GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Avokati i Popullit/ Bardhi: Peleshi falsifikoi firmat, do ta ankimojmë në Kushtetuese

16:31 - 12/12/25
në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Avokati i Popullit/ Bardhi: Peleshi falsifikoi firmat, do ta ankimojmë në Kushtetuese
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas zgjedhjes së Endri Shabanit në postin e Avokatit të Popullit, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, akuzoi kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi, për “shpërdorim detyre” dhe “falsifikim dokumentesh”.

Sipas Bardhit, Peleshi ka keqpërdorur firmat e deputetëve të opozitës që ishin tërhequr nga procesi i votimit, duke i përdorur ato për të kaluar kandidaturën e Shabanit. Ai e cilësoi këtë si një veprim jashtë çdo norme ligjore dhe paralajmëroi një kallëzim penal ndaj Peleshit dhe çdo zyrtari tjetër të përfshirë në këtë proces.

Postimi i Bardhit:

Nëpërmjet falsifikimit të akteve parlamentare, Niko Peleshi i paraqiti dje Kuvendit të Shqipërisë për votim si kandidat të rrejshëm për Avokat të Popullit një njeri që nuk kishte mbështetjen me firmë të vlefshme të asnjë deputeti të vetëm, jo më të 28 deputetëve siç ligji kërkon për hedhjen në votim. Pikërisht duke shpërdoruar detyrën, Kryetari i Kuvendit përmbushi ambicien e sëmurë të Edi Ramës për të kapur çdo pushtet, përfshirë institucionin e fundit kushtetues që nuk ishte nën kontrollin e qeverisë.

Mirëpo këtë herë Kryetari i Kuvendit ka tejkaluat çdo limit, duke keqpërdorur firmat e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë që ishin tërhequr nga propozimi i projektvendimit përkatës. Askush nuk mund të përdor jashtë vullnetit të tyre nënshkrimet/propozimet e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.

Prandaj sot, kam autorizuar menjëherë ekipin ligjor të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike që të përgatisë kallëzim penal për “shpërdorim detyre” dhe “falsifikim të dokumenteve” parlamentare në bashkëpunim për Kryetarin e Kuvendit Niko Peleshin, dhe çdokënd tjetër që ka rol në këtë akt të paprecedent të Kuvendit. Ndërkohë që do të kërkoj nga grupi parlamentar autorizimin përkatës për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të verifikuar zgjedhjen e Avokatit të Popullit përmes një procedure parlamentare tërësisht të paligjshme.

Grupi Parlamentar i PD ka qenë dhe mbetet i vendosur që zgjedhja e organeve kushtetuese duhet të bëhet sipas një procedure transparente, gjithëpërfshirëse dhe që garanton pavarësinë e këtyre institucioneve, sikurse Raport Progresi i Komisionit Europian nënvizon. Vetëm kështu Shqipëria është në rrugën e duhur drejt Bashkimit Europian. Përndryshe provohet se kemi kaluar edhe zyrtarisht në një parti-shtet!

Lajme të lidhura

Indeksi i perceptimit të korrupsionit për 2024, Shqipëria mbetet pas rajonit
Aktualitet

26 miliardë lekë ‘zhduken‘ nga arka e shtetit, publikohet raporti që tregon vjedhjet ndaj shqiptarëve

08:09 - 09/04/26
Kuvendi hap sot sesionin e ri, zbardhet rendi i ditës, çfarë pritet të diskutohet
Aktualitet

Sot seancë plenare! Nga kërkesat e opozitës për komisione hetimore mbi AKSHI-n, te interpelanca e Braçes me Kumbaron

07:54 - 09/04/26
Atlético Madrid shkatërron Barcelonën në Camp Nou, dy gola dhe 1 karton i kuq
Sport

Atlético Madrid shkatërron Barcelonën në Camp Nou, dy gola dhe 1 karton i kuq

23:27 - 08/04/26
Para
Kushtetuesja kthen në detyrë ministren Belinda Ballukun

Kushtetuesja kthen në detyrë ministren Belinda Ballukun

Discussion about this post

TË FUNDIT

Indeksi i perceptimit të korrupsionit për 2024, Shqipëria mbetet pas rajonit
Aktualitet

26 miliardë lekë ‘zhduken‘ nga arka e shtetit, publikohet raporti që tregon vjedhjet ndaj shqiptarëve

08:09 - 09/04/26

Raporti më i fundit i Kontrollit të Lartë të Shtetit për vitin 2025 ka zbuluar një hartë rrëqethëse të abuzimit...

Lexo më shumë
Kuvendi hap sot sesionin e ri, zbardhet rendi i ditës, çfarë pritet të diskutohet

Sot seancë plenare! Nga kërkesat e opozitës për komisione hetimore mbi AKSHI-n, te interpelanca e Braçes me Kumbaron

07:54 - 09/04/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 9 Prill 2026

07:46 - 09/04/26
Moti sot i kthjellët, por në mesditë priten ndryshime të lehta

Parashikimi i motit për sot, 9 Prill 2026

07:35 - 09/04/26
Atlético Madrid shkatërron Barcelonën në Camp Nou, dy gola dhe 1 karton i kuq

Atlético Madrid shkatërron Barcelonën në Camp Nou, dy gola dhe 1 karton i kuq

23:27 - 08/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com