GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Avokati i njohur reagon “ashpër” për takimin e Belerit me Syrigos

23:11 - 12/08/23
në Aktualitet, Lajme
Kohë leximi: 3 min
A A
PPE paraqet amendamentin për lirimin e menjëhershëm të Fredi Belerit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Avokati Spartak Ngjela ka reaguar në raport me vizitën e deputetit grek në vendin tonë dhe takimin e tij me kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri i cili ndodhet në burg për akuza për blerje votash.

Ngjela në ‘Facebook’ shkruan se fakti që deputeti Angelos Syrigos takoi kryebashkiakun Beleri në burg dhe kërkon lirimin e tij nga gjykata shqiptare vërteton se politika greke ka qenë ajo e cila ka financuar blerësin e votave në Himarë.

Sipas tij frika që ka politika grekë është “për faktin që tani po kuptohet se çështja e Çamërisë shqiptare është një fakt historik që tani po shkon drejt të hapjes së historisë keqbërëse antishqiptare, si një krim ky që Greqia ka bërë në vitin 1946 kundër popullit shqiptar”.

Postimi i plotë:

Ç’është ky deputet grek që vjen këtu, takon një shitblerës votash në Himartë, një farë Beleri, Beleri, a thua se ky individ keqbërës, i kapur për shitblerje votash dhe i dënuar nga gjykata shqiptare për krim zgjedhor, na qenkërka një hero. Por, fakti që një deputet i Greqisë, zoti Angelos Syrigos vjen dhe kërkon lirimin e një të dënuari me gjyq nga një gjykatë shqiptare, sepse ky ka blerë vota dhe është kapur në flagrancë për kryerjen e një krimi, vërteton se politika greke na e paska financuar blerësin e votave në Himarë. Dhe frika e politikës greke është për faktin që tani po kuptohet se çështja e Çamërisë shqiptare është një fakt historik që tani po shkon drejt të hapjes së historisë keqbërëse antishqiptare, si një krim ky që Greqia ka bërë në vitin 1946 kundër popullit shqiptar.

Dhe tani, në një kohë të tillë historike, politika greke kërkon t’i bëjë presion Shqipërisë me një çështje që ka të bëjë me një krim që është kapur në flagrancë në Himarë.

E kuptoni se në çfarë gjendje qesharake qëndron politika greke kundrejt Shqipërisë?

Pse mund t’i kundërvihet politika dhe të rrëzojë vendim gjyqësor?

Turp që kjo të mendohet nga një politikë e një vendi të Bashkimit Evropian!

Sepse po kuptohet që e ka shqetësuar e vërteta shqiptare që po ecën përpara përditë e më shumë.

Po politika greke, ende nuk e ka kuptuar forcën e sotme të shtetit shqiptar?

Dhe është për të qeshur se këtë Belerin politika greke, me këtë Syrigos- in, na e quan edhe minoritar.

Po ku ka minoritarë në Himarë! atje ka disa fakirë që marrin pension nga Greqia, dhe flasin përçart.

Himara ka qenë dhe është qëndra e Labërisë.

Ti Syrigos, a i ke dëgjuat këngët labe të Himarës?!

Por ju jeni të degraduar nga mendimi fals i një farë Greqie të Madhe. Në një kohë kur sot në atë Greqi ka rreth 6 milionë shqiptarë që quhen arvanitas.

Është për të qeshur, se këta fakirë ende kanë besimin se mund të pushtojnë Shqipërinë e Jugut. Humor i madh ky, dhe përçartje mendore që ka 200 vjet që mundon injorancën greke, sepse dhe vetë grekëve nëpër shkolla ende i fshihet me gënjeshtra historia reale e asaj që ata i thonë Greqi.

Injorantë kudo…

Por që tani janë katandisur kokoshi një thelë, se arvanitasit në Greqi nuk kanë më frikë të flasin shqip.

Dhe kisha greke po e vuan.

Kurse ne shqiptarët po qeshim. Por kisha greke e di se krishterimi në Gadishullin Ilirik ka ardhur nga Shqipëria dhe shqiptarët. Dhe shqiptarët i ka takuar me krishterimin dhe me Jezu Krishin, Shën Pali, që ka zbritur në Durrës dhe e ka sjellë krishterimin në Iliri dhe në Arbëri, dhe se dioqeza e krishterë e Durrësit është themeluar në vitin 95 pas Krishtit.  Kurse krishterimi në Greqi ka hyrë rreth 500 vite më pas, kur në Shqipëri ai ishte kthyer në një fe kryesore.

Por këta që shkruajnë pallavra ose janë injorantë, ose janë mbeturinat e pushtuesve të tokave shqiptare nga serbët dhe nga grekët. Sepse i ka trembur gjithmonë karakteri historik shqiptar i Kosovës dhe Çamërisë.

Por serbët e humbën pushtimin e tyre të Kosovës, dhe Kosova tani është një shtet i pavarur shqiptar.

Po Çamëria?

Edhe Çamëria drejt asaj rruge është duke shkuar. Dhe koha e solli që, e gjithë etnia shqiptare autoktone në Gadishullin Ilirik, eshtë duke ecur drejt bashkimit, pas një vuajtje rreth 200 vjeçare të një atishqiptarizmi të përbindshëm kundër saj. Se ndërkohë në historinë a Gadishullit Ilirik po triumfon e vërteta historike e shqiptarizmit.

Prisni dhe shikoni…

Etiketa: beleriKryesore1Ngjela

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Para
Ja kush janë 10 klubet me më shumë fansa në planet

Reali i Madridit bën detyrën ndaj “rivalit politik”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com