Komisioni i Ligjeve po zhvillon një dëgjesë të hapur me të gjithë kandidatët që kanë shfaqur aspiratën për të drejtuar institucionin e Avokatit të Popullit. Erinda Ballanca e cila është aktualisht në atë detyrë dhe po kandidon për një mandat të dytë për shkak të infektimit me COVID-19 relacionin dhe platformëm e saj e dha nëpërmjet një video-lidhjeje.
Ballanca vuri theksin tek fakti se gjatë kohës që ajo ka drejtuar institucionin janë dërguar 39 raporte të veçanta ndërkombëtare në Kuvendin e Shqipërisë në lidhje me të drejtat e shkelura të njeriut duke ju përgjigjur kështu dhe kandidatit parafolës Ermir Kelmendi që tha se Avokati i Popullit nuk është i përfshirë në raporte ndërkombëtare.
Pyetjes së deputetit Enkeled Alibeaj se a i kaq dhunuar qeveria të drejtat e qytetarëve Ballanca zgjodhi ti përgjigjet me diplomaci duke u shprehur se kjo qeveri ka një mangësi në raport me respektimin e të drejtave të njeriut duke mos u përgjigjur drejt pyetjes së deputetit demokrat. Ajo mori vlerësime dhe nga deputeti socialist Pandeli Majko që e vlerësoi për modelin që ajo ka sjellë në krye të institucionit të Avokatit të Popullit.
Diskutimi:
Erinda Ballanca: “Ju uroj të gjithë kandidatëve suksese në garë dhe shpatulla të gjëra. Pse e them këtë? Sepse në themelin e çdo institucioni është Kushtetuta ajo që duhet të ketë përparësi. Duke respektuar Kushtetutën shteti respekton dhe të drejtat e qytetarëve. Dëgjova shumë nga kandidatët që mendojnë se Avokati i Popullit është institucion magjik por në fakt ne jemi një zgjatim i Kuvendit. Detyra e çdo Avokati Populli nuk është të zhdukë varfërinë por ja referon parlamentin dhe është parlamenti ai që duhet të marrë masa. Avokati i Popullit studion dhe evidenton të drejtat e njeriut. Sa herë që unë lexoj Kushtetutën e Shqipërisë unë gjej, interpetoj dhe kuptoj të drejta të reja që e bëjnë punën tonë më gjithëpërfshirëse. Duhet ta kuptojmë më mirë rolin e Avokatit të Popullit, ne jemi një pushtet i butë dhe është detyrë e jona të jemi të zëshëm për shkeljet dhe më të vuajturit. Për 5 vite që unë e kam drejtuar ne nuk kemi bërë vetëm një raport vjetor por kemi bërë 39 raporte të veçanta raporte ndërkombëtare që është një numër shumë i lartë raportesh të veçanta se kjo tregon se ne kemi gjetur shkelje strukturore të të drejtave të njeriut. Për 30 çështje ne kemi dërguar një raport të veçantë në Kuvend. Jemi gjetur në një antagonizëm të madh politik duke qenë dhe se opozita mungonte në parlament, dëgjova zoti Kapedani që tha duhen shtuar raportet dhe ne kemi dërguar mbi 30 raporte të veçantë në Kuvend. 5 minuta janë pak që të prezantoj platformën time duke qenë se unë jam në këtë detyrë, në punën që unë kam bërë. Për ta përmbledhur ajo që për mua ka rëndësi është çështje vizioni për të kuptuar se ku gjendet ky institucion në raport ndërkombëtar. Ne kemi një katalog tepër të varfër të të drejtave të njeriut që në këtë 25 vite janë kthyer në një realitet edhe për qytetarët e Europës”.
Pandeli Majko: “Pavarësisht gjërave të vogla mendoj se ju i keni dhënë Avokatit të Popullit dhe karakterin tuaj. Mendoj se keni futur një gjuhë të re në institucioni në lidhje me institucionit e tjera të vendit”.
Ebkeled Alibeaj: “A i ka dhunuar qeveria të drejtat e qytetarëve?”
Eribda Ballanca: “Qeveria shqiptare ka një mangësi në të drejtat e njeriut. Ajo që kam vënë re me keqardhje pavarësisht përpjekjeve në dukje të drejtat social-ekonomike të shqiptarëve përfitojnë më pak në krahasim me vende të rajonit. Duhet të kemi një respekt më të madh për pronën. Unë besoj se mbetet ende një çështje e pazbatuar e persova që gjenden në Komisariate për shkak të presionit psikologjik që u bëhet, kemi ende shumë punë për të bërë”.
Discussion about this post