GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Avokati i Laert Haxhiut: Familja e Klea Gjatës është kërcënuar…

10:05 - 29/09/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Rrumbullaku tregon pse nuk ekstradohet Laert Haxhiu
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Këtë të premte, Prokuroria e Elbasanit do të dërgojë në Gjykatë materialet hetimore lidhur me operacionin “Never Forget”, me 13 të arrestuar dhe 3 në kërkim. Burime konfirmojnë se ajo do të kërkojë caktimin e masës arrest në burg për të gjithë personat që ranë në pranga.

Lidhur me këtë çështje, ku “koka” e grupit kriminal është konsideruar Laert Haxhiu, i arrestuar në Greqi më herët, ka reaguar avokati i këtij të fundit duke bërë një denoncim të fortë. Ai shkruan se familja e Klea Gjatës e arrestuar gjatë operacionit, dhe që rezulton të jetë partnerja e Haxhiut, është kërcënuar pasi emri i saj doli si e përfshirë në vrasje dhe dyshohet për veprën penale moskallëzim krimi dhe përkrahje e autorit të krimit.

“Kërcënohet familja e Klea Gjatës nga familjarët e viktimave…. policia dhe prokuroria kanë tejkaluar kompetencat, nuk ka verifikim dhe konfirmim thëniesh të një të penduari për 3 ditë. Të merren masat ligjore për sigurimin e jetës së qytetarëve”, shkruan avokati, i cili kundërshton mënyrën se si kanë proceduar autoritetet me të bashkëpunëtorim e drejtësisë Artan (Marjus) Tafani.

Por Prokuroria e Elbasanit pretendon nga ana tjetër, se arrestimet janë bërë vetëm sa i përket ngjarjeve ku Tafani ka marrë marrë pjesë drejtpërdrejt.

Burime nga organi i akuzës bëjnë me dije se Tafani përveç krimeve ku ka marrë pjesë personalisht, ka folur edhe për disa ngjarje të rënda kriminale të ndodhura në disa qytete të vendit si Tiranë, Lushnje, Durrës, Elbasan, dhe Fier.

Gjithashtu, thëniet e tij janë duke u verifikuar nga grupi hetimor me provat që janë grumbulluar sa i përket ngjarjeve të ndryshme. Sa i përket personit kyç të kësaj dosje Artan Tafanit, drejtësia e kishte në kërkim që prej tetorit të 2021 pas ngjarjes në Peqin ku u vra Alban Semaku.

Grupi i hetimit i ngritur për këtë ngjarje kishte siguruar prova të përfshirjes së tij përmes kamerave të sigurisë pranë vendit ku dyshohet se u rrëmbye 38 vjeçari.

Etiketa: avokatklea gjata

Lajme të lidhura

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit
Aktualitet

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

08:25 - 02/04/26
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali
Aktualitet

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet
Aktualitet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Para
Florian Gjergji mbetet në kërkim, koka e mashtruesve ‘zyrtarë’

Florian Gjergji mbetet në kërkim, koka e mashtruesve ‘zyrtarë’

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit
Aktualitet

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

08:25 - 02/04/26

Pas emërimit të Skënder Hitës në krye të Policisë së Shtetit, vendi i tij në Fier është zëvendësuar nga Oliger...

Lexo më shumë
Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

08:04 - 02/04/26
Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve

Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve

07:51 - 02/04/26
Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com