GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Avokatët e Lezhës kundër hartës së re gjyqësore: Drejtësia s’është vetëm e atyre që kanë para

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Avokatët e Lezhës kundër hartës së re gjyqësore: Drejtësia s’është vetëm e atyre që kanë para
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Avokatët e Lezhës kanë kundërshtuar projektin e hartës së re gjyqësore e cila parashikon shkrirjen e 36 gjykatave në vetëm 20 të tilla në të gjithë vendin.

Kreu i dhomës së avokatisë Elton Laska thotë se skema e re nuk i shërben qytetarëve dhe e zhyt të gjithë sistemin në vështirësi, duke sjellë mungesë shërbimi dhe kosto të lartë financiare për qytetaret.

“KLGJ po propozon uljen e numrit të gjykatave në kuadër të reformimit të sistemit të drejtësisë. Por nuk ka analizuar mungesёn e ambienteve tё gjykatave ekzistuese dhe mungesёn e Gjyqtarёve. Mesatarja Europiane pёr 100 mijё banor ёshtё 22.5 gjyqtar, nё Shqipёri kemi njё mesatare prej 12.5 pёr 100 mijё banor. Si tё mos mjaftoje ky fakt, realiteti i kriminalitetit dhe i problemeve tё pronёsisё nё Shqipёri ёshtё shumfish mё i lartё se nё Europe. Nga 6 gjykata administrative të shkallës së parë propozojnë të bëhen 2. Gjykatë Administrative Apeli propozohet të mbetet 1 për gjithë Shqipërinë (siç është).  Nga 22 gjykata fakti (gjykata të shkallës së parë), propozohet të bëhen 12, nga një për çdo qark.   Gjykata Apeli nga 6 propozohet të bëhet 1 për gjithë Shqipërinë.

Drejtësia nuk mund të jetë e drejtë vetëm e atyre që kanë para.  Aksesi në drejtësi është thelbësor për të pasur drejtësi. Me këtë logjikë i bie të bëjnë vetëm 1 gjykatë në Tiranë për mbarë vendin që mund ta arrijnë vetëm të pasurit.

Ulja e numrit të gjykatave, indirekt stimulon shpopullimin e zonave periferike të vendit pasi ul shërbimet. Shkrirja e gjykatave vret profesionin e avokatit në këto zona duke detyruar këtë kategori të zhvendoset me banim në zonat ku përqëndrohen gjykatat. Kjo varfëron intelektualisht zonat në fjalë. Mjafton të shikoni gjykatat administrative për të kuptuar se ulja e numrit të tyre është dështim që në nisje. Ishin 6 shkallë të para dhe 1 apel për gjithë vendin. Në shkallë të parë gjyqi mbaronte nga 3 muaj deri në 1 vit, apeli vonon 4 vite e sipër. Jam dakort me përqëndrimin e Gjykatave të Apelit, por jo të shkallës së parë. Për vetë faktin se proceset gjyqësore po zgjaten me vite të tëra dhe qytetarët po i shpërfillin. Nuk bëhet drejtësi duke demotivuar qytetarët t’i drejtohen Gjykatës, por duke dhënë drejtësi për gjyqet që qytetarët vendosin të hapin”, thuhet në njoftim.

Referuar hartës së re gjyqësore Qarku i Lezhës do të ketë vetëm një gjykatë atë të shkallës së parë në Lezhë, pasi gjykata e Kurbinit do të shkrihet. Ndërkohë më herët kanë dalë kundër edhe avokatët e Korçës dhe të Shkodrës.

Etiketa: avokatKryesore1Lezhe

Lajme të lidhura

Agravon situata në Patos-Marinzë, banorët ngujohen tek zyrat e Bankers
Aktualitet

Agravon situata në Patos-Marinzë, banorët ngujohen tek zyrat e Bankers

22:07 - 10/09/26
Divjaka kundër shkrirjes si bashki! Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën
Aktualitet

Divjaka kundër shkrirjes si bashki! Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën

21:51 - 10/09/26
Qytetarët marshojnë nëpër Tiranë: Arrestoni Ballukun, arrestoni Ramën! Bashkohuni studentë, Kombi na thërret!
Aktualitet

Qytetarët marshojnë nëpër Tiranë: Arrestoni Ballukun, arrestoni Ramën! Bashkohuni studentë, Kombi na thërret!

21:27 - 10/09/26
Para
Filloi kriza, Maqedonia e Veriut rrit çmimin e ngrohjes dhe të energjisë

Filloi kriza, Maqedonia e Veriut rrit çmimin e ngrohjes dhe të energjisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Champions League/ Shpërthejnë me ‘poker’ Manchester United dhe Como debutuese, Bayerni shkatërron Bodo’Glimt
Sport

Champions League/ Shpërthejnë me ‘poker’ Manchester United dhe Como debutuese, Bayerni shkatërron Bodo’Glimt

23:01 - 10/09/26

Mbrëmja e së enjtes në Champions League ka dhuruar disa rezultate interesante dhe shumë gola në fazën e ligës. Në...

Lexo më shumë
Trajneri i Fenerbahçes jep papritur dorëheqjen pas barazimit me Romën në Champions League

Trajneri i Fenerbahçes jep papritur dorëheqjen pas barazimit me Romën në Champions League

22:39 - 10/09/26
UEFA ndryshon rregullat e Ligës së Evropës, kampionët e shteteve marrin një avantazh të madh

UEFA ndryshon rregullat e Ligës së Evropës, kampionët e shteteve marrin një avantazh të madh

22:25 - 10/09/26
Agravon situata në Patos-Marinzë, banorët ngujohen tek zyrat e Bankers

Agravon situata në Patos-Marinzë, banorët ngujohen tek zyrat e Bankers

22:07 - 10/09/26
Divjaka kundër shkrirjes si bashki! Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën

Divjaka kundër shkrirjes si bashki! Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën

21:51 - 10/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com