Avokati i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Plarent Ndreca ka deklaruar në emisionin “Opinion” se është telefonuar nga kryeministri Edi Rama, me të cilin thotë se ka pasur një komunikim të tensionuar, të shoqëruar me kërcënime dhe fyerje.
Ndreca u shpreh se telefonata ka ndodhur edhe gjatë ditës së hënë, ndërsa bëri të ditur se Rama ka shprehur pakënaqësitë e tij për rolin që ai ka si këshilltar politik i Veliajt. Sipas avokatit, kryeministri e ka akuzuar se ka nxitur kryebashkiakun të mbajë një qëndrim të pavarur politikisht prej tij.
Gjatë intervistës, avokati foli edhe për takimin që ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka zhvilluar me të në burgun e Fierit. Ndreca tha se është dëshmitar i drejtpërdrejtë i disa prej rrethanave të përmendura në letrën e publikuar nga kryebashkiaku dhe se disponon komunikime që mbështesin këtë version.
Ai tha se e ministri ka qëndruar rreth një orë e gjysmë në zyrën e drejtorit të burgut. Sipas Ndrecës, takimi ka ndodhur pas reagimit të Veliajt lidhur me protestat në Serbi.
Avokati tha se pas këtij reagimi ka pasur një ndryshim në mënyrën se si trajtohej Veliaj nga drejtoria e burgut. Ai theksoi se vetë nuk ishte lejuar ta takonte klientin jashtë orarit zyrtar, ndërsa ministri Gogu ishte lejuar të zhvillonte një takim në të njëjtat ambiente.
Plarent Ndreca: Rama më mori në telefon sot, patëm një bisedë të tensionuar. Më akuzon se nxita pavarësinë e Veliajt.Kam pasur komunikim të tensionuar me Ramën, edhe sot, e kemi mbushur me tension me fyerje bisedën. Më ka telefonuar Rama.
Ai mendon se unë jam nxitësi i pavarësisë se Erionit. Rama më ka telefonuar dhe më ka treguar pakënaqësitë tij për mua si këshilltar politik i Veliaj, duke pretenduar se ti ke nxitur pavarësinë e tij nga Rama. Unë nuk jam këshilltari i vetëm i zotit Veliaj. Në këtë komunikim të tensionuar është pika e tretë që Veliaj ka komunikuar në këtë shkrim.
Sepse siç e shpjegova s’kisha mundë si ta takoj, unë e takova të premten, Gogu ka shkuar pas meje. Në orën 22:30 ai thotë se ka shkuar në ushtrim të detyrës si ministër dhe si mik, kjo nuk ushtrohet të premten pas orarit zyrtar. Sipas asaj që më tha Veliaj ka qëndruar 1 orë e gjysmë. Unë e besoj zotin Veliaj sepse kjo nuk është ngjarje që ndodhi me një të shkrepur të rrufesë por vjen pas një mesazhi të bërë nga zoti Veliaj për çështjen e Beogradit. Veliaj sapo ka shkuar në dhomë ka shkruar të gjitha detajet që janë diskutuar në takim.
gijotina.com/









Discussion about this post