GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Avokati i Elton Qynos: Në përgjimet që disponon gazetari del emri i Edi Ramës

20:44 - 14/12/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Daja, boli, batman, lambo”, ja nofkat që janë përdorur në “Sky” nga…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në përgjimet e materialeve hetimore për “çështjen Dumani” që disponon gazetari Elton Qyno, implikohet edhe kryeministri Edi Rama.

Deklarata u bë në një emision televiziv nga avokati i Elton Qynos, Arben Llangozi. Ky i fundit ngriti dyshime se me sekuestrot ndaj gazetarit, SPAK ka dashur të ndalojë publikimin e transkripteve të përgjimeve.

“Unë mendoj se arsyeja që pse SPAK-u donte të merrte dokumentacionin e zotit Qyno ka qenë fakti se në këto përgjime ose më saktë transkriptime, ka qenë një numër i lartë publikimesh, ose më saktë një numër lartë përgjimesh ku kanë dalë një numër i lartë politikanësh.

Në mes tyre në dijeninë time ka dalë dhe zoti Rama, që është përmendur në disa raste dhe ndoshta SPAK-u ka dy mënyra. Ose duhet të frenojë dhe ti ndalojë këto publikime dhe të mos i hetojë, ose kërkon që ta hetojë. Kjo ngelet një pikëpyetje”, tha avokati Llangozi.

Ai bëri me dije se vendimi i sekuestros së kërkuar nga SPAK dhe miratuar nga GJKKO është ankimuar në Gjykatën e Strasburgut.

Po ashtu, shtoi se një ankim është bërë dhe në GJKKO, si edhe është depozituar kallëzim penal ndaj gjyqtares që pranoi sekuestrot e materialeve që u gjetën në banesën, zyrën, makinën e gazetarit dhe sendet personale.

“Ne kemi ndjekur disa rrugë. Ditën e sotme i jemi drejtuar gjykatës së Strasburgut sepse tashmë siç ju jeni në dijeni, gjykata e Strasburgut është shprehur se nuk duhet të cenohet liria e medias.

Dhe ne mendojmë se së shpejti, për çështje ditësh, do kemi një vendim për zotin Qyno. Së dyti i jemi drejtuar Gjykatës së Posaçme, duke i kërkuar të hiqen sekuestrot e vendosura. Njëkohësisht nëpërmjet gjykatës ne do të kërkojmë moskompetencën e çështjes, sepse kemi të bëjmë me moskompetencë lëndore.

Po ditën e sotme, është depozituar një kallëzim penal edhe për gjyqtaren e çështjes, e cila ka nxjerrë këto masa kundrejt zotit Qyno.

Për arsye se gjyqtarja ka shpërdoruar detyrën, ka dhënë një vendim të pavlefshëm referuar kompetencës lëndore. Nëse gjykata s’ka qenë kompetente atëherë pse e dha vendimet për kontroll banese, etj”, tha avokati./ dosja.al/

Etiketa: avokatigazetariRama

Lajme të lidhura

U dërgua me urgjencë në spital, humb jetën turisti austriak në Korçë
Aktualitet

Nëna nuk e ushqeu me gji, foshnja 2 muajshe në Korçë rrezikon jetën

14:20 - 13/03/26
Rezolutë kundër Iranit, Rama: Do t’i shpallim sponsorë të terrorizmit bashkë me Gardën Revolucionare
Aktualitet

Rezolutë kundër Iranit, Rama: Do t’i shpallim sponsorë të terrorizmit bashkë me Gardën Revolucionare

13:57 - 13/03/26
Kush je ti që më ndërpret! Ramën nuk e mbajnë nervat live, sherr me gazetarët dhe sulme ndaj mediave
Aktualitet

Kush je ti që më ndërpret! Ramën nuk e mbajnë nervat live, sherr me gazetarët dhe sulme ndaj mediave

13:47 - 13/03/26
Para
Tom Cruise i dashuruar, kush është rusja që i ka vjedhur zemrën?

Tom Cruise i dashuruar, kush është rusja që i ka vjedhur zemrën?

Discussion about this post

TË FUNDIT

U dërgua me urgjencë në spital, humb jetën turisti austriak në Korçë
Aktualitet

Nëna nuk e ushqeu me gji, foshnja 2 muajshe në Korçë rrezikon jetën

14:20 - 13/03/26

Një foshnjë rreth 2 muajshe është dërguar në gjendje shumë të rëndë shëndetësore në pediatrinë e spitalit rajonal të Korçë. Sipas...

Lexo më shumë
Rezolutë kundër Iranit, Rama: Do t’i shpallim sponsorë të terrorizmit bashkë me Gardën Revolucionare

Rezolutë kundër Iranit, Rama: Do t’i shpallim sponsorë të terrorizmit bashkë me Gardën Revolucionare

13:57 - 13/03/26
Kush je ti që më ndërpret! Ramën nuk e mbajnë nervat live, sherr me gazetarët dhe sulme ndaj mediave

Kush je ti që më ndërpret! Ramën nuk e mbajnë nervat live, sherr me gazetarët dhe sulme ndaj mediave

13:47 - 13/03/26
Rama mohon kritikat e SHBA-së për Porto Romanon: Kompania u tërhoq jo nga presionet

Rama mohon kritikat e SHBA-së për Porto Romanon: Kompania u tërhoq jo nga presionet

13:26 - 13/03/26
Bllokoi integrimin në BE/ Rama ‘bën trimin’ me ndërkombëtarët: Nuk do lejoj njeri të më shohë nga lart-poshtë

Bllokoi integrimin në BE/ Rama ‘bën trimin’ me ndërkombëtarët: Nuk do lejoj njeri të më shohë nga lart-poshtë

13:09 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com