorrupsion në Shqipëri, por, më pas, edhe në Kosovë, kundrejt elitave politike në Tiranë dhe në Prishtinë. Këto elita tani kanë falimentuar, pritet t’u merren paratë dhe pronat.

Shqiptarët e Shqipërisë janë të pushtuar plotësisht nga korrupsioni, reforma antikorrupsion do t’u sjellë çlirimin historik.

Dhe, tani, këtë pushtim e ka goditur me vendim non grata politika e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në nivelin më të lartë të tij: te Sali Berisha.

Domethënë se Amerika po kërkon pastrimin e krerëve të lartë të korrupsionit në Shqipëri?

Por, dy janë figurat politike të  kryqëzuara juridikisht në këtë kohë: Ilir Meta dhe Sali Berisha. Të dy nuk kanë më të ardhme, se janë drejt shkarkimit, njëri nga gjykata kushtetuese dhe tjetri nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Sot, në Shqipëri, ligji për Dekriminalizimin, nuk lejon që, personat e dëbuar nga Amerika si persona non grata, të jenë deputetë në Kuvendin e Shqipërisë.

Fiks këtë, ka kërkuar edhe ambasadorja e Amerikës në Tiranë.

Edhe Sali Berisha tani është një person i tillë, por me një tekst të rreptë diplomatik dhe juridik njëherësh, kundër tij.

Teksti i vendimit të Departamentit të Shtetit, që e ka nxjerrë non grata Sali Berishën, domethënë si të dëbuar nga Shtetet e Bashkuara, e vë theksin se: “Berisha, me gjithë familjen e tij, është një çerdhe e rrezikshme korrupsioni, e cila cënon sigurinë e Amerikës”.

Pas kësaj, a ka shqiptar që mund ta pranojë më Berishën si deputet të tij?

Kjo pyetje nuk ka nevojë për përgjigje.

Po, Saliu, nuk e kupton dot këtë?

Po, as Partia Demokratike nuk e kupton dot këtë?

Megjithatë, e tërë kjo çështje e trajtuar juridikisht kështu, është në dorë të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, për Saliun, dhe të Gjykatës Kushtetuese për Metën. Të shohim vendimet e tyre, por, a do ta zbatojë KQZ-ja ligjin me vendim për mosdhënien e mandatit të deputetit Sali Berishës?

Le të presim…”, është reagimi i avokatit të njohur, Spartak Ngjela.

Lajme të lidhura

Dashnori i PD-së pranon ofertën e Ramës dhe bëhet Kryeinspektor! Hajdari emërohet  prefekt i Tiranës
Aktualitet

“Besoj te Rama”/ Ish-deputeti i PD, Dashnor Sula tregon pse pranoi ftesën e kryeministrit dhe shmang Berishën

20:39 - 14/02/26
“Nuk na dha asnjë alternativë”, banorët e Durrësit të zhgënjyer nga takimi me Ramën: Nuk tërhiqemi
Aktualitet

“Nuk na dha asnjë alternativë”, banorët e Durrësit të zhgënjyer nga takimi me Ramën: Nuk tërhiqemi

15:12 - 14/02/26
U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!
Aktualitet

“Nuk ka asgjë të përbashkët me PD”, Salianji i përgjigjet Berishës: Partia nuk është pronë personale

14:49 - 14/02/26
Para
Të shtëna me armë zjarri në një klub nate në Kansas, raportohet për të plagosur

Të shtëna me armë zjarri në një klub nate në Kansas, raportohet për të plagosur

TË FUNDIT

Partizani-Tirana/ Nesër derbi i 181-të mes skuadrave, njihuni me statistikat
Sport

Partizani-Tirana/ Nesër derbi i 181-të mes skuadrave, njihuni me statistikat

21:53 - 14/02/26

Tirana dhe Partizani do të përballen të dielën në or 16:30 në “Air Albania”, në derbin e tretë të këtij...

Lexo më shumë
Dashnori i PD-së pranon ofertën e Ramës dhe bëhet Kryeinspektor! Hajdari emërohet  prefekt i Tiranës

“Besoj te Rama”/ Ish-deputeti i PD, Dashnor Sula tregon pse pranoi ftesën e kryeministrit dhe shmang Berishën

20:39 - 14/02/26
Vrasja e 25-vjeçarit shqiptar në Itali, detaje tronditëse. Autori është…

Vrasja e 25-vjeçarit shqiptar në Itali, detaje tronditëse. Autori është…

19:24 - 14/02/26
Deputetja e PD-së nxjerr videon: Çahet skarpata anësore e Rrugës së Arbrit

Deputetja e PD-së nxjerr videon: Çahet skarpata anësore e Rrugës së Arbrit

19:18 - 14/02/26
Detaje nga ekzekutimi me armë zjarri i 25-vjeçarit shqiptar në Itali, dyshohet se…

Detaje nga ekzekutimi me armë zjarri i 25-vjeçarit shqiptar në Itali, dyshohet se…

18:15 - 14/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com