GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Avokatët e Ahmetajt: Kuvendi të respektojë precedentin Tahiri

20:25 - 12/07/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Avokatët e Ahmetajt: Kuvendi të respektojë precedentin Tahiri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Këshilli i Mandateve dhe Imuniteteve miratoi sot kërkesën e SPAK për arrestimin e deputetit Arben Ahmetaj, për të cilin janë ngritur 3 akuza nga ajo e korrupsionit te fshehja e pasurisë dhe pastrimi i parave.

Tashmë i takon Kuvendit që në seancën që pritet të mbahet të hënën, deputetët të votojnë formalisht raportin e Këshillit që autorizon SPAK për arrestimin e ish-zv.Kryeministrit.
Në mbrojtjen që avokatët Henrik Ligori dhe Ardian Visha i kanë bërë klientit të tyre Ahmetaj, kanë sjellë në vëmendjen e Këshillit rastin e Saimir Tahirit, të cilin mazhoranca socialiste e mbrojti deri në fund përballë kërkesës së Prokurorisë për ta arrestuar.

“Kërkesa që Ju po shqyrtoni nuk duhet të miratohet edhe për shkak të një precedenti të vendosur nga Kuvendi në të ashtuquajturën “çështja Tahiri”. Ai hetohej për fakte penale shumë të të rënda se ato që i kontestohen deputetit Ahmetaj – trafikim i narkotikëve në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal – e, megjithatë, ai nuk u vendos në kushtet e arrestit në paraburgim. Të gjithë jeni dëshmitarë të rënies së akuzave, të ngritura me aq bujë ndaj tij. i mbeti vetëm akuza “e pashmangshme” e shpërdorimit të detyrës, barka e shpëtimit ku hovin të gjitha prokurorët për të shpëtuar nderin, në rastin e akuzave të pamatura ndaj funksionarëve publikë”, thanë avokatët.

Në vijim avokatët u shprehën se në kërkesën që keni para Jush, nuk paraqitet asnjë shkak i ligjshëm, që ta bëjë të domosdoshëm, në një shoqëri demokratike si e jona, arrestimin e deputetit Arben Ahmetaj.

“Hetimet kanë mëse 3 vjet që kanë filluar, një pjesë e mirë e zyrtarëve të hetuar për të njëjtën çështje ndodhen në përfundim të procesit gjyqësor, provat tanimë janë mbledhur dhe nuk ka dhe as u demonstrua ndonjë fakt që të vejë në rrezik marrjen ose të cenojë vërtetësinë e tyre. Zoti Ahmetaj priste me padurim përballjen me drejtësinë, u paraqit para prokurorëve me thirrjen e parë dhe pranoi të jepte shpjegime të hollësishme për të gjitha akuzat e tyre. Deklarimet e tij po i bashkëlidhim, si pjesë integrale e këtij parashtrimi, edhe për faktin se për arsye shumë serioze familjare, ai nuk pati mundësi të ishte i pranishëm dhe të mbrohej vetë. Deputeti Ahmetaj është i shkarkuar nga të gjitha funksionet ekzekutive, ndaj përmbushen edhe kërkesat e parandalimit të posaçëm – ai nuk ka asnjë mundësi të kryejë krime që lidhen me detyrën. Për këto arsye, mungojnë kushtet dhe kriteret që parasheh ligji për të zbatuar ndaj tij, si një extrema ratio, masën e arrestit në burg”, thanë ndër të tjera avokatët .

Etiketa: AhmetajavokatetSpaktahiri

Lajme të lidhura

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë
Aktualitet

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit
Aktualitet

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Para
Anceloti me probleme, pranon se ka kryer evazion fiskal

Anceloti me probleme, pranon se ka kryer evazion fiskal

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com