GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Avokati: Jemi zyrtarisht në diktaturë! Rama po përdor gjobat 5 milionë lekëshe si ‘armë’ kundër protestës qytetare

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Avokati: Jemi zyrtarisht në diktaturë! Rama po përdor gjobat 5 milionë lekëshe si ‘armë’ kundër protestës qytetare
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Avokati Franc Nuri, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të fundit të qeverisë për vendosjen e gjobave ndaj protestuesve, duke e cilësuar këtë masë si një formë presioni që tregon se jemi zyrtarisht në diktaturë.

Nuri akuzoi kryeministrin Edi Rama, se ka miratuar me urgjencë një akt normativ, pa diskutim në Parlament, përmes të cilit parashikohen gjoba nga 5 mijë lekë të reja deri në 500 mijë lekë të reja (5 milionë lekë të vjetra) për kundërvajtjet e lidhura me protestat.

Sipas tij, me këto masa qeveria po ndryshon strategjinë për të frenuar protestat, duke kaluar nga arrestimet dhe shoqërimet në polici te ndëshkimet financiare.

“Pak a shumë, taksa e diktaturës. Ne e kemi prej vitesh që themi se po rrëshqasim në diktaturë. Tashmë mund të themi zyrtarisht që kemi hyrë në diktaturë”, u shpreh Nuri.

Ai solli në vëmendje edhe pretendimin e një protestuesi të shoqëruar në Komisariatin Nr. 2 në Tiranë, i cili kishte deklaruar se ishte paralajmëruar nga policia se, në rast përsëritjeje, gjoba do të ishte dhjetëfish më e lartë.

Nuri i cilësoi këto masa si ekstreme, duke argumentuar se ato synojnë të ushtrojnë presion financiar ndaj qytetarëve dhe të dekurajojnë pjesëmarrjen e tyre në protesta.

“Pak a shumë, taksa e diktaturës. Ne e kemi prej vitesh që themi se po rrëshqasim në diktaturë. Tashmë mund të themi zyrtarisht që kemi hyrë në diktaturë, sepse këto masa ekstreme, kështu u cilësuan edhe nga mediat ndërkombëtare, u morën javën e kaluar nga qeveria shqiptare. Edi Rama mblodhi qeverinë para 6 ditësh, javën e kaluar, dhe miratoi një ligj, një akt normativ me fuqinë e ligjit, pa pyetur fare parlamentin, pa pritur që të mblidhej parlamenti fare, pa diskutuar asgjë, me urgjencë, duke e justifikuar me urgjencën e situatës së krijuar, sipas tij.

Dhe ka miratuar disa norma që vendosin gjoba nga 5 mijë lekë të reja, pra 50 mijë lekë të vjetra, deri në 5 milionë lekë të vjetra për çdo protestues.

Është e njëjta gjë si me gjobat e automjeteve, ku për gjobat e parkimit, për shembull, por nga 10 deri në 30, ata kanë një marzh që mund të vendosin gjoba. Këtu kemi të bëjmë me kundërvajtje administrative. E panë që ndoshta me masat e sigurisë personale, me arrestet me burg, me arrestet në shtëpi, me presionin policor, nuk i funksionoi deri diku.

Atëherë qeveria Rama ndryshoi strategji, duke vendosur gjoba dhe duke ia lënë këtë si kundërvajtje administrative Policisë së Shtetit. Dhe policia tashmë ka filluar me gjoba të ulëta, si fillim me 50 mijë lekë të vjetra, por, sikundër e dëgjova edhe pak më herët, para se të vija në emision, një nga protestuesit që ishte shoqëruar në Komisariatin Nr. 2 në Tiranë dëshmonte se i ishte thënë: ‘Herën e parë e ke kaq, herën e dytë do ta kesh 10-fish gjobën’, dhe më pas ajo gjoba ekstreme prej 5 milionë lekësh të vjetra”,- u shpreh avoakti Nuri.

Etiketa: avokatigjobaKryesore1Rama

Lajme të lidhura

Në kërkim prej 2016-ës, kapet “baroni” i drogës në Mat
Aktualitet

Gjendet i pajetë 53-vjeçari në malin e Bulqizës, në trup kishte një predhë plumbi (Emri)

09:29 - 04/11/26
Shpërthim me tritol brenda një garazhi në Lezhë, lënda plasëse ishte vendosur në një automjet “Benz”
Aktualitet

Shpërthim me tritol brenda një garazhi në Lezhë, lënda plasëse ishte vendosur në një automjet “Benz”

08:50 - 04/11/26
Rama i jep “lamtumirën” Yuri Kim me Yllin e Mirënjohjes
Aktualitet

“Ky është interesi amerikan për Shqipërinë!” Auron Tare tregon çfarë pa në zyrën e ish-ambasadores

08:39 - 04/11/26
Para
Në kërkim prej 2016-ës, kapet “baroni” i drogës në Mat

Gjendet i pajetë 53-vjeçari në malin e Bulqizës, në trup kishte një predhë plumbi (Emri)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Në kërkim prej 2016-ës, kapet “baroni” i drogës në Mat
Aktualitet

Gjendet i pajetë 53-vjeçari në malin e Bulqizës, në trup kishte një predhë plumbi (Emri)

09:29 - 04/11/26

Një 53-vjeçar nga Bulqiza është gjetur i pajetë ditën e djeshme në një zonë malore të këtij qyteti. Bëhet fjalë...

Lexo më shumë
Avokati: Jemi zyrtarisht në diktaturë! Rama po përdor gjobat 5 milionë lekëshe si ‘armë’ kundër protestës qytetare

Avokati: Jemi zyrtarisht në diktaturë! Rama po përdor gjobat 5 milionë lekëshe si ‘armë’ kundër protestës qytetare

09:22 - 04/11/26
Shpërthim me tritol brenda një garazhi në Lezhë, lënda plasëse ishte vendosur në një automjet “Benz”

Shpërthim me tritol brenda një garazhi në Lezhë, lënda plasëse ishte vendosur në një automjet “Benz”

08:50 - 04/11/26
Rama i jep “lamtumirën” Yuri Kim me Yllin e Mirënjohjes

“Ky është interesi amerikan për Shqipërinë!” Auron Tare tregon çfarë pa në zyrën e ish-ambasadores

08:39 - 04/11/26
Aksident fatal në Durrës! Humb jetën pasagjeri, shoferi braktis makinën dhe largohet nga vendngjarja

Aksident fatal në Durrës! Humb jetën pasagjeri, shoferi braktis makinën dhe largohet nga vendngjarja

08:21 - 04/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com